Lajme Shqip Thursday, 05 December 2013 11:35

Bruksel- Me 49 vota pro dhe një kundër, Komisioni i Jashtëm i Parlamenti Europian miratoi sot rezolutën e raportuesit për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç. Gjatë diskutimeve të Komisionit të Jashtëm të PE-së, deputetët kanë kërkuar që mazhoranca dhe opozita të bashkëpunojnë për integrimin.

Kjo rezolutë është përgatitur nga raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç. Në fjalën e tij eurodeputeti, Volfgang Grossruck deklaroi se, ka vota pro dhe kundër kësaj rezolute. Sipas tij, i është kërkuar që qeveria të bashkëpunojë më opozitën dheqeveria e vjetër bëri një kalim normal të pushtetit. Edhe kjo duhet të përmendet.

“Opozita pranoi humbjen në zgjedhje, pasi ky ishte fakti që Shqipëria e humbi vitin e kaluar statusin. Kjo duhet të përmdendet, pasi nuk duhet dhënë ideja që u prit për tu ndryshuar qeveria dhe Shqipërisë ti jepej statusi i vendi kandidat”, theksoi gjatë fjalës së tij Grossruck. /albeu/

 

 
Lajme Shqip Friday, 28 June 2013 10:10

Bruksel -( E plotësuar) Në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Bruksel, sot edhe formalisht është miratuar autorizimi për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosovën.

Këtë e ka shpallur presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy.

Më herët, Herman Van Rompuy, ka shpallur nëpërmjet rrjetit social Tëitter, se Bashkimi Evropian e ka miratuar vendimin për hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në Bashkimin Evropian.

Pritet që bisedimet me Serbinë të fillojnë në muajin janar të vitit të ardhshëm.

 

Sot vendimi për MSA-në 

 

Bruksel – Në Bruksel vazhdon edhe sot Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian, ku pritet të formalizohet nisja e negociatave për anëtarësimin e Serbinë në BE, por gjithashtu edhe Kosovës pritet t’i konfirmohet hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në, raporton K.press. 
Ndërkohë, samiti i liderëve të Bashkimit Evropian është mbajtur edhe dje, ku kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se mbledhja e parë BE-Serbi, në lidhje me negociatat e anëtarësimit të kësaj të fundit në bllokun evropian, mund të mbahet në janar të vitit 2014, vetëm nëse në dhjetor ka verifikime të sakta për zbatimin e plotë të marrëveshjes me Kosovën.
Dje po ashtu, liderët e BE-së parimisht i dhanë sinjalin se mund nisjen negociatat për anëtarësim me Serbinë në BE, kurse sot pritet vendimi për Kosovën.

 
Lajme Shqip Thursday, 27 June 2013 09:36

Bruksel – Shtetet e Ballkanit do të jenë një ndër temat kryesore të samitit të liderëve të Bashkimit Evropian të enjten dhe të premten në Bruksel.

Samiti pritet të formalizoj Kroacinë më 1 korrik si vendin e 28-të anëtar të BE-së, që njëherësh paraqet edhe zgjerimin e fundit prej se Bullgaria dhe Rumania u pranuan më 2007.
Brukseli gjatë këtyre dy ditëve pritet t’i konfirmoj Kosovës hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në.
Të premten liderët evropian pritet po ashtu që të formalizojnë edhe nisjen e negociatave për anëtarësim me Serbinë.

 

 

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 25 June 2013 08:35

Bruksel – (E plotësuar) Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar që të hapen negociatat mes BE-së dhe Kosovës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. 

Komisioneri evropian për Zgjerim Stefan Fuele tha të martën gjatë një konference për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm evropian në Luksemburg, se gjithçka është gati që Kosovës t’i hapet rruga për integrime evropiane.

“Ministrat janë pajtuar që të hapen negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën. Mandati për këto negociata është caktuar, dhe ai formalisht do të miratohet të premten, [po atë ditë] edhe do të miratohen edhe konkluzionet e Këshillit të Evropës”, ka thënë komisionari Fuele.

Sipas tij, negociatat për MSA-në me Kosovën “mund të nisin menjëherë” pasi ato të jenë adoptuar nga Këshilli i Evropës, raporton rel. 

Serbia në anën tjetër ka marrë po ashtu vizën nga kryediplomatët e vendeve anëtare të unionit, për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Komisionari Stefan Fule tha se do të varet nga Këshilli i Evropës që të miratoj kornizën e tashme kohore nëse konferenca ndër-qeveritare do të zhvillohet “më së largu në janar të vitit të ardhshëm”.

“Por kjo nuk e përjashton mundësinë që ajo [konferenca ndër-qeveritare] të ndodh edhe më herët”, tha Fuele.

Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një pajtim paraprak që të hapin negociatat me Serbinë.

Rezultati i takimit të sotëm në Luksemburg, kërkon konfirmim të liderëve evropian të cilët pritet të takohen të enjten dhe të premtën në Bruksel.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian ka përshëndetur rezultatin që kanë prodhuar kryediplomatët e vendeve anëtare të BE-së, duke e quajtur si “provë e kredibilitetit pas hapave të paprecendetë që u ndërmorën në normalizimin [e marrëdhënieve] me Kosovën”.

 

Pritet MSA për Kosovën, negociatat për anëtarësimin e Serbisë

 

Bruksel – Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot zyrtarisht për Kosovën dhe Serbinë.

Në takimin e tyre në Luksemburg pritet të miratohen konkluzat, të cilat do të propozojnë nisjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën, raporton rel. 

Në konkluzat përkatëse thuhet se normalizimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve Kosovë-Serbi do të jetë kusht për të dyja palët që të ecin drejt BE-së, pa pasur mundësi që ta pengojnë njëra-tjetrën në këtë rrugë.

Në ditën e parë të takimit, minisrat e Jashtëm evropianë kanë diskutuar për çëshje të ndryshme globale, ndërsa për Kosovën dhe Serbinë është biseduar në mënyrë joformale.