Lajme Shqip Saturday, 29 March 2014 17:04

Zëvendësi i Hashim Thaçit, Bujar Bukoshi ka thënë se nuk po frikohet të tregojë të vërtetën për kontradiktat që kanë të bëjnë me luftën e fundit. Ai ka thënë se debati për UÇK”në dhe FARK”un është i kotë.

Sidoqoftë, Bukoshi thotë se krejt në fund do të jap edhe mendimin e tij për marrëveshjet që kanë ekzistuar mes Qeverisë në Ekzil dhe udhëheqësve të UÇK’së.

Hashim Thaçi e përmendi në Kuvendin e Kosovës emrin e Bujar Bukoshit, si njeriun me të cilin kishte arritur marrëveshje në kohën e luftës për bashkimin e gjithë luftëtarëve nën emblemën e UÇK’së.

Por, ish-Kryeministri në Ekzil, Bujar Bukoshi thotë se nuk dëshiron të përfshihet në këtë debat. E cilëson joprdokuktv dhe të kotë kohën se kur është hapur tema e UÇK’së dhe FARK’ut të udhëhequr nga Qeveria e tij.

“Jo nuk dua ta sqaroj. Dua t’i lë të tjerët të sqarojnë e pastaj unë i sqaroj. Ky debat është i panevojshëm. Ai kapitull është mbyllur dhe s’dua të hyjë në këtë debat”, ka thënë Bukoshi për Express, të shtunën.

Bukoshi ka mohuar se po i frikësohet dikujt meqë nuk po e sqaron se për çfarë ishte marrë vesh me Hashim Thaçin në kohën e luftës.

“Eventualisht në fund unë mund të them diçka. Nuk jam i njohur se i frigohem dikujt. Nuk është punë frike kjo”, ka thënë ai.

Sipas tij, debati për UÇK’në dhe FARK’unë është joproduktiv dhe shterpë.

Ndryshe, Hashim Thaçi e Xhavit Haliti kanë deklaruar në Kuvendin e Kosovës se s’ka pasur kurrfarë FARK’u në luftë, por ka pasur vetëm UÇK. Mbi këtë bazë parashihet edhe të ndahen benificionet të cilat i parasheh Ligji, i cili nuk hyri në rend të ditës në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës.

LDK po kërkon që në Ligj të përfshihet edhe FARK’u dhe Ministria e Mbrojtjes, derisa Qeveria dhe PDK po insistojnë që në ligj të jetë vetëm emri UÇK.

Ndërkohë, Adem Demaçi e ka konfirmuar për Express marrëveshja e Oslos me Ahmet Krasniqin ka pasur qëllim bashkimin e të gjitha forcave në kuadër të UÇK’së për të luftuar kundër serbeve.