Lajme Shqip Sunday, 10 November 2013 14:43

Drejtuesi i emisonit “Opinion” Blendi Fevzi, motra e tij dhe i afërmi janë paditur në gjykatën e Tiranës,pasi kanë hyrë në një konflikt me shtetasin Jakup Halili, i cili ashtu si Fevziu pretendon pronësinë mbi sipërfaqen prej 5400 metra katrorë që ndodhet në Valias të Kamzës.Një konflikt për shitjen e një sipërfaqe toke prej 5400 metra katror që ndodhet në zonën e Valiasit, ka bërë që drejtuesi i emisionit televiziv “Opinion” Blendi Fevzi të padit në gjykatën e Tiranës. Padia është bërë nga shtetasi Jakup Halili, dhe se është dorëzuar në sekretarinë e gjykatës në datën 6 nëntor 2013. Halili mësohet se ka hyrë në një konflikt pronësie me drejtuesin e emisionit “Opinion” Blendi Fevzi dhe dy persona të tjerë që quhen Iri Fevzi dhe Nevis Bregasi. Të tre këta persona rezultojnë të paditur në gjykatën e Tiranës, nga shtetasi Jakup Halili, i cili njëherësh pretendon se sipërfaqja prej 5400 metra katror është në pronësi të tij.

 

Pronësia në 1994

 

Jakup Halili, pretendon se ka siguruar pronësinë mbi truallin prej 5400 metra katrorë që në vitin 1994. Pikërisht në këtë kohë ai ka marrë një dokument që sipas tij vërteton pronësinë. Por në padinë civile ai akuzon drejtuesin e emisionit “Opinion” Bledi Fevzi dhe dy miqtë e tij se kanë bërë mbivendosjen e pronës duke kryer rregjistrimin në hipotekën e Tiranës. Për të gjitha këto shkelje Halili i është drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar marrjen e tokës që pretendohet se është në pronësi të tij.

 

OBJEKTI I PADISE

 

Mirëpo për shkak se Fevziu dhe dy personat e tjerë kanë mundur ta rregjistrojnë të parët në hipotekë dhe të hyjnë në tratativa me një person, që ka shfaqur interes për blerjes e kësaj sipërfaqe tokësore, Jakup Halili, ka vendosur ti drejtohet gjykatës duke kërkuar shfuqizimin e aktit të marrjes së tokës si dhe vendosjes e sigurimit të padisë, pasi sipas tij tre personat Blendi Fevzi, Iri Fevzi dhe Neviz Bregasi. Siç mësohet, kjo e fundi është motra e Blendi Fevziut. Në objektin e padisë civile që mban numrin 19131 thuhet “Kërkohet shfuqizimi i aktit të marrjes së tokës në pronësi, në emër të Ali Fevzi dhe Iri Fevzi e ndodhur në ZK 2066 me nr. pasurie 25/2, e rregjistruar në volumin 4, faqe 60, e ndodhur në Valias, Kamëz, Tiranë me sipërfaqe tokë arë vetëm për 5400 m2. Fshirja e këtij akti në emër të të paditurve nga rregjistri hipotekor vetëm për 5400 m2. Detyrimin e zyrës vendore të R.P.P Tiranë që të rregjistrojë në emër të paditësit këtë sipërfaqe toke sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi në emër të paditësit datë 25 gusht 1994. Sigurimin e padisë duke bllokuar tjetërsimin e sipërfaqes tokësore, pasi të paditurit kërkojnë ta shesin atë”. Pritet që në ditët në vijim kjo çështje të merret në shqyrtim gjyqësor nga gjyqtarja Enkelejda Metaliaj. 

 
Lajme Shqip Thursday, 29 August 2013 12:04

Tiranë – Gazetari Blendi Fevziu gjatë një bisede në studion e “ABC News” parashikon se qeveria Rama nuk do të mundet të ndalojë ndërtimet pa leje e as të bëjë “fshesën” e bregdetit, për arsyen se asnjë “qeveri nuk ia ka dalë. Jo se nuk ka dashur, por se nuk ka mundur. Shoqëria jonë nuk është e pregatitur për këtë gjë…”
Bashën, Fevziu e ka quajtur si “zgjidhja e vetme e PD-së në këtë post-fushatë”. Për Berishën ai mendon se di ta mbushë kohën e tij edhe kur nuk ka detyra shtetërore, është njeri që lexon… “por mania për të qenë protagonist aktiv ka ndikuar raportin e tij me historinë”. Nëse ai do të jetë aktiv dhe më pas, “Basha do e ketë të vështirë që të rritet si kryetar partie”.
Gjithashtu, në bisedën me Mirela Milorin, Fevziu hodhi poshtë zërat që flasin për largimin e tij nga TV Klan dhe moderimin e emisionit të tij “Opinion” në një ekran tjetër.

 
Lajme Shqip Monday, 26 August 2013 12:03

Tiranë- Disa burime të sigurta brenda televizionit Klan kanë thënë për “IMA” se gazetari dhe drejtuesi i emisionit, “Opinion”, Blendi Fevziu, në sezonin e ri televiziv do të shfaqet në logon e një ekrani të ri.

E pikërisht fale informacioneve të ardhura në redaksinë e IMA, televizioni që është duke kontraktuar me Blendi Fevziun nuk është tjetër veçse konkurrenti më i ri në median televizive shqiptare, Agon Channel.

Oferta për të cilën pretendohet të jetë mjaft e lartë ka tunduar gazetarin, të cilin nuk do të ishte çudi që ketë sezon të ri t’a shikojmë në drejtimin e emisionit Opinion jo më në TV Klan por në Agon Channel, pas shume vite. Ky do te ishte ndryshimi i tretë i emetuesit televiziv për emisionin Opinion pas RTSH dhe TV KLAN.

Për momentin, ky informacion mbetet në formë thashethemi, dhe nuk ka asnjë lajm zyrtar nga të dyja palët.