Lajme Shqip Thursday, 02 May 2013 15:14

Këta të akuzuar do të mbahen së paku deri në paraqitjen e tyre të ardhshme në seancën gjyqësore, më 14 Maj.

Dy prej tyre janë nga Kazakistani, ndërsa avokatët e tyre thonë se Azamat Tazhayakov dhe Dias Kadyrbaev, të dy të moshës 19 vjeçare, nuk janë të involvuar në sulmet me bomba më 15 Prill, nga të cilat u vranë tre vetë dhe u plagosën më tepër se 260 të tjerë.

Të dy të rinjët, që janë përshkruar si shokë të Tsarnaevit, janë të akuzuar për konspiracion për ta penguar drejtësinë.

I dyshuari i tretë, Robel Phillipos, shtetas amerikan, është i akuzuar për dhënien e deklaratave të rrejshme te hetuesit.

Megjithatë, këta të tre nuk janë akuzuar për involvim direkt në sulmet me bomba.

Të tre këta persona akuzohen për largimin e një traste dhe të laptopit nga dhoma e Tsarnaevit në Universitetin Masaçusets, në Dartmouth, pas një shkëmbimi të mesazheve tekstuale me Tsarnaevin.

Autoritetet amerikane thonë se trasta ishte e mbushur me gypa të fishekzjarreve, nga të cilët ishin zbrazur materialet shpërthyese.

Autoritetet theksojnë se xhelatina e vazelinës së vajgurit, poashtu, ishte larguar nga dhoma, pasi Kadyrbaev, kishte menduar se substanca ka mundur të përdoret për “bërjen e bombave”.

Sipas hetuesve, Kadyrbaev dhe Tazhayakov, i kishin dërguar pajisjet prapa në banesën e tyre, ndërsa Kadyrbaevi i kishte hedhur ato në mbeturina. Më vonë policia e ka gjetur trastën në një gropë.

Sipas dëshmive nën betim, të dy personat nga Kazakistani, nga raportet e mediave kishin konkluduar se pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë se Tsarnaev ishte idyshuar se është njëri nga sulmuesit me bomba.

Dzhokhar Tsarnaev, 19 vjeçar, mbetet në spital me plagët e pësuara gjatë shkëmbimit të të shtënave me policinë më 19 Prill, kur ai ishte zënë.

Vëllai më i madh i Dzhokarit, Tamerlan Tsarnaev, ishte vrarë gjatë shkëmbimit  të të shtënave me policinë, po atë ditë.

Nëna e tyre ka thënë se akuzat për sulm me bomba kundër djemve të saj, me kombësi çeçene, janë gënjeshtra.

Kadyrbaev dhe Tazhayakov janë arrestuar nga shërbimet e imigrimit të Shteteve të Bashkuara, pas sulmeve me bomba, nën dyshime fillestare se kanë bërë shkelje lidhur me vizat e tyre studentore.

Agjencia FBI thotë se të tre pesronat e akuzuar ishin studentë kolegë të Dzhokhar Tsarnaevit në Univesritetin Masaçusets.

Robert Stahl, avokat i studentit Kadyrbaev, tha pas dëgjimit të parë, se klienti i tij nuk ka asgjë të përbashkët me komplotin me bomba.

“Dias Kadyrbaev absolutisht i hodhi poshtë akuzat. Siç kemi thënë prej fillimit, ai i ka ndihmuar FBI-së në këtë hetim. Ai është i shokuar dhe i tmerruar nga dhuna në Boston. Ai nuk e ka ditur se ky individ, Tsarnaev, ishte i involvuar në sulmin me bomba”.

“Aludimi i tij i parë erdhi shumë më vonë. Akuzat e qeverisë, se ai i ka parë fotot dhe e ka njohur Tsarnaevin menjëherë, i kontestojmë dhe këtë do ta provojmë në gjykatë. Zotit Kadyrbaev dhe familjes së tij u vjen shumë keq për atë që ka ndodhur këtu në Boston, por ai nuk ka asgjë të përbashkët me këtë”, tha avokati Stahl.

Harlan Protass, avokat i Tazhyakovit, poashtu ka thënë se klienti i tij nuk ka lidhje me komplotin me bomba.

Raportohet se Kadyrbaev dhe Tazhayakov, ballafaqohen me dënimin maksimal prej pesë vitesh burg dhe dënim në të holla prej 250 mijë dollarësh.

Pillipos ballafaqohet me dënim deri në tetë vjet burg dhe dënim prej 250 mijë dollarësh. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 23 April 2013 16:24

SPANJE – Dy persona të dyshuar për terrorizëm dhe që kanë lidhje me arrestimet e anëtarëve të al-Kaidës në Saragozza dhe Murcia, në Spanjë, besohet të kenë lidhje edhe me terroristët e Bostonit, të cilët organizuan atentatin në Maratonën e qytetit, njoftuan burime policore spanjolle.
Kjo hipotezë u ngrit nga policia spanjolle, sipas të cilës profili i tyre ”është shumë i ngjashëm me atë të dy personave përgjegjës për atentatin më të fundit të kryer në Maratonën e Bostonit”, njoftohej në faqen e internetit të gazetës spanjolle ”El Pais”.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 22 April 2013 12:21

SHBA – I dyshuari për sulmin me bomba në Boston, Tamerlan Tsarnaev kishte hedhur në faqen e tij të Youtube, videon e një udheheqesi xhihadist, i cili u vra forcat ruse në dhjetor.

CNN zbuloi videon ekskluzive, e cila ishte hequr nga faqja e internetit, me titullin “Terroristet” ku shfaqej Abu Dujana, emri i vertete i te cilit ishte Gazhimurad Dolgatov. Ai u vra nga forcat ruse në dhjetor, pas një sulmi në apartamentin e tij në Makhachkala në kryeqendren e pjesës ruse te Kaukazit.

Dolgatov udhehoqi një grup të vogël militant në Dagestan, qe kishte lidhje me nje tjeter me te madh në rajon, i njohur me emrin “Imarat Kavkaz”, qe do te thote “Emiratet e Kaukazit”. Rrenjet e ketij grupi gjenden ne kryengritjen cecene te viteve 1990 kunder Rusise. U themelua në 2007 për të bashkuar në një  grupe të ndryshme xhihadiste, me qellimin per krijimin e një shtet islamik në rajon. Tamerlan Tsarnaev krijoi faqen e tij ne Youtube në vitin 2012, pak pasi ishte kthyer nga Rusia.

Dy videot e postuara me titullin “Terroristet” u fshinë, por ende nuk eshte e qarte-sic raporton CNN- se kur eshte bere ky veprim apo se cili e ka kryer ate. Tsarnaev ndodhej në Rusi në vitin 2012 dhe kaloi disa kohe me Makackala, ku jeton i ati.

Zyrtarët amerikanë i thane analistit te CNN të dielën se nuk është gjetur ndonje lidhje e metejshme mes Tsarnaev dhe Abu Dujana-s por hetimet per aktivitetit e tij jashte Shteteve te Bashkuara, vazhdojnë.  26 vjecari Tsarnaev humbi jeten te premten, pas një përleshje te armatosur me policine.

Vellai i tij më i vogël, 19-vjeçari Xhokar eshte i dyshuari tjeter i sulmeve me bomba ne Boston, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 180 të tjerë. Një analisti i profileve në rrjetet sociale te Tamerlan Tsarnaev tha se besimi i te riut ishte radikalizuar këto 3 apo 4 vitet e fundit.

Sic raporton CNN, nje burim I shërbimeve secrete amerikane tha se hetuesit po kontrollojne nese Tsarnaev kishte lidhje me grupin apo nese kishte marre “plane operacionale” nga ky grup. Adresa e Tamerlan mbante emrin “Muaz/sejfulla”, qe përkon me emrat e dy udheheqesve militante te ne kaukazin verior,  ku perfshihet Cecenia dhe Dagestani. Sejfulla ndryshe do te thote edhe “shpata e Allahut”.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 16 April 2013 11:23

Boston – Një hetim po zhvillohet pas dy shpërthimeve në maratonën e Bostonit që lanë tre persona të vdekur dhe rreth 140 të plagosur. Byroja Federale e Hetimeve, FBI, ka marrë përsipër koordinimin e asaj që duket një “pistë tërësisht terroriste”.

Ndërsa policia e Bostonit deklaron se oficerët po punojnë gjithashtu mbi ngjarjen dhe çdo pushim i parashikuar është anuluar.

Të paktën 17 persona janë plagosur rëndë, thonë autoritetet, disa prej të cilëve kanë humbur gjymtyrët, ndërsa mes viktimave ishte edhe një djalë 8-vjeçar.

Ndërkohë, në një fjalim televiziv, presidenti Barack Obama bëri thirrje për nxjerrjen e përgjegjësve të këtyre sulmeve para drejtësisë. “Ne do t’i gjejmë ata që e bënë

këtë. Ne do ta zbulojmë përse ata e bënë këtë. Çdo individ apo grup përgjegjës do të ndjejë peshën e rëndë të drejtësisë amerikane”, deklaroi Obama.

Edhe pse ai nuk e përdori fjalën “terrorizëm”, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha më vonë se: “çdo ngjarje me seri shpërthimesh, si kjo që ndodhi, duket si një akt i pastër terrorizmi dhe do të trajtohet si e tillë”.

Shperthimi i pare dodhi rreth ores 14:50me orën lokale, në pjesën veriore të Boylston Street, rreth dy orë pasi fituesit kaluan vijën e finishit.

Fillimisht mes turmës pati konfuzion dhe panik. Disa nga garuesit u rrëzuan në tokë, ndërsa policia dhe të pranishmit e tjerë vrapuan të ndihmonin personat e goditur nga shpërthimi.

Pak sekonda më pas, një tjetër shpërthim përfshiu turmën, larg vijës së finishit, rreth 50 ose 100 metra nga vendi i shpërthimit të parë.

Pamjet televizive treguan atletë të plagosur dhe spektatorë që mjekoheshin në vendin e ngjarjes. Anëtarët e skuadrave të shpëtimit kapërcyen gardhet për të ndihmuar të lënduarit.

Në një deklaratë paraprake, komisioneri i Policisë së Bostonit, Edward Davis deklaroi se autoritetet nuk kishin marrë “informacione specifike se diçka e tillë do të ndodhte”. Ai u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe të mos qëndrojnë në grupe. (T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 16 April 2013 02:28

Boston – Dy shpërthime të fuqishme të ndodhura në përfundim të maratonës së Bostonit në Shtetet e Bashkuara kanë shkaktuar të paktën 2 të vdekur dhe dhjetra të lënduar.

Një bombë e tretë është gjetur pranë bibliotekës JFK, teksa autoritetet policore po punojnë për çaktivizimin e saj, si dhe po i trajtojnë të treja rastet si të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Ekipet e zbulimit policor kanë gjetur edhe bomba të pashpërthyera.

Presidenti Barack Obama theksoi se këto shpërthime përbëjnë një akt terrorist, – pas të cilëve burime për New York Post bëjnë të ditur se qëndron një i dyshuar i identifikuar si shtetas i Arabisë Saudite – për të cilin përgjegjësit do të ndiejnë gjithë peshën e drejtësisë amerikane.  

Dy persona janë konfirmuar të vdekur nga policia e Bostonit, ndërsa rreth 90 është numri i të plagosurve, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, të cilët po i drejtohen spitaleve për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që New York Post informon për 12 të vdekur. 

Raportohet se shpërthimet kanë ndodhur në fund të maratonës. Pamjet tregojnë shumë trupa të shtrirë në shesh të mbuluar nga gjaku, ndërsa policia ka rrethuar vendngjarjen. Ambulanca të shumta shihen të transportojnë të lënduarit drejt spitaleve.

 

Shpërthimet ndodhen në një hark kohor brenda pak sekondash në distancë nga njëri-tjetri. Dëshmitarë të cituar nga BBC dhe CNN thonë se shpërthimet ndodhen brenda hotelit “Firamont”, para ndërtesës së të cilit dhjetra shikues ishin grumbulluar për të ndjekur parakalimin e atletëve pjesëmarrës në maratonë.

Nuk dihet se cfarë ka shkaktuar shpërthimin apo nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist. Për të sqaruar këtë priten njoftime nga autoritetet, ndërsa godinat përreth janë evakuar nga policia pas dhënies së alarmit se një tjetër bombë mund të shpërthejë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është njoftuar për shpërthimin në fjalë, teksa ky ka urdhëruar administratën e tij të ofrojë gjithë ndihmën e mundshme ndaj të prekurve nga këto shpërthime. Ka reaguar edhe zëvendëspresidenti Joe Biden, i cili ka ndërprerë një telekonferencë mbi kontrollin e armëve, duke u shprehur “Lutjet tona janë për ata që janë plagosur nga këto dy shpërthime”. Ndërkohë, autoritetet amerikane në Boston kanë pezulluar fluturimet mbi zonën ku ndodhi ngjarja.(T.CH/LajmeShqip.com)