Lajme Shqip Tuesday, 28 February 2012 14:14

Bruksel-Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, ka kërkuar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, lirimin e pjesëtarëve të ministrisë që ai drejton (MUP), që u arrestuan nga autoritetet kosovare në Gjilan.

Ai ka thënë se akuzat kundër tyre janë të rrejshme dhe të montuara.

Një ditë më parë, një gjykatës i EULEX-it, ua ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pesë pjesëtarëve të MPB-së serbe, të cilët akuzohen për ushtrim të padrejtë të presionit ndaj banorëve të Parteshit për mosnjohjen e institucioneve të Kosovës.

Ai ka thënë se në kuadër të takimeve që ka zhvilluar në Bruksel, së bashku me presidentn serb Boris Tadiq, ka ngritur dhe këtë çështje duke kërkuar “që ky rast të zgjidhet sa më shpejt, pasi do të ketë pasoja të mëdha”.

Daçiç, ka thënë se autoritetet e Prishtinës kanë arrestuar “katër pjesëtarë të MUP-it që jetojnë në Kosovë, ndërsa punojnë në Serbi, nën akuza të montuara dhe të rrejshme”.

“Nuk bëhet fjalë për armë pa leje dhe as uniforma, sepse ato janë uniforma të vjetra dhe tërë kjo mund të nxisë masa reciprociteti nga ana e Serbisë”, është shprehur Daçiç.

 
Lajme Shqip Sunday, 26 February 2012 21:42

Beograd-Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, e ka dënuar ashpër arrestimin e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë (MUP) në Gjilan dhe ka shprehur keqardhje që policia e Serbisë nuk e ka policinë e vet në Kosovë.

“Më vjen keq që Serbia nuk e ka policinë në Kosovë, sepse sikur ta kishte pasur, nuk do të kishte ndodhur kjo që shqiptarët e bëjnë kundër serbëve, e as ajo që serbët ia bëjnë vetvetes”, u tha sot Daçiç gazetarëve në Beograd.

Ai ka theksuar se pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë i kishin paraqitur “serbët lokalë që punojnë për Thaçin”. Të shtunën, pjesëtarë të një njësie speciale të Policisë së Kosovës arrestuan gjashtë serbë në Gjilan, nën akuzën për “sulm në rendin juridik të Kosovës dhe pengim të policisë në kryerjen e detyrës zyrtare”. (REL)

 
Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 11:01

Beograd-Ministri i brendshëm serb Ivica Daçiç akuzon qeverinë e Kosovës se po lobon kundër statusit kandidat të Serbisë.

Sipas tij qeveria e Kosovës i ka dërguar letër vendeve anëtare të BE-së, përmes së cilës kërkohet që mos t’i jepet Serbisë kandidatura për anëtarësim në union.

“Serbia është fajtore për mossuksesin në dialog”-thuhet në këtë letër që sipas Daçiç, Prishtina i ka dërguar vendeve anëtare të BE-së, të cilat në fund të shkurtit duhet të vendosin për kandidaturën serbe.

“Në letër thuhet se është arritur përparim i kufizuar në dialog dhe theksohet nungesa e zbatimit të marrëveshjeve të arritura”, ka thënë Ivica Daçiç.

Ai është shprehur se përmes letrës i bëhet thirrje vendve anëtare që ta kenë parasysh këtë, kur të diskutojnë vendimin për dhënien e kandidaturës Serbisë në fund të këtij muaji.

Daçiç e ka quajtur këtë letër presion mbi Beogradin dhe sipas tij me këtë Prishtina ka treguar se nuk dëshiron kompromis me Serbinë.

Në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, u bëri thirrje publikisht vendeve të BE-së, që të mos e shpërblejnë Serbinë me statusin e kandidatit, ndërkohë që po ngec në zbatimin e marrëveshjeve dhe po mbështet edhe më tej “strukturat kriminale në veri të Kosovës”.

 
Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 13:15

Beograd- Amerika duhet të tregojë më shumë mirëkuptim dhe dashamirësi për pikëpamjet e Serbisë rreth Kosovës, sepse me politikën e saj aktuale mund ta largojnë Serbinë në anën tjetër, ka thënë zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Dacic.

“Amerika e ka një parim që merr parasysh situatën në terren, por nuk mundet përgjithmonë ta mbajë kokën në rërë duke pas parasysh vetëm gjendjen aktuale në terren. Situata në terren është e tillë që problemi nuk është zgjidhur dhe tash momenti kyç nëse administrata amerikane do që të ketë ndjesi për gjërat e drejta për të cilat flet pala serbe”, ka thënë Dacic.

“Paramendoni situatën në Serbi në të cilën tashmë ka rënë mbështetja për BE-në nën 50 për qind, e shteti vendosë se nuk do që të futet në BE, por që të afrohet me Rusinë”, shton Dacic, duke pyetur se cili do të ishte interesi amerikan që Rusia në një moment vendosë të instalojë në Serbi mburoja të raketave.
“E pra, a ka Amerika interes të lartë apo të ulët dhe a është ky interesi më i lartë i Amerikës? Rreth këtyre gjërave askush nuk po mendon”.

 
Lajme Shqip Saturday, 31 December 2011 13:00

Beograd – Zëvendëskryeministri dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se Serbia nuk do të bjerë edhe nëse mbetet pa Kosovën.

Në pyetjen se cila është më e rëndësishme, Bashkimi Evropian apo Kosova, Daçiç në një intervistë për gazetën “Kurir” ka thënë se më e rëndësishme është Serbia.

“Ne shkojmë në Bashkimin Evropian për shkak të Serbisë dhe vëtem nëse është në interesin tonë. Serbia nuk do të bjerë edhe nëse mbetet pa Kosovën. Kjo ka ndodhur në historinë serbe, ky fanatizëm dhe kjo dashuri për Evropën, ose ky mazohizëm se nuk mund të jetojmë pa Kosovën apo pa Republikën e Serbisë”, ka thënë Daçiç.

 
Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 14:26

Beograd-Njohja e Kosovës është kusht për integrimin e Serbisë në BE. Kështu deklaron ministri i brendshëm dhe njëkohësisht zëvendëskryeministri serb Ivica Daçiç, i cili thotë se Serbianuk do te beje progres ne mars per marrjen e statusit kandidat.  

Dhe arsyeja për këtë është sepse duhet qëSerbiatë njohë pavarësinë e Kosovës.

“Le të mos gënjejmë dhe ti themi njëri tjetrit përralla, kjo është ajo çka kërkohet”-ka thënë Daçiç, para gazetarëve gjatë një konference nëBeograd.

 Sipas tij, presidenti serb Boris Tadiç do ta kishte marrë statusin e vendit kandidat nëse do të kishte pranuar përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Daçiç akuzoi gjithashtu Komunitetin Ndërkombëtar se ka tradhëtuar pritshmëritë e qytetarëve serbë. Sipas tij nuk është e drejtë që Serbisë mos ti jepet statusi i vendit kandidat për në BE pas gjithë çka bërë.

“Kemi bërë gjithçka që na është kërkuar, hoqëm qafe Millosheviçin finalizuam bashkëpunimin me gjykatën e Hagës, miratuam rezolutën për Srebrenicën dhe kërkuam falje gjithë vendeve përreth. Atëherë askush nuk e përmendte Kosovën, ndërsa 11 vjet më pas nuk mund të bëhemi as kandidatë. Kë duhet të dërgojmë më në Hagë? –tha Daçiç.

Ministri shtoi se pavarësisht se është në favor të integrimit në BE, mbështet ruajtjen e interesave kombëtare serbe dhe dinjitetin e vendit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 18:24

 Për Kosovën mund të shkojmë edhe në luftë nëse do të jetë e nevojshme. Kështu ka deklaruar zëvendës kryeministri serb dhe njëkohësisht ministri I punëve të brendshme Ivica Daçiç për të përditshmen “Press”.

Ai tha se kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi duhet ta dijë se duke sulmuar serbët në Kosovë ai po sulmon edhe Beogradin ndaj Serbia nuk mund të rrijë duarkryq duke parë këtë situatë.

“Askush në Serbi nuk mund të thotë se Kosova është çështje e humbur dhe se nuk do të luftonin për të. Vija e kuqe për Beogradin është sulmi I armatosur I Hashim Thaçit ndaj serbëve në Kosovë”-është cituar të ketë thënë Daçiç.

Ministri serb theksoi se nëse opsioni I luftës hidhet poshtë, ky do të ishte një mesazh i gabuar për hashim Thaçin sepse një ekuilibrim forcash është I nevojshëm për sigurinë e rajonit.

Ka reaguar nenkryetarja e Partise Demokratike, Jelena Trivan e cila tha se vendi nuk do të shkojë në luftë për çdo gjë sepse njerëzit do të humbin betejën. “Serbia duhet të luftojë betejat e ardhshme me inteligjencë dhe diplomacy”-ka thënë ajo.

Ndërsa disa analistë serbë thonë se deklarata e Daçiç është për përdorim të brendshëm por jo e aplikueshme për situatën në të cilën ndodhet Serbia sot.

Deklarata e ministrit të brendshëm serb vjen pas incidentit në veri ku grupe protestuesish serbë sulmuan trupat e KFOR-it duke plagosur 21 prej tyre.

 
Lajme Shqip Saturday, 29 October 2011 10:41

Prishtinë – Shqiptaro-amerikanët kanë marrë nismën për ta shpallur të padëshirueshëm në SHBA, pasuesin e Millosheviqit në PSS dhe numr dy të qeverisë së Serbisë.

Zëvendëskryeministri dhe ish-pasardhësi i Sllobodan Millosheviqit në Partinë Socialiste Serbe, është i padëshiruar për vizitën e paralajmëruar në Çikago dhe Ohajo të SHBA-ve.

Shoqata Shqiptaro-Amerikane përmes një reagimi dhe fushate alarmi ka paralajmëruar këtë vizitë të njeriut që konsiderohet si pasardhës i Millosheviçit, duke theksuar se qëndrimi i tij në SHBA do të jetë për skenare të errëta për shqiptarët, por edhe për rajonin e Ballkanit.

“Serbia nuk po ndahet nga e kaluara e errët nacionaliste, me motive të urrejtjes shoveniste dhe ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Kjo urrejtje dhe programi nacional serb i përgatitur tash e një shekull nga qarqet shkencore dhe akademike në Beograd, kanë bërë që populli serb edhe në kohën e frymës së demokracisë të sillen njësoj sikur në kohën e kryekriminelit Sllobodan Millosheviç”, thuhet në kumtesën e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago (SHSHA), me rastin e vizitës së zv/kryeministrit serb, Ivica Daçiç në Çikago dhe Ohajo, SHBA.

Në këtë kohë Serbia po e mban udhën me skenarët e vjetër dhe me njëfarë petku gjoja “demokratik” dhe me njerëzit që janë kalitur me politikën hegjemonsite serbe dhe të regjimit të Sllobodan Millosheviçit. I tillë është edhe vetë Ministri për Punë të Brendshme (MUP) në Beograd, Ivica Daçiç, i cili për vite të tëra të regjimit vrastar në ish-Jugosllavi dhe të Kosovës, ka qenë zëdhënësi me famëkeq i regjimit vrastar të Milosheviçit në Beograd, që për më së njëzetë vjet bënë luftë e gjakderdhje ndaj popujve joserb dhe popullit shqiptar.

Duke u munduar që të lakojë udhën me skenarët e mashtrimit (lexo:për gjoja frymën demokratike serbe (!) njeriu i parë i policisë serbe në Beograd vjen në Çikago dhe Ohajo që, siç thuhet në “axhendën”, e tij zyrtare për të krijuar mirëbesimin në mes Amerikës dhe Serbisë. E krejt kjo sipas Daçiç për të zënë hapin  dhe për t`i dalur në pritë dhe me çdo kusht kundër shtetit të Kosovës!

Më tej në reagimin e SHSHA-së thuhet se Administrata Amerikane në Uashington (Kongresi dhe Senati) dhe qarqet tjera diplomatike veçse e kanë të njohur tashmë të gjithë skenarët e mundshëm të Serbisë karshi shtetit në ndërtim të Kosovës. (INA)

 
Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 17:41

Prishtinë – Zv/kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka hedhur poshtë deklaratat e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç për ndarje të Kosovës. Pas mbledhjes së qeverisë, Kuçi tha se logjika e ndarjes  nuk do të përfundonte vetëm më Kosovën. Qeveria e Kosovës hedh poshtë çdo deklaratë për ndarje të Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se logjika e ndarjes nuk përfundon vetëm me Kosovën. Kjo, sipas tij, do të prekte edhe vendet tjera, prandaj një ide e tillë është e rrezikshme për stabilitetin rajonal. Kuçi këto komente i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, duke iu kundërpërgjigjur kështu deklaratës së zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se ndarja e Kosovës është zgjidhje e problemit të statusit.