Lajme Shqip Saturday, 04 January 2014 22:13

Konfliktohet me punonjësit e CEZ pasi do i shkëpusnin energjinë elektrike, ndiqet penalisht Fatos Alimadhi, zv/kryetar i Dhomës Kombëtare të Përmbarimit privat.
Lajmi është bërë i ditur nga burime policore, të komisariatit numër 4 në kryeqytet. Këto burime thanë se, Alimadhi ka pasur një konflikt me punonjësit e CEZ gjatë mesditës, pasi këta të fundit do të shkëpusnin energjinë elektrike.
Sipas policisë, zv/kryetari i Dhomës Kombëtare të Përbarimit privat, Fatos Alimadhi do të ndiqet në gjendje të lirë, për kundërshtim të punonjësve.
Ndërkaq Alimadhi ka deklaruar për “A1 Report” se, nuk është shoqëruar në polici, por ka vajtur vetë që të japë sqarime në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

 
Lajme Shqip Friday, 18 October 2013 11:45

Tiranë-Bordi i Komisionerëve të Entit Kombëtar të Energjisë tha sot fjalën e fundit për kandidaturën që mori në dorë drejtimin e shoqërisë ‘CEZ Shpërndarje’. 

Ne mbledhje qe sapo nisi, bordi drejtues i ERE përzgjodhi kandidaturen e Arben Seferit si administrator të përkohshëm të CEZ Shpërndarje.
Fituesi u perzgjodh mes 3 kandidaturave për postin e administratorit të CEZ-it, Arqile Kokëdhima, Arben Seferi dhe Myrteza Myftari.

Dje bordi zhvilloi seancën e dëgjimit të kandidaturave, që konkurronin për këtë post, në prani të kreut të ri të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti. Në garë hynë me aplikime 8 kandidatë, nga të cilët, 5 nuk i plotësonin kushtet, pasi kishin më pak se 5 vite eksperiencë”, u shpreh Eduard Elezi, drejtori juridik i ERE-s. 

Gjatë prezantimit të platformës së tij para bordit të ERE-s, kandidati Arben Seferi, pasi deklaroi se nuk ka asnjë konflikt interesi për të ushtruar detyrën si administrator i CEZ, premtoi se do të rrisë performancën e kompanisë dhe do të rakordojë borxhet mes KESH-it dhe OST-së. 

Para dy javësh, gjatë raportimit në ERE për ecurinë e punës në krye të “CEZ Shpërndarje”, administratori Sait Dollapi dha dorëheqjen, që u pranua disa orë më pas nga ERE, e cila shpalli menjëherë garën për këtë post./bw/