12
 
Lajme Shqip Tuesday, 20 August 2013 19:57

Anëtarët e Kuvendit të BIK kanë vendosur me shumicë votash për ta shkarkuar kryetarin e deritanishëm të Kuvendit të BIK Xhabir Hamiti.
Sekretari organizativ i BIK, Resul Rexhepi në një konferencë për gazetarë ka thënë se shkarkimi i Xhabirit është bërë për shkak se ai e ka lëshuar mbledhjen në mënyrë arbitrare duke mos përfillur kërkesat e anëtarëve të Kuvendit.
“Në bazë të nenit 73 të Kushtetutës së Kuvendit të BIK anëtarët kanë të drejtë ta shkarkojnë dhe ta emërojnë kryetarin e vet. Bashkë me Hamitit mbledhjen e kanë lëshuar edhe 4-5 persona dhe ne me 23 vota për dhe një abstenim kemi vendosur për shkarkimin e tij”, ka thënë Rexhepi.
Sipas Rexhepit pritet që me datën 29 gusht të mbahet edhe një mbledhje e radhës ku do të diskutohet ndryshimi i këtij ligji por ai ka thënë se kjo nuk do të thotë që Hamiti nuk ka të drejtë të konkurrojë për myfti të Republikës së Kosovës.
“Çdo person që propozohet nga nga subjektet islame, fakultetit të Studimeve Islame ka të drejtë që të konkurroj për myfti të Kosovës”.
Rexhepi ka mohuar zërat se ka pasur tensione në mbledhje dhe ka thënë se gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe se e sheh të paarsyeshme thirrjen e Policisë së Kosovës nga ana e Hamitit para zyrave të BIK./Express/

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 10:05

Prishtinë – Xhabir Hamiti, kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, është kandidati i parë i cili ka shfaqur pretendimet për udhëheqjen e BIK-ut, të cilin institucion vazhdon ta udhëheqë myftiu Naim Tërrnava. As ky i fundit nuk i ka fshehur ambiciet edhe për një mandate të ri në krye të Bashkësisë Islame, pavarësisht se Kushtetuta e kësaj të fundit nuk ia lejon një gjë të tillë.

Jozyrtarisht mësohet se për drejtimin e këtij institucioni ekziston një garë e fortë mes klerikëve islamë në vend. Kryesia e Bashkësisë Islame është kritikuar së fundi nga anëtarësia e saj për keqmënaxhim dhe lejimin e radikalizmit islam në Kosovë, raporton Zëri.

Kandidati për ta marr “timonin” e BIK-ut, Xhabir Hamiti, e ka vlerësuar si të domosdoshme, që siç ka thënë ai, gjërat në BIK-së të vendosen në binar të duhur, pasi, sipas tij, kanë devijuar skjashmërisht së fundi, në mungesë të një riorganizimi të brendshëm administrativ, si dhe të një vizioni dhe vije të qartë karshi besimtarëve dhe opinionit në përgjithësi.

Ai ka thënë se reformimi në BIK mund të bëhet me ndihmën e të gjithëve, me vullnet të mirë dhe të sinqertë, duke paralajmëruar udhëheqësin aktuale se e ka përballë atë (Hamitin) në zgjedhjet e këtij viti.

”Kërkesat e shumë punonjësve të BIK-së dhe të besimtarëve të vendit në përgjithësi, çdo ditë e më shumë po rriten që unë të marr në dorë udhëheqjen e BIK-së gjatë mandatit të ardhshëm…”. Ai ka theksuar se feja islame nuk lejon që brenda saj të ketë grupe radikale apo ekstremiste, por lejon vetëm islamin që në themel ka paqen.

 
Lajme Shqip Sunday, 04 August 2013 18:03

Prishtinë – Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava, ka shfrytëzuar një paraqitje televizive, të shtunën mbrëma, për të kërkuar nga shteti 10 milionë euro buxhet për çdo vit, shumë kjo që sipas tij, do t’i mjaftonte këtij institucioni, ndër të tjera për t’i paguar hoxhallarët anekënd Kosovës.
Duke folur rreth kësaj çështjeje Tërrnava ka thënë se institucioni që ai e drejton funksionin falë solidaritetit të popullit, transmeton Express.
Ai është ankuar edhe për mungesën e ligjit për bashkësitë fetare.
“Mungesa e një ligji të tillë edhe 14 vjet pas luftës vërtetë është një mëkat” ka thënë Myftiu.
Listës së ankesave Myftiu ia ka shtuar edhe faktin që vajzave me shami nuk u është lejuar të shkojnë në shkolla publike. Myftiu po ashtu është ankuar edhe për mungesën e mësim besimit në institucionet arsimore të Kosovës.
Ai ka komentuar edhe pranisë së wahabistëve dhe fundamentalistëve në Kosovë derisa e ka hedhur poshtë praninë e tyre në vend duke thënë se institucionet që merren çështje të sigurisë nëse kanë informacione rreth pranisë së tyre duhet të merren me ta.
ndërsa duke folur për zgjedhjet në Bashkësinë Islame të Kosovës, Myftiu nuk është përgjigjur direkt por vetëm ka thënë se kjo do të varet nga dëshira e siç ka thënë ai besimtarëve.
por ai ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit duke thënë se edhe në politikë ka Kryeministra që mbajnë nga 3-4 mandate.

 

12