Lajme Shqip Saturday, 24 November 2012 13:38

Preshevë – Liderët e partive shqiptarë në Luginën Preshevës thonë se memoriali i vendosur për anëtaret e UÇPMB-së nuk paraqet provokim. Të njëjtit, deklaratën e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm, Ivica Daçiq, për heqje të memorialit, i kanë quajtur si kërcënuese dhe skandaloze.

Ditë më parë, Daçiq ka thënë se vendosja e pllakës memorialë për anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc (UPÇMB), në qendër të Preshevës, përfaqëson një provokim të panevojshëm dhe shteti duhet të reagoj. Kryeministri Daçiq i ka këshilluar ata që e kanë vendosur ate që ta largojnë vetë.

Sidoqoftë, liderët e partive politike shqiptarë në Luginë të Preshevës, kanë thënë se ky monument përfaqëson një akt për vëmendje dhe kujtim për shqiptarët e rijnë të cilët kanë vdekur në vitin 2001.

Drejtuesit e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë kanë thënë se të gjithë ata që kanë vdekur në vitin 2001 kanë qenë fëmijë të dikujt dhe ata e meritojnë që emrat e tyre të mos harrohen.

Nënkryetari i kësaj partie, Nexhat Behluli për “Tanjug” ka apeluar për gjakftohësi në këto momente. Sipas tij, nuk është momenti i duhur që të prodhohen problemet.

“Pas vitit 2001, dhjetëra monumente përkujtimore janë ngritur për ushtarët e UÇPMB-së. Vetëm tani posa është ngritur një përkujtimore. Unë nuk shoh asnjë arsyeje pse monumenti përkujtimor në Preshevë të shkaktoj kësi reagimi”, ka thënë Behluli.

Lideri i Unionit Demokratik në Luginën e Preshevës, Skender Destani ka thënë se ai nuk është i befasuar nga deklaratë Daçiqit, pasi pret gjithçka nga ai.

“Deklarata e Daçiqit është skandaloze, kërcënuese dhe turpëruese. Kjo nuk është një deklaratë që duhet të vie nga një kryeministër. Nëse të gjithë ushtarët e ish-UÇPMB-së janë në liri, çfarë të drejte ka ai të na kërcënoj në këtë mënyrë”, ka thënë Destani.

Edhe lideri i Unionit Demokratik të shqiptarëve, Rrahim Zulfiu, ka thënë se nuk e ka pritur mirë një reagim të tillë nga Daçiq.

Të premten e kaluar në Preshevë është bërë zbulimi i memorialit që përmban emrat e 27 luftëtarëve të UÇPMB-së të cilët ishin vrarë gjatë konfliktit atje. (G.E/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 21 November 2012 15:04

Beograd – Kryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të heqin nga qendra e Preshevës një përmendore që iu kushtohet të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvexhë dhe Bujanoc (UÇPMB).

“Tabela duhet të hiqet dhe më mire është që ta heqin vetë. Nuk kemi dilemë se Presheva dhe Bujanovci janë pjesë e Serbisë. Le ta thotë edhe bashkësia ndërkombëtare këtë dhe jo nesër të thotë ‘është përdorur dhunë e tepruar’”, ka thënë Daçiq.

UÇPMB, ka qenë formacion ushtarak i përbërë nga shqiptarët, që në fillim të viteve të 2000-ta ka hyrë në konflikt me forcat serbe të sigurisë, në përpjekje për të siguruar më shumë të drejta për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Në vitin 2002 parlamenti i atëhershëm jugosllav miratoi ligjin për amnistinë e pjestarëve të ish UÇPMB-se prej 1 janarit 1999 deri në 31 maj 2001.

Marrëveshja për ndaljen e konfliktit qe arritur me ndërmjetësimin e NATO-s, dhe parashihte amnisti dhe çarmatim të luftëtarëve të UÇPMB-së.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 13 November 2012 12:58

Begrad – Hashim Thaçi duhet ke jetë i kujdesshëm se çka flet, ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës se “Serbia duke insistuar në ndarje po luan me zjarrin për çka mund të përfundojë si Pashallëk i Beogradit”

“Retorika e tillë Thaçit është e menduar për konsum të brendshëm në Kosovë. Sepse nuk do të vendosë Prishtina dhe ajo është larg asaj për të vendosur se çfarë do të jetë Serbia”, ka thënë Dacic për “Blic”.

“Në vend të deklaratave të tilla, më mirë është të merret me dialogun që na pret, marrëveshjet në lidhje me përmirësimin e jetës së bashkësisë serbe, trashëgimisë kulturore, energjisë dhe shumë gjëra të tjera me rëndësi jetike që duhet përmirësuar dhe zgjidhur”, ka përfunduar Daçiq.(K.N)

 
Lajme Shqip Sunday, 11 November 2012 14:00

Beograd – Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq tha se takimi i ardhshëm me kryeministrin kosovar Hashim Thaçin do të mbahet në pjesën e parë të dhjetorit.

“Takimi duhet të mbahet para takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se se kjo do të mund të jetë para ose pas 10 dhjetorit, po gjithsesi se në pjesën e parë të muajit të ardhshëm.

Serbia synon që në muajin dhjetor ta marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, prandaj analistët e shohin një takim të mundshëm mes Prishtinës e Beogradit, para takimit të Këshillit të BE-së, si thelbësor për marrjen e datës.

Daçiq megjithatë ka thënë se tetë shtete të BE-së janë që Serbisë t’i jepet data në mars, dhe jo tash.

 
Lajme Shqip Friday, 09 November 2012 16:29

Kryeministri Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e homologut të tij serb, Ivica Dacic, rreth darkës së shtruar nga Baronesha Catherine Ashton mbrëmjen e së mërkurës.

Në një prononcim për Gazetën Express, Kryeministri tha se nuk është etike të komentohen takimet e tilla.

“Nuk është etike dhe nuk është pjesë e traditës sime dhe popullit tim komentimi apo përfolja e drekave apo darkave që shtrohen nga nikoqiri, e që në këtë rast ajo u shtrua nga Baronesha e respektuar Ashton”, ka deklaruar sot Kryeministri Thaçi për Gazetën Express.

Në një prononcim për “Press”, Dacic ka treguar se në darkë janë shtruar paragjella, ujë, verë, pemë dhe desert.

Kryeministri Thaçi thotë se e ka një shpjegim për deklaratat e Dacic.

“Unë kudo që kam qenë dhe do të shkoj, do të sillem konform etikës sime njerëzore dhe obligimeve kushtetuese. Në drekat apo darkat e tilla respektoj standardet protokollare. Përfolja e darkës së Brukselit nga Dacici nuk është etike. Si duket atë ende e mban të dehur Shlivovica “festive” e humbjes së luftës së Kosovës në vitin 1999”, ka deklaruar Kryeministri kosovar.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 08 November 2012 10:41

Beograd – Mediet serbe shkruajnë se në takimin e mbrëmshëm Daçiq –Thaçi janë shqyrtuar detaje të marrëveshjeve në fuqi, për përmirësimin e kushteve jetësore për të gjithë në Kosovë dhe për transparencë të funksioneve të cilat i Serbia i paguan për serbët në Kosovë.

Sipas njohurive të “Blicit”, do të insistohet që qarkullimi i parasë të bëhet më mënyrë të rregullt për të evituar keqpërdorimet , pasi që deri më tash individë, por edhe institucione kanë marrë nga dy buxhetet, edhe nga Beogradi e edhe nga Prishtina. Daçiq dhe Thaçi janë marrë vesh edhe për “prani më të dukshme të EULEX-it në terren”

– I thash se nuk duhet t’i lëmë fëmijët tanë për të luftuar, ka thënë kryeministri serb. 

Daçiq ka shtuar se Thaçi i ka premtuar se do të formohet një njësi e Policisë së Kosovës, e përbërë me shumicë nga serbët, për të mbrojtur, siç ka thënë ai, manastiret serbe dhe trashëgiminë tjetër kulturore. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 06 November 2012 17:36

Daçiq ka thënë se Serbia, nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës.“Absolutisht, është e pamundur që Serbia ta njohë pavarësinë e tillë të shpallur të Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Ai ka thënë se Thaçi mund të deklarojë “çka të dëshirojë”. “Nuk kemi asgjë kundër që të flasim për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe kjo nënkupton marrëveshje dhe kompromis me Serbinë”, ka thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se takimi i nesërm me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Catherine Ashton dhe kryeministrin e Kosovës, i dyti me radhë, nuk është i jashtëzakonshëm.

“Ky nuk është kurrfarë takimi spektakular, është pjesë e asaj për të cilën jemi pajtuar, që të vazhdojmë dhe që vazhdimisht të bëjmë dialog, që të flasim hapur për çështjet e hapura”, u shpreh Daçiq.(REL)

 
Lajme Shqip Saturday, 03 November 2012 16:35

Beograd – Kryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç ka thënë se “tërë drejtuesit e policisë do të shkarkohen e arrestohen në përputhje me ligjet, pa marrë parasysh funksionet”, po që se konfirmohet përgjegjësia e policisë për përgjimin që i është bërë presidentit të Serbisë dhe zëvendëskryeministrit të pare.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka akuzuar të premten policinë se e ka përgjuar telefonin e tij, si dhe të zyrtarëve të tjerë, përfshirë, atë të presidentit Tomisllav Nikoliq, duke thënë se një grup brenda Ministrisë së Brendshme bart për këtë përgjegjësinë, raporton REL.

Daçiqi, ka thënë për mediat serbe se do të nisë iniciativën për ndryshmin e rregulloreve, me qëllim që të rritet kontrolli civil ndaj punës së policisë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 19 October 2012 08:00

Bruksel – Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrine Eshton, do të takojë në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë.

Zyra e saj ka bërë të ditur se Eshton do të takojë ndarazi kryeministrin Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Takimet janë parë si përpjekje në drejtim të rinisjes së bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet për çështje teknike mes tyre kanë nisur në mars të vitit të kaluar, por janë ndërprerë prejse Serbia ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në muajin maj.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 18 October 2012 19:22

Beograd – Kryeministri serb, Ivica Daçiç deklaroi se Beogradi është i gatshëm të nisë “qysh nesër” bisedimet, qofshin këto politike më Kosovën.

Në një intervistë për mediat serbe, Daçiç hodhi poshtë akuzat se zyrtarët serbë po zvarrisin qëllimisht dialogun me Prishtinën dhe pretendoi se në interes të Serbisë është e kundërta; nisja e tyre sa më parë.

“Deklaratat se ne nuk dëshirojmë nisjen e bisedimeve me Kosovën në këto momente janë akuza të pavërteta. Është në interesin tonë të nisim sa më parë këto bisedime për të zgjidhur çështjen e Kosovës”, deklaroi kryeministri serb duke shtuar se do të mbledhë qeverinë për të marrë një vendim për këtë çështje ditën e enjte.

Lidhur me perspektivën europiane të Serbisë, kryeministri serb falenderoi vendet e Bashkimit Europian për ndihmën e dhënë në mbështetje të zhvillimit të institucioneve të vendit të tij. Ai tha se Serbia duhet të përshtasë legjislacionin e saj në përputhje me standardet e BE-së në mënyrë që të jetë gati kur bisedimet për anëtarësim të çelen. Megjithatë, shprehu optimizim se këto bisedime, nuk do të jenë më të vështira se sa bisedimet me Kosovën.(LajmeShqip.com)