Lajme Shqip Thursday, 05 July 2012 11:10

“Me femra, me meshkuj apo edhe vetëm, për mua s’ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që të kem raporte seksuale sa më të shpeshta”.

Kështu rrëfen aktorja amerikane Cameron Diaz në një intervistë pa dorashka për revistën Max me titullin “E dua seksin”.

Aktorja kaliforniane pranon se ka fjetur disa herë me femra të tjera, megjithëse mohon të quhet lesbike.

“Me femra? Po, më ka ndodhur të bëj seks, por nuk jam lesbike, por as e kundërta s’jam. Nëse do të mund të zgjidhja tre femra të famshme për të pasur marrëdhënie seksuale, ato do të ishin të bukura dhe inteligjente, si Heidi Klum, Katie Holmes apo Julianne Moore”, ka thënë Diaz.

“Gjithnjë e kam pohuar dhe pranuar: seksi të bën mirë për shëndetin, moralin dhe në momente të vështira të ndihmon dhe të mban larg drogës dhe alkoolit”.

 
Lajme Shqip Thursday, 24 May 2012 16:30

Yjet e showbizi-t duket se harrohen në gotat e alkoolit aq sa humbasin kontrollin dhe përfundojnë me foto aspak të këndshme nëpër faqet e para të tabloidëve rozë.

Mesa duket në këtë grackë ka rënë edhe aktorja e Hollivudit Cameron Diaz e cila e veshur plot sharmë dhe shije ka hyrë në një klub natë ne Londër dhe si pasojë e konsumimit të një sasie të madhe Whisky ka dalë prej andej e shpërfytyruar.

Është dashur ndihma e truprojave të aktores që Diaz të mund të linte lokalin pasi mesa duket këmbët e saj të bukura iu nënshtruan efektit të alkoolit. 39-vjeçarja ka forma perfekte por episodet e fundit me alkoolin tregojnë një imazh aspak të mirë tek fansat që s’i ka të paktë.

 
Lajme Shqip Thursday, 12 January 2012 14:04

Ajo nuk ka bërë asnjë rrëfim apo asnjë mohim, por në disa raste fjalët janë të varfra kur fotografia flet më së miri.

Aktorja bukuroshe 39 vjeçare pas pushimeve të saj të fundit në Hawaii ka ndezur polemikat mbi ndryshimin e dukshëm të përmasave të gjoksit të saj.

Nga vetë fotografitë kuptohet qartë se ky ndryshim kaq i madh nuk mund të ndodh thjeshtë natyrshëm, por sigurisht me ndërhyrjen e një bisturie të vogël! (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 14 October 2011 09:29

Angli – Cameron Diaz po bëhet londineze…

Kështu mund të themi për të qëkurse ka blerë një apartament në zonën Belsize Park, në veri të qytetit. Shtëpia e saj e re ndodhet në një zonë ku edhe komshinjtë janë interesantë, si psh Gwyneth Paltrow, Stella McCartney dhe Jude Law.

Përveç këtyre, Diaz i ka habitur gjithë komshinjtë e tjerë me thjeshtësinë e saj. Ajo dal rrugës si të ishte një njeri i thjeshtë dhe jo një div e hollivudit. Është parë të pijë kafenë në lokalin e lagjes “Starbucks” dhe të ecte rrugës pa u preokupuar aspak për reagimet e atyre që e njihnin.


Mbas kësaj periudhe të vështirë që po kalon në jetën e saj, pas ndarjes me të dashurin Alex Rodrigues, duket se Cameron po gjen qetësi në këtë qytet të ri, ku edhe miqtë janë të rinj, si p.sh Princ Harry, pretenduesi i ardhshëm i Mbretërisë së Anglisë. Sipas burimeve, thuhet se të dy frekuentojnë të njëjtën palestër dhe se midis tyre ka lindur një shoqëri e mirë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 03 October 2011 14:20

New York – Aktorja e mirënjohur Cameron Diaz është fotografuar me një pamje aspak të mirë gjatë kësaj fundjave. 38 vjeçarja duket qartë që po vuan ndarjen nga i dashuri Alex Rodriguez.

Pamja e trishtueshme, e lodhur dhe me shikim të humbur në mendime është mjaft e qartë. Megjithëse ka shkuar në sallonin e bukurisë për të rregulluar thonjtë e saj, as kjo gjë nuk e ka bërë të ndihet mirë e t’i dhurojë një buzëqeshje.

Vetëm përpara dy javësh çifti dha lajmin e ndarjes, lajm të cilin e dha Alex duke thënë:

“Unë e dua shumë Cameron. Ne do të jemi gjithnjë miq me njëri-tjetrin.”

Tani mbas ndarjes së tyre, lojtari i Yankee-s është shpërngulur në një shtëpi të re prej 24 milion dollarësh. Punimet në shtëpinë e tij të re filluan që kur ai ndodhej akoma në shtëpinë e aktores Diaz.

Duket se Diaz po i eviton takimet me ish të dashurin e saj, pasi në festën për bamirësi që organizoi Jay-Z, pikërisht në lagjen e saj, ajo nuk u duk fare kur Alex Rodrigues erdhi dhe kontribuoi për fondacionin e tij. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 31 August 2011 17:48

Aktorja 39-vjeçare, Cameron Diaz, në rolin e saj në “Bad Teacher” është shndërruar në aktoren më të kërkuar për herë të tretë gjatë kësaj vere.

Ky film ka shënuar një kërkesë të madhe në mbarë botën me rreth 200 milion vizitorë.

“Bad Teacher” është një film tek i cili do të jenë pjesëmarrës edhe Jason Segel dhe Justin Timberlake.

Filmi i cili duket se do të arrijë shitje më shumë nga çfarë ishte menduar, do të rrisë fitimet e të gjithëve. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 11:22

Aktorja Cameron është shumë e zënë me shtatzëninë e saj. E veshur me një palë pantalona të ngushta dhe një bluzë të ngushtë, barku i saj ishte mjaft i dukshëm. Por i dashuri i saj Alex Rodriguez nuk do të jetë i angazhuar për mobilimin e dhomës së foshnjes, pasi ky është roli i saj i fundit.

E ngarkuar për të luajtur rolin e një gruaje shtatzënë në filmin “What To Expect When You’re Expecting”, ajo ka ditur të duket mjaft seksi megjithëse ndryshimit të formave të saj.

Filmi i cili po xhirohet në Atlanta është i bazuar në një roman best-seller që flet tre çifte që janë në pritje për t’u bërë prindër.

Aktorët e përfshirë në këtë film janë Jennifer Lopez, Anna Kendrick, Chace Crawford, Chris Rock dhe Glee’s Matthew Morrison. Gjithashtu pritet që të marrë pjesë edhe Cheryl Cole në këtë film. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 15:57

Cameron Diaz thotё se skenat e seksit me ish-tё dashurin e tij Justin Timberlake i kanё pёlqyer shumё.

Tё dy yjet hollivudian kanё qёnё bashkё nё njё lidhje pёr afёrsisht katёr vitesh dhe tani filmi “Bad Teacher” i ka rimbledhur tё dy bashkё.

Ajo ёshtё shprehur: “Nёse do tё kishte qёnё dikush tjetёr do ta kisha patur tё vёshtirё tё luaja nё atё skenё. Do tё kishte qёnё njё interpretim plotёsisht ndryshe. Fakti qё ai ishte ish-i im mё bёri tё ndihesha mё rehat.

Ne ishim tё aftё tё bёnim disa gjёra qё me tё tjerё nuk do i kishim bёrё dot. Ndёrmjet nesh kishte shumё besim. Unё dhe Justin e njohim shumё mirё njёri-tjetrin dhe ne i dijmё kufijtё e marrёdhёnies tonё. Prandaj kishim mirёkuptimin e secilit dhe ndiheshim rehat teksa aktronim nё skenat seksuale.”

Cameron luan rolin e njё mёsuese me gojё tё ndyrё qё babai i saj pasanik e ka braktisur dhe ajo tani kёrkon tё joshё personin e radhёs pёr tё fituar biletёn pёr vaktin e saj tё radhёs.

Justin ёshtё njё njeri tepёr idealist por njё koleg shumё pasanik, tё cilin ajo kёkon ta fusi nёn kthetrat e saja.

Justin thotё: “Ishte shumё e rehatshme tё luaje me tё pasi nё film ndiheshe vetёvetja. Vetёm se ishte shumё e vёshtirё kur kamera tё afrohej nё fytyrё. Drejtori, Jake, shpesh herё na gёrthiste: “Mjaft juve, mё tё egёr, nxirrini buzёt mё shumё…!””.

Filmi i tyre ‘Bad Teacher’ pritet tё dalё shumё shpejtё.

 
Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 06:41

Seksi si asnjёherё tjetёr, aktorja 38-vjeçare Cameron Diaz di shumё mirё si ta trajtojё veten.

Pёr revistёn ‘Maxim’ ajo ka pozuar nё mёnyrё tepёr provokuese duke nxjerrё nё pah linjat e saja perfekte. Ajo thotё se i dashuron burrat dhe se roli i saj nё njё marrёdhёnie ёshtё ai i mёsueses sё ‘keqe’. Pёr tё martesa ёshtё institucioni ku pasioni vdes.

“Unё i dua burrat mё shumё se çdo gjё. Dua qё tё jenё tё gjithё tё lumtur dhe tё kenё eksperienca. Por burrat kanё nevojё pёr gra tё cilat i sfidojnё dhe jo tё merren me vogёlsirat. Dhe gratё nuk duhet tё tregohen tё çmendura kur burrat i thonё ndonjё gjё qё mund ta friksojё, por duhet t’i sfidojnё edhe nё atё rast”, ёshtё shprehur ajo ndёr shumё tё tjera.

Revista e cila ka dalё kёtё javё po bёn shitje fantastike vetёm nga kapaku me foton intriguese tё aktores, e cila ndёr tё tjera ajo jep edhe leksione pёr seksin.

Pёr Cameron femrat mё seksuale janё Mila Kunis, Natalie Portman dhe vajzat e Victoria’s Secret.