Lajme Shqip Friday, 17 May 2013 23:15

Prishtinë – Me 4 qershor, në sallën 1 Tetori, do të mbahet cermonia e madhe vjetore e ndarjes së çmimeve Videofesti Muzikor 2013, ku nominimet veçse janë shpallur.

Organizatorët e kësaj cermonie të ndarjes së çmimeve të videoklipeve më të mira, kanë bërë publike nominimet për kategoritë kryesore, me konkurrencë të lartë mes këngëtarëve, në të cilat vërehen edhe mungesa të shumëta.

 

Videokipet e prodhuara nga produksioni Max Production, dominojnë dukshëm nominimet. Bashkëpunimi i Elvana Gjatës me 2po2 dhe videoklipi i jashtëzakonshëm i tyre “Beso”, kanë marrë disa nominime, duke përfshirë edhe çmimin kryesor si videospoti më i mirë.

Në fakt është pikërisht kjo këngë që pritet të përballet kokë më kokë me videoklipin tjetër fantastik të Florit, “Pa Jetë”, pa përjashtuar as videoklipin “Bloodah” të Dafina Zeqirit, “Cok Guzel” të Mc Kreshës dhe të Kaos, “Ngoje Zemrën Tem”.

Garë e ashpër është edhe në konkurrencën e femrave. Vesa Luma, Kaltrina Selimi, Dafina Zeqiri dhe Tuna me “I Asaj” do të jenë ballë për ballë për këtë kategori ku qartë favoritja kryesore është bukuroshja bjonde, Tuna.

Parakalimi i yjeve të muzikës, artit dhe kulturës për këtë gala mbrëmje, ashtu sikurse ceremonia e madhe mbahen më datë 4 qershor në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Më poshtë janë disa prej kategorive me të nominuarit për Videofest 2013:

Videospoti më i mirë 
Mc Kresha – Cok Guzel
Kaos – Ngoje Zemrën Tem
Flori – Pa jetë
Dafina Zeqiri – Bloodah
Elvana Gjata ft. 2po2 – Beso

Videospoti më i mirë në konkurrencën e femrave
Vesa Luma – 24 orë
Kaltrina Selimi – Gjithmonë me ty
Dafina Zeqiri – Bloodah
Jehona Sopi – Unë do t’i laj këmishat e tua
Tuna – I Asaj

Videospoti më i mirë në konkurrencën e meshkujve 
Lyrical Son – Qëllimi
Mc Kresha – Cok Guzel
Alban Skënderaj – Mirëmengjes
Flori – Pa Jetë
Besart Halimi – Dhimbje

Videospoti me regjinë më të mirë
Mc Kresha – Cok Guzel
Flori – Pa Jetë
Kaos – Ngoje Zemrën Tem
Elvana Gjata ft. 2po2 – Beso
Nora ft. Bim Bimma – Gangsta

Videospoti më i mirë në kategorinë Best Neë Artist
Robb Daddy ft. Xhinxha – Ëe Party
Yll Limani – Lart Mbi Yje
Dessa – Zjarr, Zjarr
Neki Emra – Të vdes apo të pres
Klepto – Klepto in this Bitch

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 18 April 2012 11:20

Ka qenë muaji i fundit kur këngëtarja e përfolur, Dafina Zeqiri ishte në krahët e Krenarit, tash ish të dashurit të saj. 
Po gjatë atij muaji kur Dafina po kërkonte mënyrën se si t’i jepte fund lidhjes me Krenarin, kishte gjetur ngushëllim tek Ledri Vula,  fillimisht si kolegë e shok e më pas edhe dashnor. Një burim shumë i sigurt me këngëtaren dhe Krenarin ia ka konfirmuar portalit “LajmeShqip” se Dafina Zeqiri për një muaj rresht kishte dalë edhe me Krenarin por edhe me Ledrin.

“Në ditët e fundit kur në lajme po dilnin lajme se Dafina po i jepte fund lidhjes me Krenarin, ajo po dilte edhe me Ledrin. Por dalja e tyre ishte më shumë sesa shoqërore”, ka thënë burimi.

Po sipas këtij burimi, i afërt më shumë me Dafinen, këngëtarja e hitit “My swag”, po dilte më shpesh me Ledrin sesa me Krenarin.

“Krenari pak a shumë e dinte. Dhe nga ajo kohë kur Ledri dhe Krenari kishin pasur një zënkë, pikërisht për Dafinen., më nuk flasin”, ka thënë burimi.

Sipas këtij burimi, Dafina tashmë është në lidhje me Ledrin dhe se gjithcka po u shkon mirë.

“Megjithatë tashmë Krenari e ka kuptuar se Dafina e kishte tradhëtuar atë edhe pa u ndarë. Ai është i inatosur shumë”, ka thëmë burimi. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 12:00

Prishtinë – Dafina Zeqiri, e cila pritet që së shpejti të publikojë albumin e saj të ri “Just me”, këto ditë gjithashtu pritet të publikojë edhe klipin e këngës së re, promovuese të albumit, “Supernova”.

Pavarësisht telasheve që ka pasur javët e fundit, me ndarjen nga i dashuri i saj dhe ndërrimin e kompanisë muzikore, Dafina duket se nuk ka ndër mend të shkëputet nga angazhimet e saj artistike.

Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar disa foto gjatë incizimit të klipit “Supernova”.

Klipi i kësaj kënge pritet të publikohet më 18 dhjetor.

(LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Sunday, 04 December 2011 22:49

Prishtinë – Pasi është ndarë nga i dashuri dhe braktisur nga menaxheri, këngëtarja Dafina Zeqriri ka marrë një lajm të mirë. E këtë lajm ia ka kumtuar vetë ish menaxheri i saj nëpërmjet një statusi në Facebook.

Drin Zatriqi që e quan vetën   menaxher të dorëhequr të Dafina Zeqirit ka shkruar para pak çastesh në faqen e tij se Gjykata Gjermane në Hamburg ka marrë vendim kundër “Dailymotion” të cilët ishin paditur për shkelje të të drejtave të autorit. Sipas Zatriqit, bëhet fjalë për klipin e këngës “My swag” të cilën “Dailymotion” edhe pas kërkesës për ta hequr nuk e ka bërë këtë.

Ish menaxheri i Dafinës, Drin Zatriqi ka shkruar se i ka kërkuar gjykatës dëmshpërblim prej 250 mijë eurove, porse kjo e fundit e ka zbritur shumën në 45 mijë euro.  Në vazhdim ju sjellim statusin e Zatriqit në Facebook.

“Gjykata Gjermane në Hamburg ka marrë vendim kundër DailyMotion-it të cilët i kemi paditur për shkeljen e të drejtave të autorit, vendimi u bazua në provat të cilat i kemi dërguar për videoklipin “My Swag” të cilin dailymotion edhe pas kërkesës sonë nuk e kishte hequr.

Shuma e dëmshpërlbimit të cilën në e kemi kërkuar ishte 250.000 euro mirëpo, gjykata ka vendos që Dailymotion duhet të paguaj 45.000, dhe ky është vendim i formës se prerë. Është hera e parë që ngrihet padi dhe fitohet kundër DailyMotion, duke mbrojtur një vepër shqiptare. Respekt, Drin Zatriqi (menaxheri i dorehequr)”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 01 December 2011 14:10

Prishtinë – Ka qenë vetë Dafina që konfirmoi ndarjen e saj me Krenarin pak ditë më parë në emisionin Prive, duke thënë se ndarja e tyre ishte diçka e normale meqënëse ndonjëherë lidhja arrin në një fazë kur ndjenjat fillojnë të zbehen.

Por sipas Editorial, arsyeja e ndarjes së saj nuk ka qenë thjeshtë zbehje ndjenjash, por tradhëtitë e Krenarit, të cilat ajo nuk mund t’i falte më! Burimet e këtij editoriali thonë se arsyeja e ndarjes së tyre përfundimtare ka qenë tradhëtia e Krenarit me një vajzë polake në plazhet e Ulqinit, gjatë sezonit të verës.

Pavarësisht këtyre ndryshimeve të mëdha në jetën e saj, si personale po ashtu edhe profesionale, ajo ka premtuar se do të dalë në treg së shpejti albumi i saj, megjithëse nuk ka përmëndur data të sakta.

 
Lajme Shqip Sunday, 27 November 2011 18:35

Prishtinë – Ka vendosur t’i jap fund thashethemeve të cilat muajve të fundit  janë shtuar në masë të madhe. Këngëtarja e njohur kosovare ka pohuar si të vërteta dy prej thashethemeve që kanë bërë më së shumti bujë.

“E vërteta qëndron se unë nuk jam në lidhje me të (Krenarin). Si ndoshta edhe çdo lidhje tjetër, në një kohë zbehet lidhja dhe e vëren se nuk përshtatesh dhe vendosëm t’i japim fund”, ka thënë Daffy në “Prive”.

Këngëtarja e njohur ka pohuar edhe shkëputjen e saj nga menaxheri Drin Zatriqi duke mohuar kështu edhe zërat se ajo është pjesë e produksionit “Baba Stars”.

“S’kam qenë pjesë e produksionit Baba Stars nuk e di kush e ka shpikur. Drin Zatriqin menaxher e kam pasur por me kalimin e kohës nuk jemi përputh nga ana profesionale e menaxhimit të punës. Më nuk është menaxher i imi”, ka thënë këngëtarja.

Por kjo nuk është e tëra. Daffy ka thënë se kësisoj ka ndërprerë realizimin e një klipit të këngës me Getoar Selimin “D&G”.

“Kënga D&G është njëra prej këngëve pjesë e albumit. Ish menaxheri im më pat thënë ta bëjmë këtë këngë dhe pranova. Por me kohë u zhvilluan disa gjëra dhe nuk ka ecur puna siç kam menduar se do të shkojnë dhe janë ndërpresë automatikisht xhirimet”, ka thënë Daffy.

Por ajo nuk do të ndalet. Ajo ka paralajmëruar këngën e re me klip “Supernova” dhe
daljen e albumit në shitje, ani pse nuk ka dhënë data të sakta. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 21:22

Këngëtarja e fmashme kosovare, Dafina Zeqiri, ka publikuar sot këngën dhe klipin e saj të ri, “My Swag”. Kënga dhe klipi, të cilin e ka punuar produksioni “Imagine”, janë në variantin anglisht. Ylli i këngës shqipe ka paralajmëruar se brenda këtij muaji do ta publikojë edhe albumin e saj të ri.

 
Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 15:01

Prishtinë – Kush ka “ëndërruar” ndonjëherë t’ia shohë gjinjtë këngëtares së njohur kosovare, Dafina Zeqirit, këtë ka qenë afër që ta përjetojë në realitet, të martën, në një klub të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, ka pasur jo pak problem të martën mbrëma gjatë performancës së saj në klubin “Platon”, në kryeqytet. Siç shihet në fotografitë e siguruara nga portali LajmeShqip.com, veshja e sipërme e këngëtares, një jelek, ka qenë duke iu zbërthyer gati tërësisht.

Kush ka “ëndërruar” ndonjëherë t’ia shohë gjinjtë këngëtares së njohur kosovare, Dafina Zeqirit, këtë ka mundur ta bëjë të martën në një klub të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

Ajo e ka hetuar këtë veç në mes të koncertit, që nuk ka zgjatur më shumë se gjysmë ore. Performimi e saj ishte planifikuar të zgjasë një orë. Ani pse problemet me jelek kanë nisur

që në fillim të koncertit, Daffy nuk është ndalur duke kërcyer, dhe në mënyrë tejet provokuese. Kjo ka bërë që fansat e saj të “çarteshin” pas këngëtares.

Në një moment Daffy ka qenë duke u rrëzuar nga skena, kur është afruar tek një pjesë e publikut. Tek para koncertit këngëtarja është informuar për problemet e saj, prej të cilave mund t’i ishte zhveshur tërësisht pjesa e epërme (gjoksi).

Ajo ka lënë në gjysmë performance, duke shkaktuar shumë pakënaqësi tek publiku që kishte paguar për ta parë.

Meshkujt kanë qenë të detyruar të paguajnë nga 5 euro, nëse kanë dashur ta shohin atë në skenë, ndërsa femrat nga 3 euro. Sipas informacioneve të portalit LajmeShqip.com, Dafina Zeqiri ka marrë 2 mijë e 500 euro për këtë performance të përgjysmuar, por tejet elektrizuese. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 15:28

Këngëtarja e mirënjohur kosovare Dafina Zeqiri ka anuluar një koncert të paralajmëruar për sot në qytetin verior të Kosovës, Mitrovicë.

Shkak për këtë ka qenë humbja e jetës së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, që ra në aksionin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.

Ajo, me të të kuptuar për vdekjen e tij, i ka njoftuar të gjithë fansat e saj në rrjetin social Facebook se nuk do ta mbajë koncertin, duke ia përcjellë ngushëllimet e saj familjes së policit të rënë.

 
Lajme Shqip Thursday, 14 July 2011 10:40

Kёnga dhe klipi mё i fundit i kёngёtares kosovare Duffy, “Dangerously in Love”, ka marrё shumё kritika, dhe jo vetёm pёr faktin se e ka titulluar kёngёn e saj njёsoj me njё superhit tё divёs amerikane, por edhe se duket qartё qё ideja e klipit tё saj ёshtё e kopjuar nga klipi “Halo”, sёrish e Beyonces.

Videoja e kёngёs ёshtё realizuar nё Australi, prandaj edhe Duffy ёshtё shfaqur me njё kangur.

Klipi nis me tё, e cila ngrihet nga shtrati qё ndan me tё dashurin e saj, qё ёshtё i njёjti edhe nё jetёn reale, Krenari. E veshur me kostum plazhi “Burberry”, ajo vijon nё plazh… Megjithёse, duket qartё ngjashmёria e kёtij klipi me atё tё “Halo” nga Beyonce, ana teknike e realizimit tё tij, lё pёr tё dёshiruar.

Dafina Zeqiri ёshtё njё kёngёtare – kёrcimtare kosovare e lindur nё Suedi, mё 14 prill 1989. Qё nё fёmijёri ajo ka qenё e interesuar pёr muzikёn dhe inspirim pёr tё ka qenё nёna e saj, njёkohёsisht kёngёtare kosovare. Karrierёn e ka nisur me kompozim kёngёsh, pёr tё vazhduar mё pas si kёngёtare. Ajo njihet me nofkёn Duffy dhe ka fituar njё popullaritet tё madh nё tё gjitha komunitetet shqipfolёse.

Nё vitin 2007 ajo fitoi ‘Çmimin e parё’ me kёngёn “Rrallё e pёrmallё”, nё Polifest. Rishtazi, nё vitin 2008 ajo mori pjesё nё kёtё eveniment, duke fituar ‘Çmimin e publikut’ me kёngёn “Adios”. Nё po kёtё vit ajo mori pjesё nё Top-Fest 6, ku me kёngёn “Dua qё ta di” mori çmimin “Kёnga mё e mirё R&B”. Nё shtator tё 2009-tës ajo mori pjesё nё Polifest me “Amazing Girl”, duke fituar ‘Çmimin e publikut’. (LajmeShqip.com)