Lajme Shqip Sunday, 22 June 2014 12:09

Sulmuesi veteran Miroslav Close barazoi rezultatin  në ndeshjen me Ghanën në Kupën e Botës të shtunën, duke arritur barazimin 2-2 me Ghanën në Fortaleza, dhe duke ngritur Gjermaninë në krye të Grupit G.

36-vjeçari reagoi menjëherë pas hyrjes në lojë, me një goditje të shpejtë me kokë nga gjuajtja që Benedikt Howedes bëri pas kornerit të Toni Kroos, duke rrëmbyer barazimin në lojën e Grupit G.

Ky ishte goli i 15-të i tij, në evenimentin më të madh në botës sportive, duke thyer rekordin gjerman që kishte mbajtur Gerd Muller.

Goli i barazimit erdhi pak me vonesë, ndërkohë një fitore për udhëheqësit e Grupit G, do të kishte qenë i ashpër me Ghana-n.

Yjet e zinj ishin më të mirë në lojë gjatë pjesës së parë të ndeshjes.

Gjermania filloi të shndrisë nga gjysma e dytë kur Mario Gotze qëlloi me kokë golin e parë të lojës.  Por gëzimi nuk zgjati shumë pas barazimit të Andre Ayew. Ghana, e cila u zhgënjye në humbjen e saj të parë me SHBA-në, barazoi pothuajse menjëherë pasi Andre Ayew, kërceu me kokë drejt portës duke shënuar golin e tij të dytë të turneut.