12
 
Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 19:30

Tiranë – Ajo është një ndër femrat më të lakuara në faqet rozë, madje së fundmi edhe shtypi ndërkombëtar ka nisur të shkruajë për të. Lidhur me propozimin e bërë pardje nga Kryeministri për hartimin e një projektligji kundër medias rozë, me synim ruajtjen e jetës private të personazheve publike, ka reaguar këngëtarja Bleona Qereti.

Ajo është një ndër femrat më të lakuara në faqet rozën dhe megjithëse me një eksperiencë të gjatë jete në Amerikë, ku sigurisht ka parë se ç’bëjnë gazetarët rozë për personazhet e showbizit, Bleona i del në krah kryeministrit në këtë nismë, duke cituar edhe një emër mes rreshtave. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, Bleona Qerreti pohon se Arian Çani është emri i një prej gazetarëve, që sipas Bleonës abuzon më së shumti me pushtetin që i ka dhënë media.

“Unë mendoj që kryeministri Berisha ka shumë të drejtë! Ai është një njeri me një vizion të pakrahasueshëm me asnjë tjetër. Unë kam qenë gjithmonë simpatizante e tij, që kur kam qenë fëmijë dhe këndoja në koncertet e vitit ’96. Kjo simpati midis meje dhe kryeministrit sa vjen e bëhet më e fortë dhe solidarizohet më shumë në çdo fjalim apo mbledhje qeverie, takim ose koncert. I adore and I love Sali Berisha!” ka përfunduar ajo.

E pyetur më tej nga gazetari i “Gazetës Shqiptare” përse mendonte që kryeministri ka të drejtë, ajo është përgjigjur:

“Kryeministri ka të drejtë sepse njerëz si Arian Çani ka ardhur koha të gjejnë profesion tjetër, jo të marrin rrogën duke njollosur gjithë dynjanë e të mos mbajnë përgjegjësi. Duke qenë se unë gjithmonë kam pasur marrëdhënie fantastike me mediat, nuk dua që gazetarët e tjerë të më keqkuptojnë. Janë të paktë në numër shokët e Çanit.”

 
Lajme Shqip Wednesday, 28 December 2011 17:36

Los Anxhelos – Para pak ditësh, në disa media filloi të qarkullonte lajmi se Bleona ishte klasifikuar nga një tabloid prestigjioz amerikan si një ndër artistet e veshura më keq mbi tapetin e kuq të American Music Awards. Por realiteti nuk është ashtu. I kemi verifikuar burimet e cituara nga mediat e tjera, dhe asnjëri prej burimeve të cituara nuk e përmendte Bleonën.

Ndaj këtyre spekulimeve ka reaguar Bleona, e cila është shprehur se gjithçka janë trillime pasi ajo pohon se veshjet e saj stilohen enkas për të, për t’iu përshtatur linjave të saj trupore.

Bleonën edhe mund ta kenë kritikuar për ndonjë prej veshjeve të saj (nga ndonjë media amerikane si në fotografi), por sa gjëra mund të thuhen gjithandej!…

Për këtë arsye ju sjellim një video që tregon vlerësimin për të, si dhe një fotografi që shpreh mendimin e kundërt. Fakti është se: ajo nuk është cituar nga asnjë klasifikim zyrtar për veshjen e saj si më të keqe, apo qoftë edhe më të mirë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 16:26

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, jo vetëm që ka qenë pjesë e audiencës në American Music Awards 2011, por ka qenë në vëmendjen edhe të gazetarëve! E intervistuar nga gazetarët e rrjetit televiziv të AMA-s, ajo ka prezantuar veten dhe është krahasuar me Britney Spears dhe Lady Gagan.

“Unë jam Bleona Qerreti, një këngëtare nga Shqipëria dhe kam 8 albume. Jam duke bërë albumin tim të parë në anglisht me Timbaland dhe pikërisht kjo është një ‘urra’ për mua,” ka thënë ajo.

E pyetur se me kë mund ta krahasojë veten, ka thënë se mund të krahasohet me të gjitha ato që janë më të famshmet e popit në botë, si Britney Spears apo Lady Gaga.

“Kam ardhur në AMA për t’u mësuar me presionin që këngëtarët ndjejnë gjatë eventeve të tilla,” i është përgjigjur ajo gazetarit që e ka pyetur se për cilin këngëtar kishte ardhur.

“Nuk kam synim për dikë specifikisht, por për të parë të gjithë kolegët e mi se si reagojnë ndaj këtij stresi, që në momentin kur të më jepet edhe mua shansi, të jem e parapregatitur me këtë lloj presioni që ndjejnë këngëtarët.”

I pyetur nga gazetari se cilit stil muzike po i përshtatej, duke qënë se vinte nga një vend me treg të ndryshëm nga ai amerikan, ajo i është përgjigjur se, “Gjëja e parë që jam duke bërë për t’ju përshtatur tregut të Amerikës, është përshtatja e theksit dhe gradualisht edhe ajo e muzikës.” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 17 September 2011 15:49

Një nga mediat amerikane më prestigjioze “Daily Motion”, ka publikuar një artikull për Bleonën duke e prezantuar si më poshtë:

Merrni producentët më të mirë të muzikës, shtojini performimin më eksitues dhe më të mirat e personaliteteve, hidhini një pamje seksi dhe buzëqeshjen më të bukur, dhe e gjithë kjo do t’ju ngjajë shumë me Bleonën!

Bleona është një artiste e muzikës që ka pushtuar audiencën në mbarë Evropën dhe tashmë është e vendosur të triumfojë edhe në tregun e Amerikës. Aktualisht ajo është duke punuar në studiot e producentëve Timbaland, Rodney Jerkins, Makeba etj..

Bleona është artistja e parë e Evropës Juglindore që ka shitur mbi 800 mijë albume duke vendosur një rekord të ri. Të gjithë albumet dhe hitet e saja janë shndërruar në numrin 1 në atë rajon.

E lindur në Shqipëri, e rritur dhe shkolluar në Evropën Perëndimore për aktrim, ajo ka filluar të interpretojë që në moshën 5 vjeçare, duke fituar konkurse të shumta ndërkombëtare, gjë që e kanë çuar në korrjen e famës së saj si këngëtare dhe interpretuese në të gjithë Evropën. Popullariteti i saj është i përhapur nga adoleshentët, të rinjtë dhe deri tek personalitetet e qeverisë dhe familjes mbretërore.

Popullariteti i saj është zgjeruar dhe vërtetuar në koncertet që ajo ka dhënë në Gjermani, Londër, Zvicër, Itali dhe New York, ku turmat mesatarisht arrinin në 10-20 mijë fansa.

Bleona flet dhe performon në katër gjuhë: anglisht, italisht, gjermanisht dhe sigurisht edhe në shqip.

Albumet e saj janë:

Kam qejfin tim (I Run My Own Game)

Nese me do fort (If You Love Me That Much) S’me behet vone (I Don’t Care) Ik meso si dashurohet (Go and Learn How to Love) Ti nuk di as me ma lyp Boom Boom** Mandarin^^

Hitet e saj janë:

Lermeni (Let Me Be free)

“Nese me do fort” (If You Love Me That Much) “S’me behet vone” (I Don’t Care) “Ik meso si dashurohet” (Go and Learn How to Love) “O Bo Bo C’I Bere Vehtes”

“S’dua”

“Boom Boom”**

“Hallal e Ke”

“Mandarin”

“Magnetic”.  (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 02 September 2011 20:31

Këngëtarja Bleona Qerreti ka dhënë intervistën e saj të parë të rëndësishme për tabloidin Global Grind.

Në një intervistë të gjatë ajo ka prezantuar veten, karrierën e saj prej një ylli në vendin e saj dhe gjithçka që po bën për të t’ia nisur sërish nga fillimi në Amerikë. Ja se çfarë shkruan media amerikane për Bleonën: Superstari shqiptar Bleona Qerreti po vjen si një stuhi në industrinë e muzikës amerikane. Kjo brune bombastike ka dhënë me qindra koncerte nëpër arenat e Evropës dhe tani po vjen që të mbretërojë në Amerikë.

Pas një vizite në New York City, Bleona e kuptoi që dëshironte të kishte një karrierë në Shtetet e Bashkuara. Ajo mori pjesë në Grammy Awards ku ju drejtua producentit të hip-hopit Timbaland por që nuk arriti në asnjë zgjidhje. Persistuese për aftësitë e saja, Timbaland më në fund pranoi të bashkëpunonte me Bleonën dhe tani të dy janë duke ëunuar për disa këngë hite.

Gazetari: Si ndryshon proçesi i Shqipërisë nga ai i Amerikës në të shndërruarit në një superstar?

Bleona: Megjithëse Shqipëria është një vend i vogël në krahasim me Amerikën, konkurenca ekziston gjithandej.

Gazetari: Si nisi bashkëpunimi me Timbaland?

Bleona: Përpara tre vitesh isha në Gjermani për një tur dhe pasi dëgjova këngën “The Way I Are” nga Timbaland dhe Keri Hilson mendova menjëherë që Timbaland ishte producenti për mua. Kështu shkova në Grammy Awards për ta takuar, ju drejtova atij drejtpërdrejtë duke i thënë ‘Unë mendoj që ti duhet të më japësh një shans. Unë mendoj që ti duhet të punosh me mua’. I habitur ai më thotë ‘Më fal, por si quheni?’ dhe unë i thashë ‘Unë jam Bleona dhe kam 8 albume në Shqipëri. Më jep vetëm një shans’. Dhe ai m’u përgjigj ‘Së pari nuk është më koha e albumeve por e hiteve, dhe nëse do i bëja album dikujt do ja bëja Justin Timberlake dhe jo ty!’. U zhgënjeva shumë pasi nuk isha mësuar të merrja përgjigje negative prandaj dhe vendosa të mos merresha më me të. Pasi u ktheva në Milano ku kisha një koncert më merr Timbaland në telefon dhe më thotë ‘Regjistro një këngë dhe ma jep ta dëgjoj’ dhe unë kur kthehem në L.A. i regjistrova tre këngë. Më në fund pas gjashtë muajsh ai nënshkroi kontratë me mua për tre këngë.

Gazetari: Si u ndjenë shqiptarët mbas shpërnguljes tënde? A ju duk sikur po humbnin një superyll?

Bleona: Jam munduar të tregohem e mirë ndaj tyre. Isha vjet tek ta në Nëntor dhe kisha 50 mijë njerëz në sheshin qëndror. Ishte pak e çuditshme se për një intervistë që unë dhashë për BET Awards dhe unë po flisja si të isha amerikane meqë sapo kisha marrë nënshtetësinë, dhe ato menduan se unë po mohoja origjinën time, por unë e dua Shqipërinë. Kush do që e lexon këtë intervistë tani, dua t’i them që i dua shumë  dhe unë jam kjo që jam falë të gjithë juve. Jam shumë krenare që vij nga një vend i tillë pasi mbart shumë talente dhe ne jemi shumë krenar për atë çfarë jemi. Prandaj dhe dua vërtetë që ta fus vëndin tim në hartë për të gjithë ata që nuk na njohin.

Gazetari: Si është media shqiptare?

Bleona: Të gjithë i kam miq, por sigurisht nëse dikush do të shesë më shumë gazeta merren me gjëra të tilla si intervista ime në BET Awards, duke thënë se unë kam mohuar Shqipërinë. Kjo i ka dhënë një shtysë atyre për të shitur më shumë gazeta. Por faleminderit Zotit, disa prej miqve të mi gazetarë më njoftuan se mediat madje po keqpërdornin edhe komentet e mia në FaceBook dhe Twitter. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 21 August 2011 14:30

Prishtinë – Eliza Dushku e ka “ndezë” Prishtinën të shtunën mbrëma. Pas ardhjes së saj në Kosovë, gjatë pasdites, Eliza ka shfrytëzuar në maksimum jetën e natës në kryeqytetin kosovar. Portali LajmeShqip.com sjellë ekskluzivisht një varg fotografish në të cilat pasqyrohet krejt ajo çka ka të shtunën mbrëma ka bërë Eliza Dushku në klubin e natës “Duplex“, në kryeqytetin kosovar.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Eliza ka arritur në klub afër orës 01:00, pas mesnate së bashku me të dashurin e saj, Rick Fox, fotografin Fadil Berisha, aktorin Blerim Destani dhe disa të tjerë. Një orë pa ardhur aktorja shqiptare me famë botërore, në Duplex kanë qenë duke e pritur, përpos një numër i madh i njerëzve të cilët kanë paguar nga 5 euro për të hyrë brenda, edhe shumë këngëtarë e fytyra publike.


Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell
(c) 2011 Portali LajmeShqip.com


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Ndër të parat që kanë arritur, kanë qenë këngëtaret Vesa Luma, Altuna Sejdiu, Ryva Kajtazi dhe manikenja Agnesa Vuthaj. Edhe boksieri kosovar Luan Krasniqi ka qenë aty.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Sapo ka hyrë në klub, nën përcjelljen e madhe të sigurisë, Eliza është pritur shumë mirë nga publiku. Edhe këngëtaret Luma dhe Kajtazi menjëherë i janë gjuajtur në qafë Elizës, për ta përqafuar dhe për të bërë fotografi.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Mirëseardhje në Duplex i ka uruar prezantuesi Labinot Gashi, që edhe e ka ftuar Elizën për të thënë diçka. Megjithatë, krejt çka ka thënë Eliza, kanë qenë fjalët: “Mirëmbrëma Prishtinë… Gëzuar!“.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Më pas ajo ka kërcyer nën ritmet e këngës “Proud To Be Albanian“. Aty ka qenë edhe krijuesi i kësaj kënge, producenti dhe anëtari i grupit “Etno Engjujt”.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

“Ti e ke bërë këtë këngë… Bravo jam shumë krenare…”, kanë qenë fjalët e Elizës drejtuar Gencit.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Në këtë party, ku Eliza së bashku me të dashurin dhe shumë shoqëri kanë kërcyer pa ndalur deri në orën 02:30 kanë qenë edhe personalitete dhe fytyra të ndryshme publike. Njëri nga ta ka qenë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell.
Gjatë natës Eliza Dushku ka kërcyer nën tingujt e këngëve të ndryshme të huaja ,si “Give me everything” apo “Sexybeat”. Megjithatë ajo dukej sikur po kënaqej me këngët shqiptare. “Ti po don” e Vesa Lumës, “Vibe” e Tunës e shumë të tjera, kanë qenë në play-listën e këngëve të lëshuara të shtunën mbrëma ekskluzivisht për Elizën.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Teksa ka bërë një xhiro rreth e qark klubit, ku është fotografuar me shumë fansa, këngëtarja ka zbuluar edhe këngëtarin dhe këngët e preferuara nga Kosova. Kënga “U bo vonë” dhe “Ti je ma e mira” të reperit Capital, T janë këngët që Eliza i pëlqen më së shumti. Capital T, së bashku me Elizën në skenë, kanë kërcyer dhe kënduar këto këngë. Capital T i ka kënduar edhe live Elizës.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Në fund, artistja ka dalë nga klubi “Duplex”, së bashku me të dashurin e saj, në drejtim të Hotel Victory, aty ku edhe kanë qëndruar.

“Të dua Prishtinë… je shumë e mirë…”, kanë qenë fjalët e saj në dalje.


(c) 2011 Portali LajmeShqip.com

Me gjithë adrenalinën e lartë në këtë party, Eliza dhe Rick nuk janë puthur ndonjëherë, përpos që janë prekur. Në vazhdim, portali LajmeShqip.com, i sjellë fotografitë më interesante të mbrëmjes në Prishtinë, me yllin shqiptar të Hollivudit, Eliza Dushkun. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 11:22

Fitilat e ndezur duket se janё gati tё shpёrthejnё.

Pёrpara disa ditёsh Eliza Dushku, aktorja amerikane me origjinё shqiptare pati postuar nё profilin e saj njё thёnie: “Jam krenare qё jam shqiptare”.

Nuk e dimё nёse citimi i saj ka marrё shkas nga mohimet e fundit tё Bleonёs pёr tё folur nё gjuhёn shqipe, apo jo. Por si duket veprimi i saj nuk e ka bёrё Bleonёn tonё tё ndjehet rehat. Dhe kёshtu Bleona ka filluar tё sulmojё haptazi aktoren nё faqen e saj.

Bleona ka shkruar:

“@ElizaDushku, mё bёhet qejfi qё po shkruan mbi komentet e mia pёr ta shrytёzuar si reklamim pёr tё treguar ‘se sa patriote je’ pёr faktin qё je shqiptare!

@ElizaDushku nё fakt do tё kishte qёnё fantastike sikur tё ishte edhe vendi yt dhe tё ishe e lindur atje! Cila ka qenё gjёja e fundit qё ke bёrё pёr Shqipёrinё?

@ElizaDushku, njё shqiptar krenar, siç pretendon ti, duhet ta dijё se nёse sulmon njё shqiptar, pёrgjigja do tё jetё mё e fortё nga ç’mund ta kishe menduar!

@ElizaDushku, kush ёshtё shqiptar tani???”

Bleona Qerreti vazhdon tё na shokojё! Çfarё pret mё shumё ajo nga Eliza pёr tё bёrё pёr shqiptarёt?

E lindur nё Amerikё dhe e rritur si njё amerikane, ajo gjithmonё ёshtё prezantuar si shqiptare. Ndёrsa, Bleona, e lindur dhe e rritur si shqiptare po kёrkon tё krahasohet me tё.

I takon Bleonёs, mё shumё se sa Elizёs, qё tё bёj pёr emrin “shqiptar” dhe, megjithatё Bleona, pёr hir tё famёs qё dёshiron tё fitojё nё Amerikё, po nxjerr pretekste tё ndryshme pёr tё justifikuar veprimet e saja aspak atdhedashёse.

Urojmё qё Bleona ta lexojё artikullin tonё dhe tё reflektojё. Mbi tё gjitha na vjen keq pёr arrogancёn qё tregon vazhdimisht me gjёrat qё thotё. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 22 July 2011 11:27

Po kthehemi sërish tek këngëtarja e famshme, Bleona Qerreti,  popullariteti i sё cilёs ka marrё rrugё javëve të fundit.

Mbas mohimit tё tё folurit nё shqip nё njё intervistё pёr median amerikane, ajo kundërpёrgjigjet menjёherё kur merr vesh se fansat, dhe jo vetёm ata, por tё gjithё shqiptarёt qё kanё dёgjuar pёr kёtё rast janё tёrbuar nga reagimi i saj.

“Nё rastin e parё qё do tё dalё nё skenё do tё hedh mbi supe flamurin shqiptar”, ka premtuar ajo.

Dhe nё fakt nuk ka vonuar aspak, nuk ka pritur deri nё daljen nё skenё dhe ajo ёshtё shfaqur duke shёtitur rrugёve tё Hollivudit me njё bluzё me flamurin tonё shqiptar. Dhe kёtё foto ajo e ka publikuar nё profilin e saj nё Twitter, e cila vizitohet mё shumё nga fansat e Amerikёs. Na gёzon ky lajm, apo jo?

Por mos u gёzoni gjatё se krahёt e lumturisё nga Bleona nuk zgjasin shumё. Pas kёsaj ngjarje ajo ka bёrё edhe njё koment tjetёr, ku i ёshtё lutur fansave qё tё flasin vetёm anglisht dhe asgjё rreth jetёs personale, pёrveçse profesionale.

“Ju lutem dhe njё herё tё gjithёve! Mesazhet nё kёtё faqe duhet tё jenё nё anglisht dhe duhet tё kenё lidhje vetёm me karrierёn time.”

Me shumё tё drejtё, njё nga fansat e saj i ёshtё pёrgjigjur:

“Edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.”

Vargje tё mrekullueshme tё Gjergj Fishtёs, qё edhe nё kohёt e sotme gjejnё vend tё pёrmenden. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 09:35

Tiranë – Mbasi ёshtё bёrё me dije nga njё adhurues i saj se çfarё po thonin mediat shqiptare dhe fansat pёr tё, ajo ёshtё pёrgjigjur menjёherё me njё mesazh nё FaceBook dhe Twitter.

Mesazhi vijon si mё poshtё:

PROUD TO BE ALBANIAN

Njё mesazh i pёrgjthshёm pёr tё gjithё fansat e mi…

E shikoj qё ka komente pёr atё qё unё nuk kam folur shqip nё intervistё!

Ajo qё unё po bёj ёshtё se po pres momentin qё mediat amerikane tё mё kushtojnё vёmendjen e duhur.

Unё po e ruaj ёmbёlsirёn pёr nё fund!

Nё momentin e parё qё do tё kem njё intervistё nё US-NATIONAL-TV, atёherё e gjithё intervista do tё jetё nё shqip. Dhe ajo ditё do tё jetё shumё afёr.

Ka ardhur koha qё bota tё marrё vesh kush jemi ne shqiptarёt! Prandaj, ju lutem kursejini komentet deri nё momentin qё televizionet amerikane do tё bёjnё emisione rreth meje dhe muzikёs time. Unё jam krenare qё jam shqiptare dhe krenare pёr gjakun qё rrjedh nё venat e mia.

Me shumё mall e dashuri, Bleona.”

Ndёr komente tё tjera qё ajo ka bёrё, ka thёnё se nё momentin e parё qё do tё ngjitet nё skenё, do tё ketё tё hedhur nё krah flamurin shqiptar. Urojmё qё ajo vёrtetё ta bёj këtë! (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 09 July 2011 22:21

Bleona Qerreti tashmё ёshtё duke zhvilluar karrierёn e saj nё Amerikё nga bashkёpunimi me tё famshin Timbaland.

Kёnga e saj e parё “Naked”, qё do tё thotё “E zhveshur”, ka dalё nё qarkullim nё i-Tunes.

Teksa i pёrgjigjej pyetjeve tё gazetarit rreth veshjeve dhe kёngёve tё saja tё reja, ajo i ka treguar edhe pёr eksperiencёn e saj si emigrante nё Amerikё. Por, kur nё fund tё intervistёs gazetari i ka kёrkuar tё thotё ‘Thank you’ nё shqip, ajo e ka anashkaluar duke vazhduar komunikimin nё anglisht dhe duke theksuar se tashmё ёshtё njё shtetase amerikane.

Nuk bёhet e qartё nёse ka qёnё ndonjё shaka nga ana e saj, apo jo. Si do qё tё ketё qenё, tё lё shumё pёr tё dёshiruar… (LajmeShqip.com)

12