Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 19:31

Tiranë – Përçarja e PDIU-së tashmë duket se është e pakthyeshme. Deputeti Dashamir Tahiri ka sulmuar sërish, kësaj radhe edhe më ashpër, kreun e partisë së çamëve, Shpëtim Idrizi, duke thënë se ai nuk është kryetar legjitim i kësaj partie.

“Debati brenda partisë sjell gjithmonë zhvillim, ne kërkojmë që të ketë gjithmonë transparencë, çdo gjë të flitet në tavolinë, të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe të mos bëhen gjërat sipas dëshirës. Unë zotin Idrizi do ta njoh për kryetar partie kur ta zgjedhë kongresi”, ka thënë Tahiri.

Më i ashpër ky i fundit ka qenë me kryetarin e nderit të kësaj partie, Tahiri Muhedini, president nderi i PDIU.

“Presidenti i nderit e ka shitur partinë dhe nuk do të merret më me politikë, por do t’i thosha që lekët që ka marrë nga shitja e partisë do të bënte mirë të blinte pronat e çamëve, se ashtu ka deklaruar një vit më parë”, tha Dashamir Tahiri.

 
Lajme Shqip Friday, 09 March 2012 20:31

Prej kohës deputeti çam Dashamir Tahiri ka nisur një aktivitet politik nën aksionin personal duke mos  u identifikuar me PDIU-në e Shpëtim Idrizit me të cilin bashkëthemeluan partinë që mbron sëpari interesat e komunitetit çam në vend.

Tahiri i cili nuk njihet për ndonjë përgatitje të lartë politike dhe oratori të shëndoshë duket se nuk ndan të njëjtat mendime me krerët e PDIU-së Idrizi dhe presidentin Tahir Muhedini të cilin ka nisur ta sulmojë fare hapur.

Ndërkohë deputeti , Dashamir Tahiri, reagoi sot ndaj deklaratave të presidentit të nderit të kësaj Partie Tahir Muhedini, sipas të cilit përzgjedhja e emrave për zv.ministra në qeverinë e djathtë është bërë me vendim të kryesisë së partisë.

“Në vijim të replikës së sotme të Presidentit të Nderit të PDIU, dëshiroj t’i bëj me dije që posti që ai mban është honorifik dhe është i lutur për të ndërhyrë në aktivitete festive dhe ngjarje të shënuara dhe jo të ngatërrohet në punët dhe aktivitetin e përditshëm të partisë sepse i ndalohet me statut”, theksoi Tahiri.

Deputeti i PDIU thotë se nëse vërtet ka një mbledhje kryesie dhe vendim unanim, atëherë pse ai nuk ka marrë pjesë. Po ashtu, Tahiri thotë se nëse ka mbledhje, të bëjnë publik procesverbalin e mbajtur.

“Ftoj të gjithë anëtaret e tjerë të PDIU të reflektojnë thellë sepse në momente si ky i tanishmi nevojitet të jenë transparentë përballë komunitetit tonë që na njeh dhe e di gjendjen aktuale dhe është shumë e pamoralshme të hedhim hi syve të tyre në ditë me diell”, thuhet në deklaratë.

Ajo që nuk dihet për Dashamir Tahirin dhe Tahir Muhedinin dhe Shpëtim Idrizin!…

Ajo që pak njerëz dinë është se deputeti Tahiri dhe presidenti i nderit të PDIU-së ishin dikur miq të ngushtë.

Sipas informacioneve që LajmeShqip.com është pikërisht Tahir Muhedini i cili në vitin 2009 i la zonë të lirë Dashamir Tahirit në Vlorë që të kandidonte për deputet në siglën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet PDI që asokohe drejtohej nga Tahir Muhedini dhe e cila për herë të parë arriti të nxirrte një deputet falë formulës zgjedhore në shqipëri Proporcional Rajonal, e cila maksimizion votën e elektoratit të përqëndruar në një zonë dhe qarku i Vlorës është zona ku komuniteti çam u vendos më së shumti pas genocidit dhe përzënies që i’u bë kësaj popullsie nga tokat e saj në veri të Greqisë.

Ndërsa Dashamir Tahiriu u zgjodh deputet në Vlorë, Tahri Muhedini i cili ishte në krye të listës në Tiranë, vetëm për pak vota (dhe kjo për shkak të manipulimeve) nuk arriti të zgjidhej deputet por parita e tij PDI, do të futej për herë të parë në historinë e pluralizmit në Kuvend dhe do të kishte mundësinë që ngrinte zërin për çështjen came, lightmotiv i këtij grupimi politik.

Por menjherë pas krijimit të këtij realiteti politik, në skenë doli, deputeti (asokohe) socialist Shpëtim  Idrizi i cili pa një mundësi të artë për të shtuar kapitalin e tij politike dhe duke negoicuar me Dashamir Tahirin, deputetin e ri çam, arriti që ta bindë atë të shkëputej nga PDI dhe të formonin sëbashku një parti të re që do të kishte tashmë jo një, por dy deputet.

Kështu lindi PDU, Partia Drejtësi dhe Unitet. Dhe në këtë mënyrë Tahir Muhedini që praktikisht e kishte krijuar si figurë politike, u ndje i tradhëtuar nga “shoku i tij ngushtë” Dashamir Tahiri.

Për gati dy vjet mardhëniet mes PDU dhe PDI ishin të ngrira me Shpëtim Idrizin i cili më shumë se i përçarë, kërkonte që të bashkonte dy partite came, pas shumë tratativash, arriti ta bindte Tahir Muhedinin që të bashkoheshin dhe partitë e tyre të shkriheshin në një. Lindi kështu PDIU, që njohim sot, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e cila do të kishte kryetar Shpëtim Idrizin dhe President Nderi Tahir Muhedinin, dhe nënkryetar Dashamir Tahirin. 

Deri para një muaji e gjitha shkonte si mos më mirë por pa pritur në e-mail-et e gazetarëve filluan të mbërrinin njoftimi për aktivtetet e Deputetit Dashmir Tahiri në të njëjtin emër adrese dhe jo nga adresa PDIU siç njoftoheshin si gjithmonë.

Dhe tashmë pas emërimi të dy zëvendësministrave nga rradhët e PDIU-së, sipas marrëveshjes që Shpëtim Idrizi kryetar, ka me kryeministrin Sali Berisha për bashkëqeverisjen menjëherë rezulton se deputeti dhe krahu i djathtë i Idrizit, Dashamir Tahiri nuk ndan të njëjtën mendje me kryetarin e tij.

Këto janë disa nga detajet e fshehta të bashkëjetesës brenda asaj që njihet si partia e çamëve por që nga ana tjetër gjithmonë ka patur edhe një tis anakronie qe deputeti çam i Vlorës Dashamir Tahiri ka për dobësinë pozitive që ai shfaq herë pas herë për kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit prej kohësh flitet së është “i bezdisur” nga kërkesat e Shpëtim Idrizit për tu futur si ministër në qeveri por që për situata të caktuara çështja nuk është zgjidhur asnjëherë deri në fund mes dy aleatëve. 

Por është gjithashtu e ditur se kryministri Berisha, është një mjeshtër për të përçarë aleatët e tij kur ata e shqetësojnë më shumë sa duhet dhe kjo i shërben atij për të shantazhur duke i’u mbyllur gojën atyre sëbashku me kërkesat që ata kanë. Dhe pikërisht në këtë moment të vjen në mendje dobësia që deputeti i Vlorës, Dashamir Tahiri ka shfaqur për kryeministrin Sali Berisha në 3 vitet e fundit, dobësi të cilën kryeministri Berisha duhet të jetë duke e përdorur pikërisht në këto momente duke kundërvënë ndaj njëri-tjetrit dy “vëllezër çamë” për të mbajtur sërish balancat të paprekura në qeverinë e tij. 

Por sido që të jetë shkojnë punët sa i takon angazhimit “të ethshëm” politik të deputetit çam të Vlorës, Dashamir Tahiri i cili madje para disa kohësh shkoi edhe SHBA ku takoi “me të vetën” disa zyrtarë të lartë të kongresit e kështu me radhë, gjithmonë ky i fundit nga shqiptarët do të mbahet mend në këtë video ku sëbashku me ish-kryekriminelin e Vlorës Zani Çaushi morën armët në dorë në vitin 1997 dhe zotoheshin se do të mbronin Vlorën nga SALI BERISHA!….