Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 12:23

Bayer Leverkusen do të jetë pa shërbimet e mesfushorit, Mikael Balak për ndeshjen e së martës kundër Barcelonës.

Ish-kapiteni i Gjermanisë ka lënduar muskujt e tij në trajnimin e së dielës dhe u desh që të braktisë stërvitjen për t’iu nënshtruar trajtimit mjekësor.

Ai do të ishte një shtyllë e fortë për vendasit në ndeshjen e parë që luhet në “BayArena”, ndërsa nuk dihet ende saktësisht se për sa kohë  do të jetë i padisponueshëm 35-vjeçari.

Balak u la në stol në humbjen 1-0 të Leverkusen ndaj udhëheqësve të Borusia Dortmund në Bundesligë, të shtunën.

Gjithashtu, për skuadrën gjermane në dyshim janë edhe Sidnei Sam dhe Eren Derdiok për shkak dëmtimesh. (LajmeShqip.com)