Lajme Shqip Tuesday, 24 September 2013 13:44

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me sa duket është takuar me Bono Voxin e vërtetë dhe jo me sozinë e tij ashtu siç mendohej dje. Këtë gjë e ka qartësuar në një lajm agjencia e lajmeve Reuters e cila ka përcjell nga afër martesën e investitorit miliarder 83 vjeçar, filantropistit, mbështetësit të kauzave të politikave liberale, George Soros – i cili u martua për të tretën herë këtë të shtunë me këshilltaren e edukimit Tamiko Bolton.

 

Në këtë dasmë të Soros kanë qenë të pranishëm më shumë se 500 mysafirë në Caramoor Center for Music and the Arts, në kompleksin e Ëestchester që është një ndërtesë e ndërtuar me stil italian të renesancës.

 

Në mes mysafirë të ftuar kanë qenë edhe Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim si dhe disa lider si, Hendrik Toomas Ilves, president i Estonisë; Ellen Johnson Sirleaf, president i Liberisë dhe kryeministri shqiptarë Edi Rama. Christine Lagarde, drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtarë dhe Bono Vox frontmen i grupit U2, sipas një burimi të Reuters, kanë qenë po ashtu të pranishëm në këtë dasmë.

 

Dje u mendua që Bono nuk ka udhëtuar në Neë York në dasmën e George Soros për shkak të aktiviteteve të tij humanitare që ka pasur në Dublin të Irlandës nga data 17 shtator, por frontmeni më sa duket ka gjetur kohë që të udhëtoj në këtë dasmë.

 

Ishte menduar se në këtë dasmë ka mundur të jetë sozia e Bonos, një person që kishte mashtruar edhe ish Presidentin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (KB), Vuk Jeremic.

 

Por, Edi më sa duket nuk e ka ngrënë “foren” e Jeremicit kështu që ndoshta premtimi i Bonos për një koncert në Shqipëri që ja ka dhënë Edit do të realizohet dhe ai do të vijë dhe të këndojë në Tiranë.