Lajme Shqip Tuesday, 27 November 2012 13:13

Paris- Ish-Zonja e parë e Francës, Karla Bruni-Sarkozi, ka dhënë një deklaratë shokuese duke thënë se vendi i gruas është në shtëpi me fëmijët.

Në një intervistë për revistën “Vogue” është shprehur kundër lëvizjeve feministe.

“Më pëlqen jeta familjare, më pëlqen ta bëj të njëjtën gjë secilën ditë”, citon Daily Mail fjalët e Brunit.

Këto fjalë bien ndesh me opinionet e saja në të kaluarën kur thoshte se monogamia është e mërzitshme, ndërkohë që lidhjet me rokerët Mick Jagger dhe Eric Clapton kanë qenë “të zhurmshme”.

Tani, e vetmja gjë që e dallon nga gratë tjera konservative është se Bruni nuk ka asgjë kundër martesave të gjinisë së njëjtë, derisa burri i saj i kundërshton.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 29 June 2012 16:00

Nuk do të ishte kthesa e rastit për shkak të kilogramëve të tepërt, por sipas revistës së përjavshme “Closer”, ish-zonja e parë e Francës, Carla Bruni u shfaq pak më e rëndë javët e fundit dhe mendohet se mund të jetë sërish shtatzënë.

“Carla Bruni, është në pritjen e ëmbël, në moshën 44-vjeçare, fëmija i saj i tretë. Një shtatzëni e re e detyron të jetë e kujdesshme,” shkruan revista. Dhe sipas saj ish-modelja është shumë e gëzuar.

Carla, ende e brishtë nga lindja e Julia në Tetor, ka marrë një pushim absolut. Më herët ajo në një intervistë tha: “Në planet e mia tani është vetëm dalja e albumit të ri në vjeshtë dhe angazhimi për fondacionin kundër analfabetizmit dhe luftën kundër AIDS-it”.

Për ish-çiftin e Elizesë është fëmija i dytë, pasi Bruni ka edhe një djalë, Aurelien 10 vjeç, nga një lidhje me filozofin francez Raphael Enthoven.

 
Lajme Shqip Sunday, 20 May 2012 07:45

Carla Bruni është një nga emrat më të lakuar në mediat italiane dhe më tej. Ajo njihet si këngëtare dhe si modele e cila ka bërë dhe vazhdon të bëjë bujë.

Por cili është sekreti që askush nuk ka dashur të zbulojë për ish Zonjën e Parë franceze?
Kohët e fundit është publikuar në libër i cili hedh dritë mbi lidhjet e shumta që ka patur zonja Bruni. Në këtë libër zbulohet lidhja e fshehtë që ka patur ajo me ministrin e Jashtëm të sapo emëruar, Laurent Fabus.

Valerie Benaim, autorja e librit “Historia e vërtetë e Carlas dhe Nicolas” tregon për lidhjen e saj me Fabus , para se ajo të martohej me Sarcozy-n. Një histori kjo që dihej nga të gjithë por që askush nuk guxonte te fliste rreth kësaj.

 
Lajme Shqip Monday, 14 May 2012 13:00

Carla Bruni tashmë ka pushuar së qëni Zonja e Parë e Francës. Duke lënë Pallatin Elizè, Carla ka vendosur t’i rikthehet botës së muzikës. Ish-modelja do të nxjerrë në treg një album të ri në muajt e vjeshtës.

Për më tepër, sipas zëdhënëses së saj, Veronique Rampazzo gruaja e Sarkozy ka ndërmend të ndërmarrë turne gjatë sezonit të Krishtlindjes së 2012-ës.

“Ka shumë këngë të bëra gati, pasi ajo nuk ka reshtur kurrë së kompozuari”, është shprehur zëdhënësja e saj për gazetarët.

Ndërkaq, tabloidët rozë raportojnë se Carla ka humbur shumë fansa për shkak të fytyrës së saj të tjetërsuar nga botoksi. Shumë prej tyre thonë se ishte shumë më e bukur përpara ndërhyrjeve.

Sipas kritikut muzikor Bertrand Dicale ish-modelja s’do ta ketë aspak të lehtë:

“Carla Bruni Sarkozy do të ketë vështirësi si artiste. Do të ngatërrohen dy zëra, dy personalitete, ai i politikës dhe ai i këngëtares. Gjithçka do të varet çdo të bëjë tani e në vazhdim burri i saj”.

Karriera e Brunit ka pasur ulje dhe ngritjet e saj. Albumi i saj i fundit ka shënuar shitje modeste edhe pse ajo ishte Zonja e Parë e Francës. Ndërsa albumi i saj i parë ishte cilësuar si fantastik, sidomos me hitin “Quelqu’un m’a dit” i shitur në mbi 2 milionë kopje.

 
Lajme Shqip Sunday, 18 December 2011 13:00

Carla Bruni dhe Cecilia Attias (ish-gruaja e Nicolas Sarkozy) janë shfaqur në publik pothuajse mikesha. Dy damat e Francës janë takuar dhe duket se kanë deklaruar fundin e luftës ndërmjet tyre, të nisur që përpara katër vitesh.

Duket se shkaku i kësaj mrekullie ka qenë Giulia, vajza që Carla solli në jetë më 19 tetor. Attias është fotografuar përpara disa ditësh duke hyrë në pallatin Elize plot me dhurata për vogëlushen e sapo lindur.

Ndërsa, të dyja bashkë janë shfaqur në festën e Krishtlindjeve që Pallati Elize organizon çdo vit për fëmijët parisien.

Kjo ishte hera e parë për Karlën që dilte në një event publik që mbas lindjes së vajzës. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 01 November 2011 12:37

Carla Bruni ka premtuar se vajza e tyre do të mbetet jashtë qendrës së vëmendjes. Ajo është treguar majft këmbëngulëse për të mos e përdorur vajzën e tyre si karrem për fushatën publicitare për kandidaturën presidenciale. Nëse kjo është e vërtetë apo jo, mediat ndërkombëtare po ngrejnë pikëpyetje rreth deklaratës së saj, menjëherë pasi kanë qarkulluar fotografitë e shëtitjes së tyre në oborrin e Elizesë.


Çifti ka dalë për të shëtitur me vajzën e tyre 12 ditëshe, Giulia, duke u përpjekur që t’ia ruanin pamjen nga sytë e publikut. Dihet që pallati Elize po ndiqet nga paparacët këto kohë dhe megjithatë ky publicitet i kësaj shëtitjeje familjare, nuk di t’i bëj dëm askujt, përveçse konkurrentëve të presidentit aktual të Francës, Nicolas Sarkozy.

Sipas burimeve të DailyMail, presidenti francez ka dashur të paraqitet në sytë e paparacëve dhe njerëzve si një baba normal, duke shijuar diellin e një dite vjeshte në shëtitje me gruan dhe vajzën e tij. Sipas burimeve të këtij tabloidi, fotografët ishin njoftuar për shëtitjen e tyre prandaj të gjithë ishin mbledhur në gatishmëri. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 24 October 2011 14:21

Carla Bruni-Sarkozy, dje ka treguar emrin që ajo dhe burri i saj, presidenti francez Nicolas, kanë zgjedhur për vajzën e tyre. Këtë lajm zonja e parë e ka bërë të ditur në websitin e saj zyrtar, tek i cili ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe të ngrohta urimi.

Ajo ka shkruar: “Jam shumë e prekur nga urimet e shumta që kam marrë që mbas lindjes të vajzës sonë Giulia. Me këtë rast, bashkëshorti im dhe unë duam t’ju përcjellim falënderimet më të ngrohta për të gjithë mirësinë tuaj.”

Njoftimi i Carlës u bë menjëherë pasi Sarkozy foli në publik për gëzimin e tij të thellë:
“Të gjithë ju që jeni prindër mund ta kuptoni thellësinë e gëzimit që unë dhe Carla po përjetojmë. Çdo kush nga ju mund ta kuptojë se është një gëzim akoma edhe më i madh, pasi është një çështje private.”

Sarkozy dhe zyra e tij e kanë ruajtur shumë konfidencialitetin gjatë shtatzënisë së Carlës, pavarësisht interesimit mjaft të madh që u tregua nga mediat dhe njerëzit, pasi ky do të ishte fëmija i parë i një çifti presidencial që nga koha e Napoleonit.

Sondazhet kanë treguar se lindja e vajzës mund t’i japë një shtysë Sarkozysë për të rifituar atë 30% të humbur gjatë pesë muajve të fundit, duke i dhënë në këtë mënyrë Francois Hollande përparësi për të fituar në kandidaturën e ardhshme presidenciale. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 16:56

Nuk është aspak e vështirë të kuptosh përse Carla Bruni mezi pret të lind.

Zonja e parë e Francës është fotografuar dje teksa endej në Paris dhe fliste në telefon. Ajo dukej sikur nuk ndihej rehat me gjendjen e saj që mezi mbushej me frymë. Carla 43 vjeçare, e cila tashmë ka 2 javë që ka hyrë në muajin e saj, muajin e kaluar u shpreh ne një intervistë se i kishte ardhur shtatzënia në majë të hundës.

“Shumë sinqerisht, nuk po duroj dot më! E kaloj pjesën më të madhe të kohës sime ulur ose shtrirë. Nuk mund të pi më as duhan dhe as alkool! Mezi pres që të lind.”

Kështu është shprehur ajo kur ishte vetëm në muajin e tetë, por çfarë mund të thuhet për tani?
E megjithatë, pavarësisht gjendjes së sikletshme, ish supermodelja dukej e veshur me mjaft stil.

Carla ka edhe një fëmijë tjetër me ish të dashurin e saj Raphael Enthoven, i cili lindi në 2001-shin, Aurelien. Ndërsa bashkëshorti i saj, presidenti francez Nicolas Sarkozy 56 vjeçar, ka tre fëmijë të tjerë nga dy martesat e mëparshme, Pierren 25 vjeçar, Jean 23 vjeçar dhe Louis 13 vjeçar. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 16:48

Paris – Një shprehje popullore thotë:

“Bëmë baba të të ngjaj!”.

Nëse Nicolas i vuri kthetrat e tij mbi Carla Brunin, Pierre Sarkozy, djali i presidentit të Francës ka guxuar të synojë edhe më lart. Bëhet fjalë për modelen bukuroshe me famë botërore, Bar Rafaelin.

Dy të rinjtë janë zbuluar në mes të natës në lokalin Raspoutin, lokalin e famshëm parizien, në momente të pamohueshme.

Mbas një darkimi të gjatë, gjithçka ka përfunduar vetëm me një puthje, të cilën paparacët mezi e prisnin për ta përjetësuar. Mbase paparacët janë zhgënjyer nga mungesa e entuziazmit të tyre, por kryesorja është se provën e morën.

Sigurisht që thashethemet për mundësinë e një çifti të ri kanë filluar të qarkullojnë mbarë. Me arritjen e Pierre Sarkozy për të futur në kthetrat e tij një nga supermodelet më të paguara në botë, sigurisht që familja Sarkozy tashmë mund të krenohet me mbajtjen “Kupa e Modeleve”. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 27 September 2011 16:42

Mbase nuk do t’ju besohet, por burri më i pushteshëm i Francës e ka bërë për vete njërën prej modeleve më të dëshiruara vetëm nëpërmjet pasionit të tij për botanikën.

Në një intervistë të dhënë për BBC-në, Carla Bruni ka folur për bashkëshortin e saj Nicolas Sarkozy: “Kur shëtisnim nëpër kopshtet e Elizesë, më tregonte të gjithë emrat latinë të tulipanëve dhe trëndafilave, dhe i njihte vërtetë të gjithë! Menjëherë mendova se ishte diçka fantastike, që përveçse ishte president, kishte edhe një pasion aq të fisëm, botanikën.”

Teksa rrëfehej për gazetaren Christine Ockrent ajo është skuqur paksa kur rrëfente këtë detaj të lidhjes së tyre. “Mendoj se njerëzit që janë të apasionuar pas botanikës e duan natyrën, dhe ata që e duan natyrën nuk dinë të bëjnë asnjëherë keq,” është shprehur Carla.

Dikur ka qënë një modele dhe këngëtare e famshme italine. Por jeta e saj tashmë ka ndërruar. E megjithatë, për aspiratat e saja ka shprehur mall. Ka shprehur mall për kitarën dhe udhëtimet e shpeshta që bënte. Mbase një ditë do të ketë sërish mundësi të marrë kitarën në dorë…

Ndërsa për shtatzëninë e saj nuk ka dashur të flasë, pasi për mendimin e saj, fakti që një grua sjell një fëmijë në jetë nuk do të thotë që përbën interes për francezët. Ajo çfarë ajo mendon se vlen për t’u përmëndur, është fakti se për herë të parë në Pallatin e Elizesë do të hyjë një i sapolindur…  (LajmeShqip.com)