Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 20:35

Sulmuesi i Boca Juniors, Sergio Araujo është i kënaqur me interesimin që ka shfaqur ekipi i Barcelonës për të.

Siç bëhet e ditur, Barça është e etur për të marrë të riun, në huazim për sezonin e ri.
Për këtë, Sergio Araujo ka thënë: “Unë jam i qetë. Jam shumë i gëzuar që një klub i madh, sikurse është Barcelona po më kërkon. Është një nder, diçka e bujshme. Kam dëshirë të madhe për të kaluar tek Barça. Ndjej se unë mund t’u ndihmoj atyre.”