Lajme Shqip Thursday, 16 January 2014 17:07

Këngëtarja seksi, Bleona Qerreti, edhe më tej vazhdon të kërkojë suksesin e saj në SHBA. Herë pas here vjen me foto të ndryshme dhe shume seksi. 

Kësaj radhe, një set fotografish ajo i ka bërë në hotelin luksoz ” Swiss Diamond” në Prishtinë

Kohëve të fundit ajo ka paralajmëruar shumë hite, përderisa edhe sa i përket dukjes së saj duket në një formë shumë të mirë.

 
Lajme Shqip Saturday, 09 November 2013 13:08

Strategjia e saj e marketingut për t’u bërë e njohur në Amerikë tashmë e ka kapërcyer me kohë profilin e një këngëtareje si Bleona Qerreti, e cila në të gjitha intervistat mediatike deklaron se ambicia e saj e madhe është të bëhet e njohur si këngëtare pop-i në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por Bleona, tashmë në prag të moshës 35 vjeç, duket se ende nuk e ka ndarë mendjen nëse duhet të jetë një këngëtare skene apo thjesht një femër provokuese.

Pas disa fotove në internet ku shfaqej nudo, të postuara nga vetë këngëtarja në profilet e saj zyrtare në Facebook, ajo pak ditë më parë ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj me një video të nxehtë, ku shfaqet në dush duke u masturbuar.

Videoja që është hedhur po ashtu nga vetë Qerreti më 5 nëntor në kanalin e saj në youtube, zgjat disa sekonda. Në këto pak ditë videoja ka mundur të marrë mbi 30 mijë klikime. Në të Bleona shfaq sensualitetin e saj, duke tërhequr edhe një herë vëmendjen pas disa fotove që postoi pak muaj më parë e zhytur në një vaskë. /albeu/

VIDEO: http://www.youtube.com/watch?v=gbVA56c9QdE

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 09:49

Dëshiron që të arrijë qiellin, megjithëse këmbët i ka gjithmonë në tokë… Bleona Qereti, ylli i skenës shqiptare ka vënë një bast me veten: ose ia del të arrijë famën në Amerikë, ose vdes duke u përpjekur pa asnjë cent në xhep. Në këtë intervistë për “Summer Pages”, këngëtarja e suksesshme rrëfen verën e këtij viti, bashkë me të rejat mbresëlënëse nga karriera dhe jeta e saj private.

Bleona, me çfarë po merresh këto kohë?

Jam duke u përgatitur për show-n tim në Las Vegas në datën 7 shtator. Në datën 6 unë jam ‘grand marshall’ i Las Vegas Pride dhe në datën 7 jam këngëtarja kryesore në show. Kjo është shumë e rëndësishme për mua tashmë që singëlli im “Take it like a man” luhet në klubet e Anglisë dhe Amerikës dhe në ‘Dance Radio’. Së shpejti do ta dëgjoni dhe në radiot kryesore.

Ke bërë pushime?

(qesh) Ç’do të thotë kjo fjala??? Unë kam prova 10 orë në ditë. Tani është momenti kur vendoset koreografia, balerinët dhe kostumet. Sigurisht show është ‘live’, kështu që po vendosim komplet anën teknike dhe skenike (ekranet LCD etj). Është produksion shumë i madh dhe është e vështirë të vendoset teknikisht koncerti i parë. Pastaj koncertet e tjera janë të programuara. Kompania që po organizon koncertin tim është e njëjta kompani që organizoi turin e Jay Z dhe Justin, ndaj është produksion dhe punë shumë e madhe, dhe sigurisht kërkesat e mia arrijnë qiellin (qesh). Ata të shkretët tani po e marrin vesh se me kë kanë të bëjnë (qesh). Tani, duke lënë mënjanë shakatë, dua të them se jam shumë e lumtur që po punoj me inxhinierët dhe producentët më të mirë të koncerteve ‘live’ që mund të ekzistojnë në këtë botë.

Pushime nuk paske bërë, po ke udhëtuar ama?

Unë jetoj në avion! Menaxherja ime Christa Shaub (që ka qenë menaxherja e Rihannës deri në 2010-ën së bashku me Marc Jordan) jeton në New York City. Andaj jeta ime tashmë është midis Los Angelos dhe New York City.
Cili është vendi më i bukur që ke vizituar (ndonjëherë) për pushime?

Nuk ka rëndësi ku je, ka rëndësi me kë je.

Cila ka qenë aventura më e çmendur që ke bërë gjatë pushimeve?

‘Scuba diving’ (një lloj zhytjeje nën ujë) më thellë se ç’duhej. Një aventurë tjetër e çmendur ndodhi tani në Ibiza gjatë setit tim të ri të fotografive (që së shpejti do të mund ta shihni në web site-n tim të ri). Deti kishte aq shumë kandila, saqë asnjeri nuk guxonte të hynte. Unë isha e para që hyra me shprehjen “I AM FROM ALBANIA! Let’s do this!” Kështu fotografi, donte s’donte, hyri në det për të shkrepur pozën duke bërtitur: ‘You are completely crazy Bleona’.

Të pëlqejnë pushimet aktive apo pushimet e qeta?

Të qeta… Unë jetën e kam shumë aktive dhe zakonisht shkoj për qetësi. Mirëpo qetësia zgjat maksimumi tri orë, pasi unë nuk mund të rri në të njëjtin vend më shumë se tri orë (qesh).

Çfarë nuk mungon kurrë në valixhen tënde?

Këpucë me taka dhe diamante…

Çfarë mungon gjithmonë, çfarë harron?

Unë gjithmonë kam ftohtë dhe asnjëherë nuk jam e përgatitur për mot të ftohtë.

Cili është njeriu që do shumë ta kesh me vete kur pushon?

Varet se si ndihem…

Si ndihesh sot kur i sheh të gjitha këngëtaret e gjeneratës tënde, koleget e tua, të realizuara me familje?

Varet çfarë kupton me fjalën “realizim”. Për mua fjala “realizim” ka kuptim pak më ndryshe nga njerëzit e tjerë… Sigurisht, në nocionin tim të fjalës “realizim” përfshihen dhe fëmijët, por punët kanë radhë (qesh).

Gani, nuk po këmbëngul në këtë pjesë?

Për këtë lloj vendimi duhen dy njerëz dhe mirëkuptimi sigurisht është i dyfishtë…

Në një intervistë të para pak viteve, je betuar se Gani ta bën 8 me 2. A ka ndryshuar sot ky raport? Mos ndoshta Ganit po ia bën “gruaja 8 me 2”?

Gani vazhdon të ma bëjë 8 me 2 dhe nuk i kërcet fare për asgjë…

Ndërkohë shtatori, siç na tregove, të gjen në një koncert gjigant në Las Vegas… A do ta kemi pas këtij koncerti Bleonën të integruar në industrinë e muzikës amerikane?

Gjërat sigurisht janë në proces. Pas këtij koncerti do të ketë diçka tjetër. Pas kësaj tjetrës, një gjë tjetër akoma. Integrimi nuk ka brirë, ky është integrimi. Mbështetja e fansave në vite dhe krijimi i fansave të rinj, gjë që unë jam duke e realizuar…

Mendon se ia ka vlejtur gjithë kjo sakrificë?

Sigurisht që po! Unë do të kisha vdekur po të mos e provoja këtë eksperiencë dhe le të themi që, po të ishte një tjetër kolege e imja, me siguri do të bënte të njëjtën gjë në vendin tim. Ju betohem që do të isha me serume në spital (qesh).

Cili prej personazheve shqiptare mendon se do të kishte bërë karrierë në Amerikë nëse do t’i jepej mundësia?

Të gjitha këngëtaret e tjera që janë yje në Shqipëri. Ne kemi artistë shumë të mirë. Të gjitha divat shqiptare që kanë vërtet talent, mund fare thjesht të jenë yje në Amerikë, nëse u jepet mundësia, ekspozimi dhe menaxhimi i duhur.

 

Pushimet për Bleonën

Këngëtarja bukuroshe i është përgjigjur edhe pyetësorit të verës, përmes të cilit na ka zbuluar se nuk i do me vete shoqet gjatë pushimeve, ama telefonin dhe internetin nuk i ndan për asnjë moment…

Pushime me, apo pa familjen?
Me familjen ndoshta 1 weekend, po kaq.
Pushime me, apo pa mikesha?
Pa mikesha.
Pushime me, apo pa diell?
Me shumë diell.
Pushime me, apo pa muzikë?
Sigurisht që me muzikë.
Pushime me, apo pa telefon?
Me telefon.
Pushime me, apo pa internet?
Patjetër që dhe me internet.
Pushime me, apo pa takime?
Varet, mua gjithmonë më del punë (qesh).
Pushime me, apo pa shopping?
Me shopping.
Pushime me, apo pa make up?
Pa.
Pushime me, apo pa shofer?
Pa.
Pushime me, apo pa dieta?
Pa.
Pushime me, apo pa sport?
Pa.
Pushime me, apo pa seks?
Si shqiptohet kjo?! /Gazeta Shqiptare/