Lajme Shqip Thursday, 17 October 2013 13:15

Prishtinë- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, preferon që dialogun e tij me kreun e qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, ta zhvendosë në dialogun me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

 
Burime ndërkombëtare në Prishtinë i kanë thënë gazetës se Ivica Daçiç nuk ka hequr dorë nga ideja e tij, sado që prezantohet si private, se një marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve për ridefinimin e kufirit, do të ishte zgjidhje më e mirë sesa marrëveshjet e Brukselit që po arrihen në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton, shkruan gazeta Tribuna.
 
Sipas këtyre burimeve, Daçiç është duke këmbëngulur që pavarësisht pozicioneve ndërkombëtare që çështja e kufijve të mos trajtohet, këtë temë ta provokoj për diskutim në një takim të mundshëm me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. 

 
Lajme Shqip Monday, 14 October 2013 12:46

Beograd  Kryeministri serb Ivica Daçiq shpreson që Italia do të ndërmjetësojë për një vizitë të mundshme të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd.“Kryeministri Rama ka shprehur dëshirën që të vizitojë Serbinë dhe ne e kemi pranuar”, ka thënë Daçiq në intervistën dhënë agjencisë italiane të lajmeve Ansa, në prag seancës së përbashkët të qeverisë italiane dhe asaj serbe në Ankona, që citohet nga mediat serbe.Daçiq ka vlerësuar se Serbia në fushën e bashkëpunimit dhe pajtimit rajonal po bën përpjekje të mëdha dhe se ato kanë dhënë rezultate pozitive.“Marrëdhëniet mes vendeve të rajonit nuk kanë qenë kurrë më të mira”, ka thënët Daçiq, duke kujtuar partneritetet e reja që Serbia i ka akorduar me Slloveinë, Kroacinë, Maqedoninë dhe Be H./Koha/

 
Lajme Shqip Thursday, 10 October 2013 12:19

Beograd- Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, do të vizitojë Kosovën, më 19 tetor.

Ai do të qëndrojë në Komunën e Graçanicë, prej nga do t’u bëjë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës.
Kryeministrin serb ka thënë, sipas gazetës “Politika” të Beogradit, se është në interes të Serbisë që të thërras serbët në zgjedhjet e 3 nëntorit, transmeton lajmi.net.

“Deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se zyrtarët serbë mund të vizitojnë vetëm manastiret në jug të Lumit Ibër është fushatë zgjedhore e Thaçit”.

“Ne si shtet i Serbisë kemi interes t’iu bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe në këtë mënyrë të marrim pjesë në fushatë”.

 
Lajme Shqip Wednesday, 31 July 2013 12:38

Beograd- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi, tha sot se nuk ka kohë për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, pas vendimeve të tij për disa ndryshime në kabinetin qeveritar.

Ai e ka larguar nga qeveria Mlagjan Dinkiqin, lider i Rajoneve të Bashkuara të Serbisë.

Nga ana tjetër, lideri i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiqi, njëherësh zëvendës kryeministër i parë i qeverisë së Serbisë, tha sot, pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, se “zgjedhjet nuk janë zgjidhja më e mirë për qytetarë, derisa interesi i qytetarëve është më i rëndësishmi”.

 
Lajme Shqip Tuesday, 30 July 2013 17:44

Beograd – Në Serbi, pjesë e koalicionit qeverisës nuk do jetë më partia e Rajoneve të Bashkuara ka njoftuar kryeministri serb, Ivica Daçiq.

“Kam vendosur që Mlagjan Dinkiq nuk do jetë më ministër i ekonomisë dhe financave”, ka thënë Daçiq para gazetarëve në Beograd.

Në rast se partneri i koalicionit, Partia Progresive pjesë e të cilit ishte edhe Tomislav Nikoliq para se të zgjedhej president, nuk e e pranon vendimin e Daçiqit, atëherë kryeministri serb ka thënë se ekziston mundësia e krijimit të një koalicioni të ri apo mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Ky ndryshim është pjesë e ndërrimeve që një kohë ishin paralajmëruar në kabinetin qeveritar serb.

Më herët është njoftuar se partia më e madhe serbe, ajo Progresive do të shkarkojë katër ministra nga radhët e tyre duke e përfshirë edhe shefin e partisë, Aleksander Vuçiq i cili e lë postin e ministrit të mbrojtjes.

Ndërkaq nga radhët e socialistëve do të ndryshohet ministri i transportit.

 

 
Lajme Shqip Friday, 28 June 2013 10:12

Beograd- Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se Ligji për amnistinë që duhet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës ka të bëjë me të gjithë qytetarët e Kosovës dhe është me rëndësi të jetë akt i faljes dhe i pajtimit. Daçiq ka thënë për gazetarët në Beograd se është me rëndësi të mos ketë represion ndaj atyre që janë amnistuar për vepra që kanë bërë. Kur është fjala për serbët e Kosovës, nuk janë ato vepra të gjenocidit apo krimit dhe vrasjeve. Fjala është për njerëzit që “thjesht nuk respektojnë shtetin e Kosovës dhe rendin juridik të Kosovës meqë ne serbet (Serbia) nuk kemi njohur pavarësinë”, tha Daçiq.

Ai ka theksuar se ligji ka të bëjë me të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga nacionaliteti. “Plotësisht është normale që tashti kur shteti i Serbisë dëshiron që ata të punojnë në polici dhe drejtësi të jenë të sigurt se nuk do të jenë objekt i aparatit represiv”, ka thenë Daçiq.