Lajme Shqip Monday, 19 August 2013 22:44

Washington – Nga një president tek tjetri: Urime ditëlindjen. Kështu shkruan USA Today pasiqë ish presidenti amerikan Bill Clinton, sot ka mbushur 67 vjeç. Dhe kjo, pasiqë presidenti amerikan Barack Obama, ia ka uruar Clintonit ditëlindjen.

Në fakt, urimi është bërë nëpërmjet një “cicërime” në Tëitter nga adresa e Shtëpisë së Bardhë.
Urimi është bashkangjitur me një fotografi të presidentit Obama dhe Clinton, realizuar në dhomën e konferencës së shtypit në Shtëpinë e Bardhë.
Më herët edhe vajza e ish presidentit Clinton, Chelsea, ia ka uruar babait të saj ditëlindjen. Ajo ka postuar shumë fotografi ku shihej sa ka qenë e vogël në krahët e prindërve të saj.