Lajme Shqip Friday, 05 October 2012 12:45

Los Anxhelos- Pas periudhës së keqe që kaluan kur Catherine Zeta-Jones u shtrua në rehabilitim për çrregullimin bipolar vitin e kaluar, vetëm disa muaj pasi Michael Douglas kaloi një kancer në grykë, duket se çifti tashmë i ka kapërcyer këto momente të vështira.

Sipas ‘Daily Star’, aktorët e famshëm hollivudianë po mendojnë të martohen sërish bashkë në një ceremoni në Bermuda.

“Ata duan të hedhin pas krahëve vështirësitë që kanë kaluar dhe do të organizojnë një ceremoni private në Bermuda”, shprehet një burim anonim.Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones kanë dy fëmijë: Dylan Michael Douglas (12 vjeç) dhe Carys Zeta Douglas (9 vjeç). (LajmeShqip.com)  

 
Lajme Shqip Sunday, 09 October 2011 09:00

Nuk jemi të sigurtë se si ja arrijnë, por disa personazhe të famshme duket sikur nuk plaken kurrë! Dhe për këtë po ju sjellim fotot që e evidentojnë.

Megjithëse vitet kalojnë, ato duken sërish po aq të reja. Mund të jetë për shkak të dietave të tyre, kozmetikës apo regjimit të fitnesit, nuk e dimë!

1.Cameron Diaz 38 vjeç sot, në foto me 8 vite diferencë.

2.Halle Berry 44 vjeçare sot, në foto me 9 vite diferencë.

3.Cindy Crowford 42 vjeçare sot, në foto me 10 vjet diferencë.

4.Kelly Brook 31 vjeç sot, në foto me 13 vjet diferencë.

5.Catherine Zeta Jones 37 vjeç sot, në foto me 15 vjet diferencë.

6.Kate Moss 37 vjeç sot, në foto me 15 vjet diferencë.

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 10:15

Pas trajtimeve mjekёsore, aktorja ёshtё nё gjendje qё t’i rikthehet skenёs sё aktrimit.

Pas stresit qё kaloi vitin e kaluar, Catherine vendosi qё tё vizitohej nё njё qёndёr shёndetёsore pёr trajtimin e çrregullimeve mendore. Aktorja e famshme, bashkёshortja e Michael Douglas, vuan nga çrregullime mendore tё cilat shfaqen me fiksime dhe gjёndje depresive. Kёtё gjё e ka konfirmuar zёdhёnёsi i saj pёr GossipCop.

 

Mbas trajtimeve tё deritanishme aktorja ndihet shumё mirё dhe mund tё rifillojё sёrish punёn e saj kёtё javё me dy filmat e ardhshёm.

 

Viti i kaluar pёr familjen e saj ka qёnё vёrtetё i vёshtirё, pasi edhe aktori Michael Douglas luftoi gjatё me kancerin nё fyt. Pёr kёtё, ai ju nёnshtrua kimioterapive prej tё cilave humbi 32 kg. Douglas ka thёnё se shkaktar i kёtij kanceri mund tё jenё njё sёrё faktorёsh, si stresi, abuzimi me alkoolin para shumё vitesh dhe vite tё tёra tё konsumimit tё duhanit. Megjithёse ai tani ёshtё mirё, dieta e tij ёshtё e pashmangshme pasi mundёsia e pёrsёritjes sё kancerit nuk ёshtё eleminuar plotёsisht.

 

Tё mendojmё drejtё, edhe VIP-at, megjithёse tё famshёm, kanё halle njёsoj si njerёzit e thjeshtё.

Me gjithё kёtё siklet qё ka kaluar aktori, ёshtё i kuptueshёm edhe stresi qё ka kaluar Catherine Zeta-Jones.