Lajme Shqip Wednesday, 04 November 2015 09:35

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema.

Real Madrid është kualifikuar nga fazën e grupeve e Ligës së Kampioneve pas fitores ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 1:0.

Por, Kampioni i Francës ka dominuar këtë takim duke i dhen leksione ekipit të Rafa Benitezit, i cili është kritikuar nga tifozët për lojën që po aplikon.

Megjithëkëtë, trajneri spanjoll beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të Gareth Bales e Karim Benzemas në skuadër.

“Ne jemi të kualifikuar kështu që jemi të lumtur. Ekipi është ende duke u përmirësuar pasi lojtaret janë ende duke u rikthyer nga lëndimi”, ka deklaruar Benitez pas ndeshjes.

“Ne do të jemi më të fortë kur do të na rikthehn lojtarët e lënduar. PSG është një ekip të fortë. Ne kemi fituar dhe kemi vuajtur, por ne jemi në krye të grupit pa pësuar gol. Kjo është një gjë pozitive kundër një kundërshtari të vështirë”, ka përfunduar ai.

 

 
Lajme Shqip Thursday, 29 August 2013 17:21

Samiel Eto’o tashmë është pjesë e Chelseait. Ai është transferuar nga Anzhi Makhachkala.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Dua të luaj sa më shpejt të jetë e mundur. Ky nuk ishte një vendim i vështirë. Unë pashë cilësitë e Chelseas dhe kam qenë shumë i kënaqur me Jose Mourinhon gjatë bashkëpunimit tonë të mëhershëm. Kështu që kur erdhi mundësia, unë isha shumë i lumtur për ta shfrytëzuar atë”, tha Eto’o.

32-vjeçari ka nënshkruar kontratë një-vjeçare.

 
Lajme Shqip Friday, 23 August 2013 10:29

Jose Mourinho ia ka bërë të qartë Manchester Unitedit se ai do të bëjë edhe përpjekjen e tretë për të sjellur në Chelsea, Wayne Rooneyn.
Mirëpo Mourinho ka thënë se këtë nuk do ta bëjë derisa të zhvillohet ndeshja mes të dy skuadrave të hënën, raporton The Telegraph.
“Ne sërish do të provojmë përpjekjet për ta sjellur Rooneyn këtu. Është koha të veprojmë dhe të provojmë gjërat që i kemi provuar edhe më parë, mirëpo këtë do ta bëjmë më vonë. Tani është koha të fokusohemi në lojën e ardhshme dhe (tendenca për të mos kërkuar Rooneyn në këto momente) është çështje etike”, ka thënë Mourinho

 
Lajme Shqip Monday, 19 August 2013 15:20

Jose Mourinho ka ripërsëritur kërkesën për një sulmues në ekipin e tij. Ai nuk ka folur për emra por ka lënë të kuptohet se do të mundohen të sjellin një sulmues të ri në Stamford Bridge.
“Ne do të përpiqemi deri në ditën e fundit për të shtuar një lojtar të ri në skuadër, një sulmues, por në këtë moment çdo sulmues ka një klub, çdo sulmuesi i takon dikujt dhe unë nuk mendoj se është etike që unë të përmend emrat e lojtarëve që i përkasin klubeve të tjera”, tha Mourinho.

 
Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 19:39

Ish trajneri i Portos, aktualisht trajner i Chelseas, Andre vila-Boas beson se ai mund të sjellë disa prej argjentëve në klub dhe të thotë se ai është i prirur që të vazhdojë fillimin e tij të suksesshme për karrierën e tij drejtuese.

33-vjeçari portugez është në Hong Kong me skuadrën e tij për përgatitjet para-sezonale dhe ai ka besim tek skuadra e tij dhe këmbëngul se ai e di atë që ai e ka marrë përmbi vete.
“Nëse unë nuk e di, nuk do ta kisha marrë këtë skuadër. Ishte një mundësi që unë ta marrë atë dhe kjo ishte një sfidë që e kam kërkuar. Çdo ditë më shtohet besimi se kjo ishte zgjedhja e duhur”, ka thënë Boas, duke shtuar se klubin të cilin e ka zgjedhur, kishte qenë dëshira e tij për ta mbajtur atë në mënyrën më të suksesshme dhe për të fituar ndonjë trofe.

 
Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 18:36

Pastore ka thënë se dëshiron të luaj për Chelsea, mirëpo ndërkohë në garë për ta blerë janë përfshirë Manchester United, PSG, Milan, Juventus dhe Inter.

Trajneri Andreas Villas Boas ka deklaruar se e dëshiron Pastoren, i cili do ta zëvendësojë Esien  që është i lënduar.

Maurizio Zamparini dëshiron ta shesë lojtarin më të mirë të klubit dhe për këtë qëllim takimi me Chelsean është caktuar këtë javë.

 
Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 15:49

Chelsea raportohet se dëshiron të transferojë mesfushorin e Romës, Daniele de Rossi, si një zëvendësim të drejtpërdrejtë për mesfushorin Michael Essien.

Bosi i ri i “Bluve”, Andre Villas-Boas, ka nevojë për një mesfushor të ri, me Essien që vuajti nga lëndimi i gjurit në javën e parë të stërvitjeve parasezonale.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Roma po dështon të arrijë marrëveshje të re me De Rossin, dhe kjo e ka nxitur Chelsean të përgatisë një ofertë për të shfrytëzuar avantazhin e situatës.

Rossi edhe më herët është lidhur me një transferim te Chelsea, në kohën kur blutë drejtoheshin nga Carlo Ancelotti. (LajmeShqip.com)