Lajme Shqip Friday, 27 January 2012 09:00

Prishtinë –  Ai po quhet Don Zhuani i femrave. Sa herë është me një femër në krah, e shpallin të lidhur me të!

Ky është futbollisti Lorik Cana. Është gjithmonë i lumtur dhe i pëlqen të jetë ambicioz kur ndodhet në fushën e blertë.

I pëlqen të kalojë disa ditë relaksimi në Gjakovën e tij ku ka lindur; është krenar që është shqiptar dhe këtë e tregon kudo. I simpatizon shumë njerëzit që kanë besim në forcën e tij.

Ndërsa për partneren e tij të jetës ai është shprehur vetëm se, ‘dëshiroj që të jetë nga Evropa’.

I urren thashethemet, që për të kanë qenë të shumta dhe, i urren njerëzit mendjemëdhenj duke qenë se ai në natyrë është njeri i thjeshtë.

Ndërsa, përsa i pëket ndarjeve territoriale të vendeve shqiptare ai është kundër, prandaj edhe përkrah Aleancën Kuq e Zi!

 
Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 19:15

Prishtinë – Nëse duhet t’u besojmë thashethemeve, atëherë duket se të gjitha femrat e bukura janë vënë pas mesfushorit kosovar të Lacios, Lorik Cana.

Portali LajmeShqip.com kishte publikuar lajmin ekskluziv se Cana kërkonte virgjëreshë, me shkues babain e tij. Lajmin mund ta lexoni këtu.

Pas “lidhjeve” mjaft të përfolura me Zana Krasniqin dhe Adelina Tahirin, këto ditë erdhi informata nga mediat boshnjake, sipas të cilave, futbollisti shqiptar po shoqërohet me modelen boshnjake me prejardhje nga Kenia, Daniela Mijatovic.

Ndërkohë, suplementi Bluetooth sjell një tjetër lajm interesant: “Lorik Cana do të fejohet me Miss Albania 2010, Arnita Beqiraj. Ky është thashetheme që prej javësh qarkullon mes gjithë anëtarëve të Aleancës Kuq e Zi, ku dy të përfolurit bëjnë pjesë”. Ata, – vazhdon shtojca, – janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Tiranë, “ku dhe kanë shkëmbyer puthje”.

“Të njëjtat burime thonë se ai ka takuar edhe prindërit e bukuroshes për t’i dhënë një karakter më serioz lidhjes së dashurisë. Siç flitet, lidhja e çiftit ka arritur në atë stad sa shumë shpejt mund të ndodhë edhe fejesa mes të dyve, megjithëse për ta bërë këtë mungon vetëm shkëmbimi i nishaneve”, thuhet më tej.

Nga ana tjetër, nuk mungon edhe spekulimi se Loriku është në lidhje me këngëtaren Genta Ismajli? Thashethemet thonë se gjatë kohës që futbollisti është në Kosovë ata frekuentohen shpesh me njëri-tjetrin.

 
Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 13:54

Prishtinë – E “lëshoi” Adelinën sepse nuk ishte virgjëreshë …  Ylli i kombëtares shqiptare duket “patriot” edhe në raste të tjera. Ai ngjyrën e kuqe, pos në fanellë e flamur, jetikisht duket se e do edhe diku tjetër.. Ja pse Loriku u nda nga ylli i muzikës shqipe, këngëtarja Adelina Tahiri.

Sipas burimeve të Portalit Lajmeshqip.com, Adelina Tahiri ka jetuar së paku pesë ditë në shtëpinë e Agim Canës, babait të Lorikut në Prishtinë.

Burime tona tregojnë se gjatë kësaj kohe Adelina nuk ka qenë e lirë të dalë, ka qenë e kontrolluar nga Loriku.

Pas 5 ditësh bashkëjetese, Loriku ka vendosur t’ia zbulojë babait të tij arsyen e ndarjes me Adelinën: “Adelina nuk ishte e virgjër”!

Por, Adelina ka zbuluar edhe një detaj tjetër interesant, të cilin tashmë e ka bërë publik në opinion: se Lorik Cana kishte një grua dhe kishte fëmijë me të në Francë, dhe kjo nuk donte të ishte e “gruaja e dytë” e Lorikut.

Sekreti tjetër që pakkush e dinte, ishte edhe ai se Adelina shumicën e rasteve, kur udhëtonte në Turqi, derisa Loriku qëndronte në Galatasaray, fluturonte nga Aeroporti i Prishtinës dhe jo nga ai i Shkupit.

Duket se kjo nuk është afera e parë dhe e vetme e Lorik Canës me yje të estradës sonë. Për po të njëjtat arsye mësohet të jetë ndarë nga së paku dy apo tri top-modele të njohura shqiptare.

Loriku vazhdon të kërkojë virgjëreshën në mesin e top-modeleve dhe të estradës sonë. Ndoshta nuk është mision krejt i pamundshëm.