Lajme Shqip Thursday, 12 June 2014 15:00

 Ian Cliff ambasador i Britanisë në Kosovë gjatë një takimi që ka pasur me Lutfi Hazirin tha se zgjedhjet në Kosovë ishin fer dhe të lira. Ndërkaq për koalicionin LDK-AAK e NISMA tha se nuk është qështje e tij që të komentoj ose të përzihet në atë punë. Ajo u takon partive politike kosovare tha Cliff.

Lutfi Haziri ka pritur në takim ambasadorin Johan Cliff me të cilin ka biseduar për zhvillimin ekonomik në Gjilan, rregullimin e infrastrukturës, donacionet ndërkombëtare dhe integrimin e të gjitha komuniteteve raporton rajonipress.

Lutfi Haziri pas takimit tha se me zotin Cliff ka folur për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në komunën e Gjilanit duke përfshirë këtu edhe fondet e BE-së, perspektivën ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kurse Ian Cliff tha se me Hazirin ka folur kryesisht për zhvillimin ekonomik sepse këtu në Gjilan është një kompani “ASK FOOD” e cila është e suksesshme në veprimtarinë e saj prodhuese.

Cliffi ndërkaq duke komentuar procesin zgjedhor tha se zgjedhjet ishin fer e të lira. I pyetur nga gazetarët se si e komenton koalicionin LDK-AAK e NISMA, Cliff tha se është herët të komentohet sepse janë duke pritur rezultatin e zgjedhjeve dhe certifikimin e tyre. “Partitë politike kosovare mund të bisedojnë mes veti e të merren vesh, por kjo nuk është çështje e jona sepse ne nuk përzihemi në këtë proces” tha Cliff.

Kurse Lutfi Haziri tha se partitë politike të koalicionit janë marrë vesh dhe kanë nënshkruar marrëveshjen.”Ne nuk kemi pasur nevojë të kemi ndërmjetësimin ndërkombëtarë pavarësisht rolit të madh që kanë shtetet e Quintit. Marrëveshja është bërë gjithnjë duke e respektuar të drejtën kushtetuese. LDK kësaj radhe ka bërë një ofertë qytetare për ta nxjerr Kosovën nga kriza kurse LDK përndryshe ka bërë kompromise të dhimbshme tash e 15 vite“ tha Haziri./rajonipress/

 

 
Lajme Shqip Thursday, 01 May 2014 15:31

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff ka theksuar se në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës duhet të ketë vende të rezervuara komunitetet minoritare. ”Nuk është logjike që veriut t’i themi mirëserdhët në Kosovë, e në Parlament të ketë më pak vende për deputetë nga bashkësia serbe”, ka thënë Cliff.

Për RTK2, ai ka vlerësuar se themelimi i Gjykatës speciale është hap i guximshëm i shqiptarëve.

 “Nuk ishte lehtë, sepse nuk ka gjykata të tilla në Ballkanin Perëndimor. Për viktimat, themelimi i gjykatës do të thotë se drejtësia arrin, ndërsa për Kosovën ky vendim i guximshëm është i mirë për reputacionin sepse ai dëshmon se Kosova nuk po fsheh asgjë“, tha deklaruar Cliff.

 Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është çështje e ndjeshme për pjesëtarët e minoriteteve në Kosovë, ka thënë Cliff dhe ka shtuar se Britania e madhe përkrah programin që ka për qëllim të inkurajojë serbët të jenë pjesë e këtyre forcave.

 Megjithatë, ai ka pohuar se pjesëtarët e këtyre forcave nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it.

 
Lajme Shqip Wednesday, 12 June 2013 16:37

Prishtinë – Ambasadori britanik në Kosovë Ian Cliff tha se marrëveshja e Brukselit nuk ofron zgjidhje ideale, por që për banorët e veriut është më e rëndësishme që zgjedhjet lokale të parapara për muajin nëntor, të jenë të suksesshme dhe që serbët të dalin e votojnë.

Diplomati britanik tha se marrëveshja Prishtinë-Beograd për normalizimin e raporteve, i ofron mbrojtje serbëve përmes Asociacionit të Komunave Serbe, të cilin e përkrah edhe qeveria e Serbisë.
Çdo marrëveshje tjetër e cila nuk nënkupton ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, sipas tij, do të ishte e keqe për rajonin dhe shtete fqinje.
Ambasadori Cliff tha se në Ballkan ekzistojnë dy parime për stabilitetin.
“Ato janë integriteti territorial dhe parimi i vetëvendosjes. Andaj, ne mbështesim integritetin territorial të Kosovës në kufijtë që kishte në ish-Jugosllavi. Për këtë arsye, banorët e veriut të Kosovës duhet të jenë nën ombrellën e Kosovë”, citohet të ketë thënë Cliff në një intervistë për televizionin Most.