Lajme Shqip Sunday, 25 March 2012 20:21

Borusia Dortmund ka fituar 6-1 përballë Këlni për t’iu përgjigjur Bajern Mynih dhe për të ruajtur distancën prej 5 pikësh që kanë në kreun e renditjes ndaj bavarezëve. 

Ndeshja ka filluar me një gol të skuadrës vendase, të cilët me anë të Novakoviç tronditën kryesuesit e kampionatit në minutën e 13-të. Por skuadrat shkuan në barazim në pushimin e ndeshjes pasi ishte Pizhek që barazoi rezultatin në minutën e 26-të.

Pjesa e dytë është tërësisht e Borusia Dortmund që gjen me lehtësi rrugën e rrjetës sa herë që shfaqet në sulm. Kagaua (2), Levandovski, Gyndogan dhe Perishiç janë autorët e golave për “kanarinat” që regjistrojnë një fitore tenistike.

Ndërkohë, në sfidën tjetër të të dielës, Shtutgart ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Nyrenbergut për t’u ngjitur në vendin e 7-të në renditje. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 25 March 2012 10:57

Presidenti i Bajern Mynih, Uli Hënes, ka thënë se pret me padurim “momentin e të vërtetës” të muajit të ardhshëm kur ekipi i tij do të përballet me Borusia Dortmund në kampionat.

Me 11 prill, bavarezët do të udhëtojnë drejt Dortmundit për ndeshjen e Bundesligës ndaj kryesuesve që mund të përcaktojë fatin e sezonit për dy ekipet të cilat do të përballen më pas edhe për Kupën e Gjermanisë në finalen e majit.

“Jam i bindur se do të shpallemi kampionë të Gjermanisë nëse mundim Dortmundin, pavarësisht asaj që ndodh para apo pas asaj ndeshje. Kur të ndeshemi me Dortmundin, do të jetë momenti i të vërtetës”.

“Kuptohet që dy skuadrat do të luftojnë edhe në distancë, por ne duhet të vazhdojmë të ngulim gjilpëra në shpinën e tyre. Një fitore ndaj një skuadre të fortë si Hanover është një gjilpërë që do të ketë efekt me siguri”, tha Hënes. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 24 March 2012 19:56

Bajern Mynih ka bërë detyrë përballë Hanoverit duke marrë tri pikë shumë të vlefshme në luftën për titullin kampion. Bavarezët kanë fituar 2-1 falë golave të Toni Kros në minutën e 36-të dhe Mario Gomez në minutën e 68-të, ndërsa Ja Konan shkurtoi diferencën në minutën e 74-t. Tani diferenca me Dortmundin kryesues është vetëm dy pikë, por këto të fundit luajnë nesër ndeshjen e tyre ndaj Këln. 

Borusia Mynshengladbah ka pësuar humbjen e parë në shtëpi për këtë sezon duk u mundur nga Hofenhaim dhe duke humbur përfundimisht hapin e skuadrave të kreut të renditjes. Ndonëse vendasit kaluan në avantazh me anë të Reus në minutën e 38-të të ndeshjes, 2 gola në 3 minuta vulosën fatin e takimit në favor të miqve. Firmino shënoi golin e barazimit në minutën e 77-të, ndërsa Vukçeviç i dha suksesin skuadrës së tij vetëm dy minuta më vonë. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

Bajern Mynih-Hanover           2-1

Fraiburg-Kaizerslautern          2-0

Mainc-Herta                               1-3

Mynshengladbah-Hofenhaim   1-2

Verder Bremen-Augsburg         1-1

Shalke-Leverkusen                    2-0

Renditja

Borusia Dortmund 59, Bajern Mynih 57, Shalke 53, Borusia Mynshengladbah 51, Bajer Leverkusen 40, Verder Bremen 40, Hanover 38, Volfsburg 37, Shtutgart 36, Hofenhaim 33, Nyrenberg 31, Mainc 30, Këln 28, Fraiburg 28, Augsburg 27, Hamburg 27, Herta 26, Kaizerslautern 20.