Lajme Shqip Saturday, 28 January 2012 20:37

Bajern Mynih, Borusia Dortmund dhe Shalke vazhdojnë të kryesojnë së bashku kampionatin gjerman të futbollit edhe pas javës së 19-të.

Bavarezët kanë mposhtur Volfsburgun me rezultatin 2-0, ndonëse i është dashur të djersijnë jo pak për të siguruar këtë sukses pasi avantazhi u gjet vetëm në minutë e 60-të me anë të Gomez, ndërsa një gol në minutat shtesë i Roben vulosi rezultatin përfundimtar.

Ndërkohë, gjithçka ka qenë më e thjeshtë në Dortmund, ku kampionët në fuqi të Borusias shënuan 3 gola të njëpasnjëshëm në portën e Hofenhaim, ndërsa rrjeta e Xhonson shërbeu vetëm për të rregulluar statistikat përfundimtare të takimit për ekipin mik.

Ndeshja e darkës, ajo mes Këlnit dhe Shalkes i ka buzëqeshur ekipit nga Gelsenkirshen. Ndonëse vendasit kanë kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të Podolskit, një pjesë e dyte e shkëlqyer e Shalkes me katër gola të njëpasnjëshëm ka sjellë edhe suksesin 4-1 për ekipin e drejtuar nga Hub Stivens. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

28.01.2012

Augsburg-Kaizerslautern           2-2

Bajern Mynih-Volfsburg             2-0

Borusia Dortmund-Hofenhaim   3-1

Herta-Hamburg                           1-2

Verder Bremen-Leverkusen       1-1

Këln-Shalke                                  1-4

Renditja

Bajern Mynih 40, Borusia Dortmund     40, Shalke 40, Borusia M’gladbah 36, Verder Bremen 31, Bajer Leverkusen 30, Hanover 27, Hofenhaim 23, Volfsburg 23, Shtutgart 22, Hamburg 22, Këln 21, Nyrenberg 21, Herta 20, Mainc 18, Kaizerslautern 18, Augsburg 16, Fraiburg 16.