Lajme Shqip Wednesday, 20 June 2012 12:00

Beyoncé duket një ndër ato të famshme me ambicie pa kufij. Pas një karriere tepër të suksesshme muzikore, këngëtarja është në kërkim të kinemasë. E vendosur, mediat raportojnë t’i ketë telefonuar një ndër mikeve të saj më të mira, aktores Gwyneth Paltrow për t’i kërkuar që të jenë bashkë në një film.

Është tabloidi britanik “The Sun” që raporton detajet duke theksuar se bëhet fjalë për një mini-film i cili më pas do të shërbejë si pjesë e një videoje të muzikuar. Por më herët dy yjet e muzikës dhe kinemasë do të shijojnë pushimet së bashku në Florida me dy bashkëshortët e tyre të famshëm.

Kështu, Beyoncé dhe Paltrow me gjasë do të gjenden sërish së bashkë në sheshin e xhirimit pas shfaqjes në “Austin Powers in Goldmember” një film në të cilin këngëtarja interpretonte rolin e Foxxi Cleopatra-s, një yll i muzikës së diskos. Por miqësia e tyre është tepër e fortë dhe s’ka të bëjë aspak me punën ndaj edhe çifti Beyoncé dhe Jay-Z janë duke planifikuar pushimet e ardhshme me Chris Martin, liderin e bandës britanike të rrokut, Coldplay dhe bashkëshorten e tij, yllin e Hollivudit Gëyneth Paltrow.

Ndërkaq “The Sun” raporton se Gwyneth dhe Beyoncè janë duke menduar për një ndalesë në natyrë me një kamper por kjo do të ndodhë pas përfundimit të turneut botëror dhe pushimeve me familjet e tyre në Florida.

 
Lajme Shqip Wednesday, 30 May 2012 15:09

Nëntë muaj pas shfaqjes së saj të fundit në skenën e koncerteve, Beyonce është shfaqur në një formë të mrekullueshme fizike.

Beyonce e cila ka ndezur skenën e Atlantic City, është shfaqur me një fizik me dhjetra kilogramë më pak që nga shtatzënia e saj.

Ashtu sikurse ishte njoftuar edhe nga Jay-Z, këtë muaj ajo ka nisur turin e katër koncerteve të planifikuar për në Atlantic City.

Në koncertin e saj, të parët ndër të ftuarit specialë ishin edhe Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama dhe vajzat e çiftit presidencial, Sasha dhe Malia.

Katër koncertet e saj vijnë në kuadër edhe të inaugurimit të resortit të ri, ‘Revel Resort’.

 
Lajme Shqip Thursday, 26 April 2012 15:30

Mëmësia e ka ndryshuar Beyonce-n. Që prej lindjes se vajzës së saj Blue Ivy në muajin janar, këngëtarja 30-vjeçare rrëfen se tani i pret flokët e saj vetë dhe se mban shumë shpesh këpucë të sheshta.

Në një intervistë për revistën “People”, që e ka cilësuar Beyonce-n, si gruan më të bukur në botë, artistja tregon se të qenurit nënë e ka detyruar që të ndryshojë disi stilin e saj.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të vinte një ditë që nuk do të vishja taka të larta. Tani që kam një fëmijë, unë kujdesem për të gjatë gjithë ditës. Kështu që më duhet të vesh pupa dhe këpucë të tjera të sheshta. Më pëlqejnë shumë sepse janë shumë të rehatshme”, thotë Beyonce.

30-vjeçarja thotë se edhe bashkëshorti i saj Jay Z, e pëlqen shumë kur ajo vesh këpucë të sheshta, sepse i duket shumë natyrale dhe e qetë.

Ndër të tjera ajo pranon se tani i pret vetë flokët e saj disa centimetra. “E kam shumë të lehtë të pres flokët e mi, në vetëm pak sekonda. Tani ndihem më e bukur se kurrë, sepse jam bërë nënë. Fjala “dashuri” tani ka një kuptim krejt tjetër për mua”, ka thënë ajo.

Këngëtarja tregon se ushqyerja me gji për 10 javë e ka ndihmuar që të bjerë nga pesha, por tani ajo po ndjek një dietë strikte të bazuar në proteina. Beyonce ushtrohet tre herë në javë për 90 minuta, duke kombinuar vrapin, kërcimin dhe ushtrimet.

 
Lajme Shqip Wednesday, 11 April 2012 10:45

Këngëtarja 30- vjeçare, e cila tre muaj më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, duket se është në një formë të shkëlqyer trupore, pasi është parë dukë bërë plazh në brigjet e Karaibeve.

Këto kanë qenë pushimet e para të çiftit dhe foshnjës për këtë vit, e ndërsa Beyonce shijonte rrezet e diellit dhe detin, vogëlushja Ivy Blue është mbajtur larg nga ekspozimi i dëmshëm.

Ky ka qenë si një muaj mjalti i dytë për çiftin, pasi ata kanë festuar 4-vjetorin e martesës së tyre duke rishkëmbyer unazat gjatë një feste intime, ku të pranishëm kanë qenë Oprah Winfrey, Will Smith dhe gruaja e tij Jada Pinkett-Smith.

Si për të kurorëzuar pushimet e tyre në fundjavën e Pashkëve, ata sëbashku me vajzën e tyre Ivy Blue kanë bërë edhe një udhëtim të vogël me jaht.

 
Lajme Shqip Tuesday, 20 March 2012 10:25

Mbretëresha Beyonce, e cila u bë nëna e vogëlushes Blue Ivy në janar, ka dhënë njoftimin se do të japë shfaqjen e saj të parë si nënë në muajin maj në Atlantic City.

Sipas revistës People Magazine ajo do të mbaj atje një koncert tre-ditor, të gjitha në orarin e mesditës.

Megjithëse një nënë mjaft e dëshiruar, thuhet se ajo është e etur për t’iu rikthyer sërish punës.

Si një afariste e mirëfillte, flitet se do të marrë pjesë edhe në një projekt të ri filmi, “One Hit Wonders”, sëbashku me miken e saj të ngushtë Gwyneth Paltrow. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 11 February 2012 12:50

Beyonce dhe Jay-Z kanë ndarë për herë të parë fotografitë e vajzës së tyre me publikun. Nëse shumëkush kishte menduar se ata do t’ia shisnin fotografitë me mijëra dollarë ndonjë reviste prestigjioze, çifti i famshëm ka bërë krejtësisht të kundërtën. Në një rrjet social ata kanë publikuar për publikun disa nga momentet e tyre me vogëlushen Blu Ivy.

Fotografitë e tyre i kanë postuar duke komentuar: “Ju ftojmë të ndani gëzimin me ne dhe ju falenderojmë për respektin që keni treguar ndaj privatësisë sonë gjatë kësaj periudhe të jetës sonë.”

I urojmë jetë të gjatë kësaj vogëlusheje! (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 13 January 2012 17:21

Sipas burimeve te tabloidit amerikan TMZ, Beyonce i dha jetë vajzës së saj Blue Ivy Carter si një VIP i vërtetë në suitën private të spitalit ‘Lenox Hill’ në New York. Hidhini edhe ju një sy dhomës ku çifti më i famshëm për momentin kaluan disa ditë shumë të veçanta.

Me sa duket, ky tip dhome nuk është krijuar vetëm për njerëzit e famshëm, por për të gjithë njerëzit që e kërkojnë një akomodim të tillë, edhe pse çmimi real se sa kushton të qëndrosh aty ende nuk është zbuluar.

Dhoma përmbante një kuzhinë, një tualet dhe me një pamje të mrekullueshme nga dritarja.

E përse jo? Kur në të vërtetë Beyonce meritonte kaq e më tepër, sepse sapo solli në jetë një Superstar të vërtetë! (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 09 January 2012 14:00

Beyonce dhe Rihanna kanë shumë gjëra të përbashkëta: një lidhje me Jay-Z, këngë të panumërta që janë kthyer në superhite dhe sigurisht një stil të pabesueshëm. Ne do t’ju tregojmë disa veshje të përafërta dhe ju mbetet juve të vendosni se cila prej tyre është femra me më shumë stil.

– Të dyja yjet të veshura me fustane të kuq tërhoqën të gjithë vëmendjen në “Video Music Awards 2009”.

– Fustani i verdhë nuk i shkon çdokujt, por me trupat që kanë këto dy diva duken të mrekullueshme!

– Beyonce dhe Rihanna kanë forma trupore të përkryera dhe të veshura me fustane në ngjyrë ari, ato të dyja duken si dy mbretëresha të vërteta.

– Të dyja në kopertinën e revistës “Vogue”.

Femra të suksesshme, shumë të afta në punën që bëjnë dhe kanë shitur miliona albume. Adhurohen nga shumë femra për stilin e veçantë. Tani mbetet në gustot tuaja të zgjidhni se cila është e preferuara juaj? (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 09 January 2012 11:20

Një nga ngjarjet më të shumëpritura ka ndodhur. Beyonce ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë nga martesa me reperin më të madh amerikan Jay-Z.

E sjellë në jetë ditën e shtunë në mbrëmje, vajza e tyre është quajtur Ivy Blue Carter.

Zëdhënësit e saj nuk e kanë konfirmuar ende lindjen e vajzës së tyre, por ka qenë Rihanna e cila ka komentuar e para në profilin e saj në Twitter duke thënë “Mirëseerdhe Princesha Carter!”.

I urojmë shëndet vogëlushes, që padyshim është një nga fëmijët më me fat në botë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 31 December 2011 13:33

New York – Beyonce është bërë nënë një natë para ndërrimit të moteve, gjithmonë nëse mund t’u besojmë raportimeve të mediave amerikane.

Shumë portale të revistave të njohura amerikane bëjnë të ditur se mbrëmë super ylli është bërë nënë e vajzës së pagëzuar me emrin Tiana May Carter, në spitalin St. Luke Roosvelt të Nju-Jorkut, edhe pse pa konfirmim zyrtar nga këngëtarja.

Nëse vërtet Beyonce ka sjell në jetë vajzën e saj, mbetet që t’ju njoftojmë vitin që vjen, që sigurisht nuk është larg më shumë se 1 ditë. (LajmeShqip.com)