Lajme Shqip Saturday, 21 January 2012 18:20

Shalke nuk e ka patur të vështirë të fitojë 3-1 ndaj Shtutgartit duke u ngjitur në kreun e renditjes së Bundesligës, me pikë të barabarta me Bajernin e Mynihut.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Matip, ndërsa Papadopoulos  shënoi golin e dytë në minutën e 57-të pas një gjuajtje me kokë.

Adoleshenti Julian Draksler më pas finalizoi një aksion në të cilin u përfshinë edhe Klas-Jan Huntelar dhe Raul për të shënuar golin e tretë kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi i takimit. Ngushëllimi i vetëm për miqtë erdhi kur Shinji Okazaki gjet rrjetën para vërshëllimës përfundimtare..

Bajerni dhe Shalke mund të arrihen në renditje nga kampionët në fuqi të Borusias së Dortmundit, të cilët luajnë nesër në fushën e vështirë të Hamburgut. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

21.01.2012

Fraiburg-Augsburg       1-0

Hofenhaim-Hanover     0-0

Nyrenberg-Herta          2-0

Shalke-Shtutgart           3-1

Volfsburg-Këln               1-0

Kaizerslautern-Verder  0-0

Renditja

B. Mynih 37, Shalke 37, B. M’gladbah 36, B. Dortmund 34, Verder Bremen 30, Leverkusen 26, Hanover 24, Hofenhaim 23, Volfsburg 23, Shtutgart 22, Këln 21, Nyrenberg 21, Herta 20, Hamburg 19, Mainc 18, Kaizerslautern 17, Fraiburg 16, Augsburg 15.

 
Lajme Shqip Friday, 20 January 2012 22:51

Bajernit të Mynihut nuk i ka mjaftuar thirrja e trajnerit Heinkes dhe kapitenit Lahm për vemendje në ndeshjen e parë, pasi bavarezët janë dërrmuar keqazi 3-1 në fushën e Borusia Mynshengladbah duke i dhënë mundësinë ndjekësve që t’i afrohen në kreun e renditjes së Bundesligës.

Marko Reus, talenti 22 vjeçar i Gladbah, pasi ka refuzuar transferimin te bavarezët gjatë merkatos së janarit, i ka shkaktuar një tjetër dhimbje koke atyre me ndeshjen e tij të jashtëzakonshme. Mesfushori ka qenë autor i golit të avantazhit në minutën e 11-të, ndërsa mbrojtja kundërshtare e ka patur shumë të vështirë të kontrollojë atë gjatë 90 minutave.

Për pjesën tjetër ka menduar një tjetër emër që ka rënë në sy në pjesën e parë të sezonit, 20 vjeçari Patrik Herrman, i cili në minutat 41 dhe 71 ka mbyllur praktikisht çdo histori rreth kësaj ndeshje. I kotë ka qenë goli i Shvajnshtajger në minutën e 76-të, i cili do të shërbejë vetëm për statistikën finale të ndeshjes.

Tani Bajern vazhdon të kryesojë renditjen, por ka vetëm një pikë avantazh pikërisht ndaj Borusia Mynshengladbah, ndërsa Borusia Dortmund dhe Shalke, të cilat kanë 3 pikë diferencë, luajnë nesër. (LajmeShqip.com)