Lajme Shqip Monday, 24 September 2012 20:04

Bjellorusi – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se zgjedhjet e së dielës në Bjellorusi nuk kanë qenë as të lira, e as të ndershme.

“Këto zgjedhje nuk kanë qenë konkurruese nga fillimi. Zgjedhjet e lira kërkojnë që njerëzit të jenë të lirë të flasin, të organizojnë dhe të garojnë. Ne nuk e kemi parë këtë në këtë garë”, – ka thënë kreu i misionit vëzhgues të OSBE-së, Antonio Miloshoski.

Sipas shifrave zyrtare, 73 për qind e qytetarëve kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Bjellorusisë, por sipas opozitës, pjesëmarrja ka qenë shumë më e ulët.

Rezultatet paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u kanë dhënë shumicën partive besnike të presidentit Alyaksandr Lukashenko.
Sipas tyre, asnjë përfaqësues i opozitës nuk është zgjedhur për legjislaturën e re të vendit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 24 September 2012 13:25

Bjellorusi – Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko po paralajmëron opozitën që të mos marshojë kundër zgjedhjeve parlamentare të së dielës, të quajtur nga kundërshtarët si mashtrim.

Zoti Lukashenko e quajti opozitën “frikacake” që nuk ka asgjë që t’u thotë njerëzve. Ai tha se bota duhet të admirojë ato që i quajti “zgjedhje të mërzitshme” në Bjellorusi për të cilat tha se u zhvilluan pa revolucion apo trazira.

Qeveria shtypi me dhunë marshimin pro demokracisë në Minsk pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2010, të fituara me shumicë votash nga zoti Lukashenko. Një numër kandidatësh të opozitës u burgosën. Autoritetet ndaluan pothuajse çdo kandidat të opozitës nga zgjedhjet e së dielës. Partitë e opozitës u bënë thirrje njerëzve që mbledhin kërpurdha apo të qendrojnë në shtepi dhe të gatuajnë në vend që të marrin pjesë në votime.

Zyrtarët e zgjedhjeve thane se pjesmarrja në votime ishte 66 përqind. Por dëshmitarët dhe vëzhguesit thane se kishin pare një numër të vogël votuesish në  shumë qendra votimesh. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 09:01

Minsk – Së paku 12 persona humbën jetën në sulmin e djeshëm me bomba mbi një stacion të metros në Minsk, kumtoi pres qendra e Komitetit për siguri shtetërore (KGB) në Bjellorusi.

Deri më tani janë identifikuar gjashtë nga viktimat. Sipas informacioneve të fundit, gjatë shpërthimit janë lënduar rreth 149, nga të cilët 22 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, mjeti shpërthyes ka qenë me fuqi të barabartë me 5 kilogramë trotil dhe është vendosur nën një ulëse të peronit të stacionit të metros. Përveç eksplozivit, mjeti ka përmbajtur edhe copë të hekurit, gozhda dhe grimca metalike. Në momentin e shpërthimit në afërsi kanë qenë 300 persona.

Kryeprokurori i Bjellorusisë shtroi padi penale për terrorizëm.

Dëshmitarët okularë deklaruan se në vendin e shpërthimit është formuar zgafellë e madhe. Sipas tyre, një pjesë e viktimave kanë pësuar jo vetëm nga shpërthimi, por edhe nga shtylla e rrëzuar e metros.

Metroja në Minsk është e vetmja në Bjellorusi dhe ka dy linja me gjatësi të përgjithshme prej 30,3 kilometra, 25 stacione dhe dy depo. Sipas të dhënave nga viti 2006, metroja transporton rreth 800.000 udhëtarë në ditë.

Shpërthimi ndodhi në një moment të politikave dhe tensioneve rritëse në Bjellorusi, të shkaktuara nga gjykimi i anëtarëve të opozitës të cilat i organizuan protestat kundër rizgjedhjes kontroverse të Lukashenkos si president më 19 dhjetor.

 
Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 16:06

Minsk – Raportohet se një shpërthim e ka tronditur sot metronë e kryeqytetit bjellorus, Minsk.

Një dëshmitar okular tha se ka parë tym nga stacioni Oktjabrskaja në qendër të qytetit dhe se viktimat kanë filluar të nxirren mbi sipërfaqe.

Arsyeja e shpërthimit nuk është bërë e ditur. Ministria e Emergjencave e ka konfirmuar shpërthimin.

Agjencia ruse RIA citoi dëshmitarë të kenë thënë se, të paktën 10 njerëz janë plagosur në këtë shpërthim.

 

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 12:47

Moskë – Qindra “luftëtarë bjellorusë” dhe zbulues i ndihmojnë liderit libian Moamer Gadafi t’u përgjigjet goditjeve ajrore të NATO-s, publikoi sot gazeta moskovike “Komsomollajska pravda”.

Në Libi nuk ka ushtarë rus dhe ukrainas konfirmon gazeta. Për këtë ka këshilltar ushtarak dhe zbulues ushtarak nga Bjellorusia të cilët kanë lidhur marrëveshje individuale me autoritetet libiane.

Bëhet fjalë për qindra ushtarë specialist nga Bjellorusia të cilët marrin rreth 3.000 dollarë në muaj,  deklaroi për botimin një nga ata mercenarë. Disa kanë qenë veteranë nga aksionet botërore në Afganistan.

Ka pasur edhe oficerë të trajnuar nga forcat speciale ruse.  Para intervenimit ushtarak në Libi  ka pasur 500 ekspertë nga Bjellorusia. Një pjese tyre janë evakuuar në Minsk, deklaroi për gazetën  Georgij Gromko, këshilltar i misionit bjellorus në Tripoli. Ai ka përmendur se nuk e di shifrën e vërtetë të atyre që kanë mbetur.

“Zyrtarisht Minsk nuk dërgon në Libi ekspert ushtarak, ndërsa disa kanë lidhur vetë marrëveshje ato nuk kanë asgjë me shtetin”, deklaroi Igor Kaçugin, atashe ushtarak nga Bjellorusia në Tripol.

Sipas bashkëbiseduesve në gazetë, mercenarët dërgohen nga shtete si Venezuela, Bregu i Fildishtë dhe Libia. Kërkohen më shumë ekspert për PVO, mekanik për flota dhe aviacion, komandant në nivel të batalionit, konfirmojnë bashkëbiseduesit  për “Komsomolskaja pravda”.