Lajme Shqip Wednesday, 25 June 2014 13:11

FIFA ka filluar procedurat disiplinore ndaj Luis Suarez, pas kafshimit që i bëri Giorgio Chiellinit. Sulmuesi i Liverpoolit, i cili edhe në të kaluarën ka bërë veprime të këtilla, kafshoi shpatullën e mbrojtësit italian në ndeshjen ndërmjet Azzurrëve dhe Uruguait.

Futbollisti i Juventusit ia tregoi shenjat arbitrit, mirëpo ai nuk mori ndonjë veprim për përjashtimin e 27-vjeçarit nga loja.

FIFA ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës njofton se kanë filluar hetimet dhe njëherësh ka kërkuar dëshmitë e Suarez apo Federatës Uruguaiane të Futbollit.

Nëse shpallet fajtor, për Suarez do të përfundojë Kampionati Botëror dhe ai mund të suspendohet deri në 24 ndeshje moslojë. 

 
Lajme Shqip Saturday, 29 June 2013 10:39

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, i është përgjigjur të gjitha kritikave mbi koston e lartë të zhvillimit të Kampionatit Botëror në Brazil duke premtuar t’i japë këtij vendi një pjesë të fitimeve, për një paketë prej 100 milion dollarësh.

Një shumë e njëjtë iu dha Afrikës së Jugut për të ndihmuar në projektet e zhvillimit pas përfundimit të Botërorit të kaluar, por deri dje, askush nuk priste që një “fond social” të krijohet edhe për aktivitetin në Brazil.

“Kemi lënë në Afrikën e Jugut një fond të veçantë prej 100 milion dollarësh, që kontrollohet nga qeveria e këtij vendi, FIFA dhe Federata e Futbollit atje. Jam i sigurt që një shumë e tillë, ndoshta edhe më e lartë, do të mund të caktohet edhe këtu. FIFA nuk ka si qëllim që të përfitojë nga vendi organizator, por të dhurojë diçka për këtë vend”, ishte deklarata e Blater, i cili është munduar të shuajë polemikat e lindura gjatë Kupës së Konfederatave me protestuesit që akuzojnë qeverinë se mendon më shumë për futbollin sesa për jetët e njerëzve.

Qeveria braziliane ka planifikuar një shpenzim të përgjithshëm prej 13.3 miliard dollarësh për stadiume, aeroporte dhe projekte të tjera infrastrukturore, me të paktën 3.5 miliard dollarë që janë investuar vetëm në stadiumet ku do të luhen ndeshjet. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 15 June 2013 18:30

Kombëtarja e futbollit e Zimbabves, një shtet që ka probleme të shumta ekonomike, mund të detyrohet të hedhë në fushën e lojës dy portierë në ndeshjen ndaj Guineas që luhet në Konakry të dielën, e vlefshme për eliminatorët e Botërorit 2014.

Një prenotim i vonë i biletave të avionit nga ana e Federatës Zimbabviane të Futbollit bëri që në avionin me të cilin duhej të udhëtonte skuadra, të gjendeshin vetëm 14 vende bosh, nga 25 që ishin parashikuar në delegacionin e ekipit, një pjesë e të cilit ka mbetur në Dakar në Senegal, ku kishin shkuar të gjithë bashkë.

Trajneri gjerman Klaus Diter Pagels dhe doktori i ekipit hipën në avion bashkë me 12 lojtarë, mes të cilëve ishin portierët Uashington Arubi dhe Maksuell Niamupangedengu.

Mediat afrikane raportuan se një prej mesfushorëve të përzgjedhur në aeroport, nuk po gjente dot pasaportën e tij në udhëtimin drejt Guineas dhe u bllokua në Nairobi të Kenias, duke bërë që tashmë trajneri Pagels të kishte në dispozicion vetëm 11 lojtarë, 2 prej të cilëve portierë.

Federata e Zimbabves ka lajmëruar FIFA-n për situatën ekstreme dhe ka bërë të qartë se po mundohet në të gjitha mënyrat që të dërgojë të paktën edhe një futbollist në Guinea për takimin e nesërm. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 12 June 2013 08:18

Radamel Falkao, Aleksis Sançez, Serxhio Aguero dhe Edinson Kavani gjetën të gjithë rrugën e rrjetës në natën kur Kolumbia ngushtoi diferencën me Argjentinën, Kili siguroi fitoren e dytë radhazi dhe Uruguai ringjalli shpresat për një kualifikim në Botërorin 2014. 

Penalltia e Falkaos ishte ajo që udhëhoqi Kolumbinë drejt suksesit 2-0 ndaj Perusë, duke afruar këtë skuadër vetëm 3 pikë larg Argjentinës që kryeson grupin e Amerikës Latine.

Edinson Kavani ishte po aq efektiv, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes në suksesin 1-0 të Uruguait ndaj Venezuelës, që çoi gjysmëfinalistët e Botërorit 2010 në vendin e pestë në grup, që për momentin i garanton pjesëmarrjen në play-off.

Ndërkohë, Kili përfitoi nga ringjallja e Aleksis Sançez dhe kthimi pak 8 vitesh në përfaqësuese i Klaudio Pizarro, për të fituar 3-1 ndaj Bolivisë dhe për të përforcuar pozitat në vendin e katërt në grup.

Në barazim 1- përfundoi ndeshja mes Ekuadorit dhe Argjentinës në Kuito, ku Lionel Mesi u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, por pa arritur të bëjë diferencën. Duhet theksuar se Argjentina kaloi e para në avantazh me Agueron, ndërsa vendasit nuk mundën të shënonin më shumë se një gol ndonëse realizuan shumë goditje nga këndi apo goditje dënimi pranë zonës kundërshtare në këtë sfidë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 08 June 2013 22:05

Zvicra ka bërë një hap para në grupin E të Eliminatoreve të Botërorit 2014 ku bën pjesë edhe Shqipëria, falë suksesit 1-0 ndaj Qipros. Por për të marrë këto tre pikë që shkëputin helvetet nga përfaqësuesja shqiptare e futbollit, atyre u është dashur të djersijnë shumë. 

Miqtë kanë zhvilluar siç pritej një lojë në mbrojtje, ndërsa kanë rezistuar mirë deri në minuat e fundit. Por pikërisht në minutën e 90-të, një pasim i Xherdan Shaqirit për Haris Seferoviç i ka mundësuar këtij të fundit të dërgojë topin në rrjetë, për të marrë këtë sukses të rëndësishëm.

Tani Zvicra kryeson grupin me 14 pikë, 4 më shumë se Shqipëria që mban vendin e dytë, ndërsa duket qartësisht se është ekipi i cili për momentin është shfaqur më në formë se të tjerët në grup. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 08 June 2013 10:55

Kili është ngjitur në vendin e katërt në renditjen e grupit kualifikues të Botërorit 2014 për Amerikën Latine, pas suksesit 2-1 ndaj Paraguait. Eduardo Vargas dhe Arturo Vidal ishin golashënuesit për Kilin, që me këtë sukses mbërriti të kapërcente Uruguain dhe të zaptonte atë që është vendi i fundit që të siguron kualifikimin direkt në aktivitet. 

Ndërkohë, ndeshja mes Argjentinës dhe Kolumbisë, dy skuadrave më të forta të Amerikës Latine, përfundoi në barazim 0-0, ndonëse zhvilluan një takim shumë argëtues. Argjentina mbetet në kreun e grupit me 25 pikë në 12 ndeshje, e ndjekur nga Kolumbia me 20, që ka një golaverazh më të mirë se Ekuadori i vendit të tretë, i mundur 1-0 në Peru në takimin e mbrëmshëm. (LajmeShqip.com)

Botërori 2014

Zona e Amerikës Latine

Bolivi-Venezuela           1-1

86’ Kampos / 58’ Arango

Argjentinë-Kolumbi      0-0

Paraguai-Kili                1-2

88’ Santa Kruz / 41’ Vargas, 56’ Vidal

Peru-Ekuador               1-0

11’ Pizarro

Renditja: Argjentina 25 pikë, Kolumbi 20, Ekuador 20,  Kili 18, Venezuela 16, Peru 14, Uruguai 13, Bolivi 10, Paraguai 8.

 
Lajme Shqip Saturday, 08 June 2013 10:52

Italia nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në Pragë përballë Republikës Çeke në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2014. Italianët kanë zhgënjyer në këtë sfidë, ku heroi i mbrëmjes ishte portieri Bufon. Ndërkohë, duhet theksuar se një problem më shumë për trajnerin Prandeli ishte kartoni i kuq i Mario Balotelit në pjesën e dytë të takimit. Gjithsesi, Italia mbetet e qetë në kreun e grupit të saj, ku një rezultat mjaft i veçantë ishte edhe fitorja e Maltës në fushën e Armenisë. 

Në ndeshjet e tjera të këtyre eliminatoreve bie në sy fitorja 1-0 e Portugalisë ndaj Rusisë me gol të Helder Postiga që në minutat e para të sfidës, ndërsa Kristiano Ronaldo & Co. kanë arritur të kalojnë në renditje skuadrën e Fabio Kapelos.

Edhe Belgjika ka bërë një hap të rëndësishëm para drejt Botërorit 2014 me fitoren 2-1 ndaj Serbisë, për të përforcuar vendin e parë në grupin e saj eliminator. Tronditëse ka qenë humbja 4-0 në shtëpi e Malit të Zi përballë Ukrainës, që dëmton shanset e ballkanasve për kualifikim dhe rikthen në garë ukrainasit. (LajmeShqip.com)

Botërori 2014

Kualifikueset Europiane

Grupi A

Belgjikë-Serbi              2-1

13’ De Bryn, 60’ Fellaini / 87’ Kolarov

Kroaci-Skoci               0-1

26’ Snodgras

Renditja: Belgjikë 19 pikë, Kroaci 16, Serbi 7, Uells 6, Skoci 5, Maqedoni 4.

Grupi B

Armeni-Maltë               0-1

8’ Mifsud

Republikë Çeke-Itali     0-0

Renditja: Itali 14 pikë, Bullgari 10, Republikë Çeke 9, Danimarkë 6, Armeni 3, Maltë 3.

Grupi C

Austri-Suedi                 2-1

26’ (p) Alaba, 32’ janko / 82’ Elmander

Irlandë-Ishujt Faroe      3-0

5’, 55’, 81’ Kin

Renditja: Gjermani 16 pikë, Austri 11, Irlandë 11, Suedi 8, Kazakistan 1, Ishujt Faroe 0.

Grupi E

Shqipëri-Norvegji         1-1

41’ Rama / 87’ Hogli

Islandë-Slloveni            2-4

22’ Bjarnason, 26’ (p) Finbogason / 11’, 85’ Kirm, 31’ (p) Birsa, 83’ Cesar

Renditja: Zvicër 11 pikë, Shqipëri 10, Islandë 9, Norvegji 8, Slloveni 6, Qipro 4.

Grupi F

Azerbajxhan-Luksemburg     1-1

72’ Abishov / 81′ Bensi

Portugali-Rusi               1-0

9’ Postiga

Renditja: Portugali 14 pikë, Rusi 12, Izrael 11, Azerbajxhan 4, Irlandë e Veriut 3, Luksemburg 3.

Grupi G

Letoni-Bosnje               0-5

48’ Luliç, 53’ Ibisheviç, 63’ Medunjanin, 80’ Pjaniç, 82’ Xheko

Lihtenshtejn-Sllovaki     1-1

13’ Bushel / 73’ Durica

Lituani-Greqi                0-1

20’ Kristodolopulos

Renditja: Bosnje 16 pikë, Greqi 13, Sllovaki 9, Lituani 5, Letoni 4, Lihtenshtejn 2.

Grupi H

Mali i Zi-Ukrainë          0-4

52’ Jarmash, 77’ Konoplianka, 85’ Fedetski, 90’ Bezus

Moldavi-Poloni 1-1

37’ Sidorenko / 7’ Blashzhçzikovski

Renditja: Mali i Zi 14 pikë, Angli 12, Ukrainë 11, Poloni 9, Moldavi 5, San Marino 0.

Grupi I

Finlandë-Bjellorusi  1-0

57’ Hamalainen

Renditja: Spanjë 11 pikë, Francë 10, Finlandë 5, Gjeorgji 4, Bjellorusi 3.

6~rt |7 �4 le” style=”text-decoration: none; cursor: pointer; color: black; padding-left: 20px; background-image: url(https://s1.swimg.net/gsmf/440/img/flags/16×16/plain/map.png); background-position: 0px -705px; background-repeat: no-repeat no-repeat;”>CileGuarda eventiMaggiori informazioniPeru1 – 0Equador

 
Lajme Shqip Sunday, 31 March 2013 17:39

Ish-sulmuesi i Anglisë, Geri Lineker, mendon se Anglia nuk ka asnjë shans për të fituar Kupën e Botës, pasi lojtarëve u mungon aftësia teknike për të përballuar skuadrat më të mira në botë. 52 vjeçari është i bindur se këtë fakt kanë filluar ta kuptojnë edhe tifozët e “tre luanëve” që nuk kanë më pritshmëri ndaj skuadrës.

“Në këtë pikë, kualifikimi në Botëror është i pranueshëm dhe të mbërrijmë në çerekfinale do të jetë një arritje, duke kaluar pritshmërinë. Nuk bëjmë pjesë në grupin kryesor të kombëtareve dhe nuk mund të presim që të fitojmë një turne madhor. Lojtarët tanë nuk janë të mirë sa duhet për t’u përballur me skuadra si Brazili, Argjentina dhe Spanja”.

“Nuk arrijmë të mbajmë topin sa duhet pasi lojtarët tonë nuk janë aq të aftë teknikisht sa duhet të jesh për të arritur në fazat e fundit të një aktiviteti të tillë. Me përjashtim të Uejn Runit, lojtarët tonë më të mirë nuk janë në moshën ku mund të japin maksimumin e tyre”.

“Të mbash topin është një kërkesë për çdo kombëtare që ka pretendime dhe paaftësia jonë për ta bërë një gjë të tillë është e vazhdueshme. Kuptohet që nuk mund të bëhet një transformim kaq drastik në 12 muajt e ardhshëm”, ishte vlerësimi negativ i Lineker mbi përfaqësuesen në radhët e të cilës ai ka shënuar 48 gola. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 27 March 2013 10:19

Ndeshja e luajtur në lartësinë 3650 metra mbi nivelin e detit në La Paz të Bolivisë u ka shkaktuar shumë probleme shëndetësore lojtarëve të Argjentinës të cilët e kanë përjetuar barazimin 1-1 si një fitore të jashtëzakonshme. 

Të pamësuar me trysninë e ajrit, kryesuesit e grupit eliminator të Amerikës së Jugut kanë shfaqur vështirësi të mëdha në lojën e tyre dhe kjo u tregua qartë nga problemet që patën lojtarët kryesorë. Sipas informacioneve nga vetë skuadra, Lionel Mesi është përfshirë nga një krizë të vjellash në pushimin e ndeshjes, ndërsa Di Maria, pas një përplasje në pjesën e dytë, kishte nevojë për bombol oksigjeni që të merrte veten.

Situata ishte aq e vështirë sa Mesi humbi edhe një rast të jashtëzakonshëm për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren në minutat e fundit. “Hezitova pasi është e tmerrshme të luash në një lartësi të tillë. Pasi bën një lëvizje me shpejtësi, e ke shumë të vështirë të rifitosh frymëmarrjen normale dhe të marrësh veten”, ishin fjalët e vetë Mesit pas përfundimit të ndeshjes.

Në ndeshjet e tjera të grupit, bie në sy fitorja e thellë 4-1 e Ekuadorit ndaj Paraguait, për të marrë vendin e dytë në grup, pikërisht pas krahëve të Argjentinës, duke kaluar Kolumbinë që këtë radhë u ndal në fushën e Venezuelës. (LajmeShqip.com)

Kualifikueset e Botërorit 2014, Amerika e Jugut

Rezultatet

Bolivi-Argjentinë           1-1

25’ Moreno / 44’ Banega

Ekuador-Paraguai         4-1

38’ Kaceido, 50’, 75’ Montero, 54’ Benitez / 15’ Kabajero

Kili-Uruguai                  2-0

10’ Paredes, 78’ Vargas

Venezuela-Kolumbi      1-0

13’ Rondon

Renditja: Argjentina 24 pikë, Ekuador 20, Kolumbia 19, Kili 15, Venezuela 15, Uruguai 13, Peru 11, Bolivia 9, Paraguai 8.

 
Lajme Shqip Tuesday, 26 March 2013 23:32

Spanja ka lënë pas krahëve polemikat e ditëve të fundit dhe dyshimet për formën e saj duke rimarrë kreun e grupit pikërisht në fushën e rivales së saj kryesorë, Francës. Iberikët kanë fituar 1-0 në Paris dhe tashmë janë ata që kryesojnë Grupin I duke qenë në një pozicion më të favorshëm për kualifikimin direkt në Botërorin 2014. 

Në një ndeshje mjaft spektakolare në “Parc Des Princes”, dy skuadrat kanë luajtur futboll të hapur dhe kjo ka bërë që të dy ekipet të kenë raste për të shënuar. Ndonëse Spanja ka pasur më shumë raste edhe për mbajtjen më të tepërt të topit, edhe francezët nuk kanë ngurruar të sulmojnë vazhdimisht, sidomos me Riberi që përhapte panik në mbrojtjen spanjolle sa herë që kishte topin.

Suksesi i Spanjës erdhi nga këmbët e Pedro Rodriguez, i cili arriti të shënonte golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 58-të. Më pas, Spanja u tërhoq disi në mbrojtje dhe vuajti për shumë minuta trysninë e vendasve, edhe pse këta të fundit mbeten me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Pogba. Për të siguruar rezultatin u deshën disa ndërhyrje vendimtare të Viktor Valdes, i cili bëri të harrohet mungesa mes shtyllave e Iker Kasijas, që në këtë ndeshje ishte një spektator mjaft i veçantë në tribunë.

Kur kanë mbetur edhe nga 3 ndeshje për t’u luajtur nga të dy skuadrat, Spanja ka një kalendar më të favorshëm, pasi luan dy prej tyre në fushën e saj, ndërsa Franca luan dy nga ndeshjet jashtë fushe. (LajmeShqip.com)

Grupi I

Francë-Spanjë              0-1

58’ Pedro

Renditja: Spanja 11 pikë, Franca 10, Gjeorgjia 4, Bjellorusia 3, Finlanda 2.