Lajme Shqip Sunday, 13 October 2013 16:01

Një i ri kosovar që po merr pjesë në luftën qytetare të Sirisë në radhët e kryengritësve kundër presidentit Bashar el Asad, në një video të postuar në internet bën thirrje që t’i bashkangjiten edhe pjesëtarë të tjerë.

Personi identiteti i të cilit akoma nuk është bërë publik i thërret të gjithë vëllezërit që t’i bashkangjiten në këtë luftë, të cilës iu kanë bashkangjitur “luanët nga e gjithë bota që kanë ardhur në këtë luftë të shenjtë”, njofton albtime.

Ai mes tjerash thotë se ka shkuar në Siri për të mbrojtur nderin e “motrave muslimane”… Përcjelleni videon në tërësi në vazhdim. 

VIDEO: http://www.youtube.com/watch?v=YKsFIcJFRvU

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 15:35

Ankara – Ministria e Jashtme e Turqisë ka hedhur poshtë zërat e përfshirjes së autoriteteveturke në dërgimin e të rinjve shqiptarë për të luftuar në Siri. Përmes një deklarate përmediat Turqia i ka cilësuar këto lajme si të pavërteta.

“Këto lloj lajmesh në shtyp janë të pavend dhe nuk reflektojnë të vërtetën”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, raporton albeu.

Disa ditë më parë disa mediat publikuan lajmin se një OJQ turke angazhon shqiptarë myslimanë për të luftuar kundër regjimit të Bashar al-Assad-it