Lajme Shqip Saturday, 05 May 2012 18:46

Borusia Dortmund e ka festuar në mënyrë spektakolare fitoren e titullit të dytë radhazi në Bundesligë me një fitore rekord 4-0 ndaj Fraiburgut. 

Blashçzhikovski dhe Levandovski shënuan nga dy gola për skuadrën e Jurgen Klop, duke çuar pathyeshmërinë e skuadrës së tyre në 28 ndeshje radhazi në mënyrë spektakolare. Kjo fitore e çoi këtë skuadër në kuotën rekord të 81 pikëve në 34 ndeshjet e zhvilluara, ndërsa në fund ekipi kishte mundësinë të ngrinte trofeun e kampionatit para 81 mijë të pranishëmve në “Vestfalenshtadion”.

Rezultati më i bujshëm ishte humbja e Këln në shtëpi përballë Bajern Mynih, me rezultatin 1-4. Disfata ka bërë që Këlni të bjerë automatikisht nga kategoria, ndërsa Herta Berlin ka fituar mundësinë që të qëndrojë ende në garë për një vend në Bundesligë në sezonin e ardhshëm pasi do të zhvilojë play-off kundër ekipit që renditet e i treti në Bundesligën 2.

Pas rezultateve të sotme, janë konfirmuar të gjitha verdiktet e sezonit përsa i përket Kupave të Evropës. Në Ligën e Kampioneve janë kualifikuar automatikisht Borusia Dortmund, Bajern Mynih dhe Shalke, ndërsa Borusia Mynshengladbah do të marrë pjesë në turin paraeliminator të këtij turneu. Në Europa League do të shkojnë Bajer Leverkusen, Shtutgart dhe Hanover. Ndërkohë, gara për golashënuesin më të mirë është fituar nga Jan Klas Huntelar që ka shuar dy gola duke e mbyllur sezonin me 29 të tillë. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

Augsburg-Hamburg                  1-0

34′ Ko

Verder Bremen-Shalke             2-3

42′ (p), 82′ Pizarro / 20′ Draksler, 65′, 74′ Huntelar

Shtutgart-Volfsburg                  3-2

28′ Helmes, 73′ Kakau, 77′ Maza / 60′ Rus, 79′ Traore

Hanover-Kaizerslautern           2-1

38′ (ag) Bugera, 71′ Ja Konan / 7′ De Uit

Borusia Dortmund-Fraiburg    4-0

5′, 39′ Blashçzhikovski, 20′, 27′ Levandovski

Mainc-Mynshengladbah           0-3

31′, 61′ Reus, 69′ De Kamargo

Këln-Bajern Mynih                    1-4

63′ Novakoviç / 34′, 85′ Myler, 52′ (ag) Geromel, 54′ Roben

Nyremberg-Bajer Leverkusen 1-4

58′ Mak / 7′, 30′, 89′ Kiessling, 77′ Shurle

Herta Berlin-Hofenhaim            3-1

14′, 78′ Ben Hatira, 91′ Rafael / 85′ Komper

Renditja

Borusia Dortmund 81, Bajern Mynih 73, Shalke 64, Borusia Mynshengladbah 60, Bajer Leverkusen 54, Shtutgart 53, Hanover 48, Volfsburg 44, Verder Bremen 42, Nyremberg 42, Hofenhaim 41, Fraiburg 40, Mainc 39, Hamburg 36, Augsburg 38, Herta Berlin 31,  Këln 30, Kaizerslautern 23.