Lajme Shqip Tuesday, 09 July 2013 11:25

Një raport sekret në Pakistan, i publikuar nga Al Jazeera, tregon detaje pikante nga jeta e njeriut më të kërkuar në botë, Osama bin Laden.

Në një rast në vitin 2002 ose 2003, kryeterroristi për pak nuk u kap, pasi u ndalua nga policia ndërsa shkonte në një treg me truprojën e tij, Ibrahim al- Kuëaiti.

Policia e ndaloi makinën për tejkalim shpejtësie, por bin Laden e zgjidhi shumë shpejt çështjen dhe ai ishte sërish i lirë.

Një nga të afërmit e bin Laden ka treguar se si Sheiku, siç e quanin atë, vishte shpesh një kapele kauboji për të evituar identifikimin e tij nga avionët pa pilotë të SHBA.

Po ashtu në raport thuhet se bin Laden kishte ndërtuar një kat pa leje në shtëpinë e tij, ku edhe u vra.

Në raport jepen detaje edhe për mjekun Shakeel Afridi, që ndihmoi amerikanët në identifikimin e bin Laden, duke përdorur një program vaksinimi si mbulesë për veprimet e tij, shkruan tema.

Mësohet se CIA e kishte takuar Afridin në 25 raste dhe në total ai ka marrë si shpërblim për punën e bërë 100 mijë dollarë.

Afridi është arrestuar dhe është dënuar me tre vite burg nga qeveria e Pakistanit.

Në përgjithësi raporti arrin në përfundimin se ishte paaftësia dhe neglizhenca e Pakistanit që bëri të mundur që Osama bin Laden të jetonte për thuajse një dekadë në këtë vend.

Raporti është hartuar nga një komision i posaçëm, i ngritur nga parlamenti i Pakistanit për të hetuar në mënyrë të pavarur këtë çështje.

 
Lajme Shqip Tuesday, 11 September 2012 10:00

Nju Jork- Komandoja, që përdor pseudonimin Mark Owen, u intervistua nga rrjeti televiziv amerikan CBS. Owen përsëriti deklaratën e tij se Bin Laden u qëllua sapo vështroi jashtë dhomës së tij, ndryshe nga versioni zyrtar i ngjarjes. Pentagoni ka deklaruar se mund ta padisë zotin Owen për publikim të sekreteve ushtarake.

Në intervistë, ushtaraku, që nga disa media të tjera është identifikuar si Matt Bissonnette, mbrojti atë që tha mbi mënyrën e vdekjes së Bin Laden.

“Nëse një person fshihet në një qoshe, atëherë ka shumë mundësi që të jetë i armatosur. Dhe ne nuk mund të presim që ai të marrë kallashnikovin ose të na hedhë një granatë, apo të bëjë një atentat vetëvrasës”, deklaroi Owen.

Ai shtoi se Bin Laden po lëvizte pas goditjes së parë dhe u qëllua sërish kur komandot hynë në dhomë. “Komandot nuk mund t’i shihnin duart e tij. Kështu që ai mund të kishte pasur diçka. Mund të kishte pasur një granatë ose diçka tjetër poshtë rrobave”, shtoi Owen.

Zoti Owen foli për një letër që i ishte dërguar për t’u takuar me presidentin Obama, të cilit komandot refuzuan t’i tregonin se cili prej tyre qëlloi sheikun.

“Të tërheqësh këmbzën e armës është e lehtë… Nuk bëhet fjalë se kush person ishte, por për skuadrën… ajo bën gjithçka”, u shpreh më tej Owen. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 31 August 2012 17:35

Washington- Pentagoni kërcënon se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj ish pjesëtarit të trupave speciale amerikane Navy Seals, autor i librit “No Easy Day” ku flitet për aksionin që vrau Osama bin Laden.

Gjenerali Jeh Charles Johnson shkruan se Pentagoni po merr në konsideratë ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme ligjore ndaj Matt Bissonnette dhe shtëpisë botuese. “Në gjykimin e departamentit të mbrojtjes ju keni shkelur marrëveshjen e firmosur për të mos publikuar materiale që përbëjnë sekret. Publikimi dhe përhapja e mëtejshme e librit do të përkeqësojnë shkeljen e marrëveshjes”, shkruan gjenerali në letrën dërguar ish efektivit që mori pjesë në vrasjen e Bin Laden.

Libri i quajtur “No Easy Day” flet për aksionin në Abotabad në vitin 2011. Sipas të dhënave të para që ka publikuar media, në faqet e librit jepet një version i ndryshëm nga ai zyrtar për ngjarjen në Pakistan ndërsa Bissonnette thotë se Bin Laden u gjet i vrarë në dhomë para se aty të hynin efektivët e trupave speciale. Administrata e Obamës pati deklaruar se Osama u vra nga Navy Seals nga frika e një reagimi me armë. Por në libër thuhet se u gjet me një vrimë në kokë ndërsa notonte në gjak dhe armët e zbuluara pas derës së dhomës ishin të papërdorura. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 28 August 2012 09:30

SHBA- Sipas raportimeve të rrjetit NBC, disa faqe interneti të lidhura me Al Kaedën kanë kërkuar eleminimin e personit që përdor pseudonomin Mark Owen për sigurinë e tij.

“Allah, bëje një shembull duke e detyruar të jetojë ditë të errëta”, thuhet në një nga mesazhet e postuara në web site-t në fjalë.

Pavarësisht kërkesave të shtëpisë botuese “Penguin” për të ruajtur identitetin sekret, Fox News publikoi emrin e vërtetë të ushtarakut të enjten e kaluar, duke e identifikuar si Matt Bissonnette dhe publikoi edhe një foto të tij në momente luftimi.

Ndërkohë, ish-komandoja mund të përballet edhe me probleme të tjera. Sipas raportimeve të CNN, Owen nuk e ka paraqitur dorëshkrimin e tij, që do të dalë më 11 shtator, në Departamentin e Mbrojtjes për të verifikuar përmbajtjen.

Sipas ekspertit Fran Townsend, ushtaraku nuk kishte të drejtë të bënte publike detajet e operacionit blic në kompleksin në Abotabad të Pakistanit.

Gjithësesi, të gjitha këto mund të kenë një prapavijë politike ku mund të jetë përfshirë presidenti Barack Obama, i cili javën e kaluar u fshikullua nga nje grup ish ushtarakesh, se po e përdorte vdekjen e Bin Lade për qëllime politike.

Ndërkohë, më herët gjatë muajit doli në internettraileri i filmit mbi fundin e sheikut, që mban titullin “Zero Dark Thirty”, vepër e regjisores fituese të çmimit Oscar, Kathryn Bigelow. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 16:42

Megjithёse i vdekur, ai ёshtё njeriu mё i kёrkuar nё tё gjithё planetin!

Njё eksplorues detar ka vendosur tё gjejё njёherё e mirё nёse Osama Bin Laden ka vdekur me tё vёrtetё apo jo.

Eksploruesi i pasurive, Bill Warren, ka thёnё pёr TMZ se qёllimi i kёtij eskursioni ёshtё qё t’i vёrtetojё tё gjithё botёs nёse Osama ka vdekur me tё vёrtetё apo jo. Warren ёshtё angazhuar meqё presidenti Obama dёshtoi nё paraqitjen e provave materiale.

Kёrkimet do tё bёhen nё detin Arabik, pikёrisht atje ku u tha qё u hodh trupi i Bin Ladenit.

Warren ka pёr qёllim tё lokalizojё trupin, ta marrё, ta fotografojё e filmojё, dhe pastaj t’i bёj testin e AND-sё nё anije.

Gjithashtu, ai planifikon qё ta filmojё tё gjithё udhёtimin, duke e paraqitur mё vonё si dokumentar.

 
Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 15:35

Londër – Lideri i Al Kaedës, Osama bin Laden kishte planifikuar ta vrasë presidentin amerikan Barak Obamën, gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, në vitin 2012, shkruan gazeta britanike “Dejli telegraf”, duke iu referuar të dhënave zbuluese.

Bin Laden ishte i fiksuar me planin për vrasjen e Obamës, për të cilin ka konsideruar se e ofendon fenë myslimane dhe nuk ka mundur ta durojë, duke e parë në televizor.

Video-inçizimet e zbuluara në shtëpi, në të cilën është fshehur Bin Ladeni dhe në të cilën është vrarë në qytetin pakistanez Abotabad, tregojnë se lideri i Al Kaedës e ka ndërruar kanalin televiziv çdo here, kur para ekranit është shfaqur Obama.

“Kjo, me siguri ka qenë shumë personale për Bin Ladenin që ta vrasë presidentin, për të cilin beson se e ofendon fenë myslimane”, vlerësoi ish-funksionari i Byrosë federale për zbulim, Bred Geret.

Sipas tij, lideri i Al Kaedës ka qenë i ashpër dhe i fiksuar me vrasjen e presidentin amerikan, Barak Obama.

Bin Laden, gjithashtu, shumë personalisht i ka përjetuar fushatat ushtarake amerikane në Afganistan dhe në Lindjen e Afërt dhe ka synuar për xhihad kundër Perëndimit, tregojnë informatat, të cilat hulumtuesit i kanë grumbulluar në vendstrehimin e liderit të Al Kaedës, prej ku janë konfiskuara të dhëna në 200 milionë faqe.

Gazeta, duke iu referuar burimeve të CIA-s, thekson se Bin Ladeni, deri në momentin e fundit të jetës, ka bërë plane për sulme ndaj Los Anxhelosit, Nju-Jorkut dhe Londrës, të cilat do të ishin shumë më katastrofale se ato të 11 shtatorit, në vitin 2001. Qëllim i këtyre sulmeve ishte që t’i detyronte forcat perëndimore për tërheqje nga Lindja e Afërt.

 
Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 09:01

Dubai – Al Kaeda vrasjen e liderit të tij, Osama bin Laden nga ana e forcave speciale amerikane e vlerësoi si një gabim të madh dhe mëkat serioz.

Në ueb faqet islame, Al Kaeda sërish u bëri thirrje myslimanëve që të hakmirren për vdekjen e Bin Ladenit.

“Barak Obama me urdhërin për likuidimin e Bin Ladenit e shtyu popullin e vet në shkatërrim. Obamën e mbron armata, por kush i mbron amerikanët nga sulmi jonë”, pyet Al Kaeda.

 
Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 08:24

Uashington – Ambasadori i Pakistanit në SHBA, Husein Hakani parashikon se do “të bien koka” mes funksionarëve të lartë pakistanezë, pasi që u zbulua se Osama bin Laden me vite ka qëndruar dhe punuar në territorin pakistanez.

“Do të bien koka në momentin kur do të përfundojë hetimi”, theksoi Hakani në deklaratën për CNN.

Uashingtoni, i cili nuk e paralajmëroi Islamabadin për operacionin më 2 maj, gjatë të cilit u vra Bin Ladeni, po bën presion ndaj autoriteteve pakistaneze të sqarojnë se përse terroristi më i kërkuar në botë me vite ka jetuar lirshëm në qytetin Abotabad.

“Nëse ato koka bien për shkak të mungesës së kompetencës, për atë do ta informojmë SHBA-në. Por nëse, mos dhashtë Zoti, dëshmohet se ka pasur bashkëpunim, atëherë nuk do të kemi mëshirë”, shtoi ai.

Presidenti amerikan Barak Obama dje deklaroi se Bin Ladeni ka pasur ndonjë mbështetje brenda në Pakistan.

 
Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 07:55

Uashington – Vrasja e liderit të Al Kaedës, Osama bin Laden kontribuoi për rritje drastike të rejtingut të presidentit amerikan Barak Obama, tregojnë rezultatet nga anketa, të cilën e zbatoi Gallup.

Sipas anketës, Obama e ka përkrahjen prej 52 për qind të qytetarëve amerikanë, që është rritje për gjashtë pikë për vetëm disa ditë. Obama më 1 maj ishte i përkrahur nga 46 për qind të bashkëkombasve të tij.

Një detaj interesant është se është vërejtur rritje e përkrahjes nga radhët e republikanëve, në fillim të muajit maj vetëm nëntë për qind prej tyre e kanë përkrahur punën e Obamës, ndërsa pas likuidimit të Bin Ladenit kjo përqindje u rrit në 12.

Midis votuesve të pavarur përkrahja për Obamën shënoi rritje prej 49 përqindëve, për dallim nga 40 përqindëshi i fillimit të muajit.

Anketa është zbatuar prej 2 deri më 4 maj në një mostër prej 1.500 personave.

 
Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 10:08

Bejrut – Muxhahedini libian, Abu Jahja në Libi do ta zëvendësojë Osama bin Ladenin në krye të organizatës terroriste Al Kaeda, lajmëroi televizioni Al Arabia.

Al Libi në publik u bë i njohur më 10 korrik të vitit 2005, pasi që iku nga burgu ushtarak amerikan përgjatë bazës ajrore Bagram në afërsi të Kabulit. Libiani ishte arrestuar në Pakistan në vitin 2002.

Sipa Al Arabias 40 vjeçari Al Libi ka përparësi në krahasim me egjiptianin Ajman al Zavahiri, të cilin FBI-ja veçmë e ka vendosur në listën e terroristëve më të kërkuara në vendin e Bin Ladenit

Në mënyrë formale Al Libi ishte përgjegjës për departamentin e propagandës në udhëheqjes e Al Kaedës dhe ishte në pozicionin e tretë në hierarkinë e rrjetit. Sipas burimeve nga qarqet islamike megjithatë vitet e kaluara komandanti karizmatik u bë inspirim i vërtetë i lëvizjes.

Ai, sipas burimeve të njëjta, është i njohur për heroizmin e tij në fushën e luftës, por edhe si njohës i mirë i islamit, pasi që ka kryer medrese në Mavritani.

Ai fitoi çmime si autor i prozës dhe poezisë të shkruara për nder të “veprës së Bin Ladenit”.

Pas fillimit të operacionit ushtarak të NATO-s në Libi, Abu Jahja ka qenë mes të parëve i cili i ka ftuar bashkëkombësit e tij për rezistencë të armatosur dhe kundër “të krishterëve” si dhe kundër regjimit të Moamer Gadafit.

Sipas disa analistëve në Al Kaeda bëhet luftë e ashpër për pushtetin mes “gardës së vjetër”, e udhëhequr nga Al Zavahiri dhe nga gjenerata më e re. Mundësitë e Al Zavahirit të mbetet në krye të Al Kaedës u zvogëluan pas konfirmimeve të disa gazetave arabe se ai ka qenë i përzier në ngjarjet e qytetit pakistanez Abotabad, ku u likuidua Bin Ladeni.

FBI-ja premton shpërblim prej 25 milionë dollarëve për informatën, e cila do të mundësojë arrestimin e Al Zavahirit. Për Bin Ladenin ishin ofruara 27 milionë dollarë, ndërsa shuma e propozuar për Al Libi tani për tani është shumë më e vogël dhe arrin një milion dollarë.