Lajme Shqip Monday, 24 June 2013 19:11

Romë – Një gjykatë italiane e ka shpallur fajtor ish-kryeministrin, Silvio Berlusconi, për abuzim të pozitës në një rast të prostitucionit me të mitur.

Vendimi i gjykatës në Milano ia ndalon Berlusconit mbajtjen eventuale të ndonjë zyreje politike, por ish-kryeministri ka të drejtë ankese.
Gjykata ka gjetur se Berlusconi kishte paguar për seks me ish-vallëzuesen e një klubi të natës, Karima El Mahroug, kur ajo i kishte më pak se 18 vjet, dhe për shkak të abuzimit të pozitës së tij për ta mbrojtur atë, transmeton rel.
Ky proces dyvjeçar e ka tronditur Italinë dhe ishte i fokusuar në dyshimet për seancat e seksit “bunga bunga” të miliarderit Berlusconi, në shtëpinë e tij private për pushim jashtë Milanos, derisa ishte kryeministër në vitin 2010.
Berlusconi, 76 vjeçar, që mund të ballafaqohet me gjashtë vjet burg, nëse vendimi bëhet fuqiplotë, i ka hedhur poshtë keqbërjet.

 

 
Lajme Shqip Saturday, 16 February 2013 13:56

ROME – Silvio Berluskoni ka mbrojtur dhënien e ryshfetit në biznes duke thënë se është i nevojshëm në momentin kur nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare.

Ish-kryeministri italian deklaroi se të tilla pagesa edhe pse të paligjshme janë jetike në momentin e negociatave vecanërisht me vendet dhe regjimet e botës së tretë.

Berluskoni i bëri këto komente si reagim ndaj akuzave të fundit për skandalet korruptive.

Politikani 76-vjecar, i cili po kërkon votën e qytetarëve për zgjedhjet parlamentare të 24 dhe 25 shkurtit, deklaroi se ryshfeti është një fenomen që ekziston dhe është e panevojshme që të mohohet sepse është i domosdoshëm në momentet e nënshkrimit të kontratave deklaroi Berluskoni për ‘Rai 3’. Këto nuk janë krime. Janë rregulla në vende të caktuara”, deklaroi ish-kryeminsitri italian.
Kavalieri nuk resht së surprizuari me deklaratat e tij, ku vetëm pak kohë më parë mbrojti edhe politikat e Musolinit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 07 January 2013 19:50

Rome – Ish kryeministri Italian Silvio Berlusconi nuk do të garojë për postin e kryeministrit, me qëllim që të ruajë aleancvën me Ligën veriore, citon DPA të ketë thënë lideri I kësaj partie, Roberto Maroni.

“Silvio Berlusconi e ka pranuar kërkesën tonë që të mos garojë për kryeministër”, ka thënë Maroni në një konferencë për gazetarë në Milan.

“Jam i kënaqur dhe mirënjohës për gjestin e tij”, ka shtuar ai. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 19 November 2012 18:52

MILANO- Policia italiane ka bere me dije se mes te ndaluarve per rrembimin e ekonomistit te Berluskonit dhe gruas se tij jane te perfshire edhe tre shtetas shqiptarë.

Mediat italiane, duke iu referuar policise bejne sot me dije se rrembyesit, tre italiane e tre shqiptare kanë kërkuar që të përfitonin 35 milionë euro nga Beruskoni, në këmbim të disa dokumenteve kompromentuese, që do t’u viheshin në dispozicion pikërisht nga ekonomisti i tij, Spinelli.

“Te arrestuar jane Francesco Leone, Alessio Maier, Ilirjan e Laurenc Tanko, Pierluigi Tranquilli e Marjus Anuta”- thone burimet e policise.

Ekonomisti i Berluskonit, Spinelli dhe bashkëshortja e tij u moren peng  naten mes 15 e 16 tetorit te shkuar. mbrëmjen e 16 tetorit. Situata eshte zgjidhur pas nderhyrjes se policise, e cila ne hetim te rastit vuri ne pranga pengmarresit, nderkohe qe Berluskoni nuk beri asnje pagese ndaj rrembyesve.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 26 October 2012 17:36

Romë – Veç 4 viteve burg, ish-kryeministri u dënua edhe me 3 vite qendrim larg zyrave publike si dhe një gjobë të majme prej 10 milion eurosh. Gjithçka lidhej me parregullsitë e gjetura me shit-blerjet e të drejtave televizive nga Mediaset.

Sipas vendimit të gjykatës, Mediaset, në pronësi të Berlusconit, ka shfrytëzuar një skemë antiligjore për shit-blerjen e të drejtave televizive të cilat kalonin nga njëra dorë në tjetrën me efektin financiar rritjen artificiale të çmimeve.

Procesi zgjati plot 6 vjet dhe përveç Berlusconit, fajtor u shpallën edhe producenti amerikan, Frang Agrama që u dënua me 3 vite burg, ndërsa u la i lirë Fedele Confalonieri, president i grupit mediatik, Mediaset.

Vendimi i gjykatës ishte më i rëndë se sa pretenca e prokurorisë që kërkoi 3 vite e 8 muaj burg për ish-kryeministrin italian. Në një tjetër proces gjyqësor të ngjashëm, atë “MediaTrade”, Berlusconi dhe presidenti i Mediaset Confalonieri u shpallën të pafajshëm.

Ky është vendimi i gjykatës së shkallës së parë milaneze, ndërsa pritet që vendimi të apelohet në gjykata të shkallëve më të larta nga avokatët e “Kavalierit”.

Berlusconi, 76 vjeç dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit nëntorin e kaluar pas krizës së rëndë financiare që përfshiu vendin. Dorëheqja i dha fund dominimit 18-vjeçar të politikës italiane prej tij. Këto vite nuk kanë qenë të qeta për të. Ai është përballur me një mori akuzash dhe procesesh gjykësore, që nga korrupsioni, skandalet seksuale dhe evazioni fiskal.

Aktualisht, Berlusconi është i angazhuar në një tjetër proces gjyqësor, në të famshmin “Rubygate” për marrëdhënie seksuale me një prostitutë minorene, si dhe përdorimin e influencës së kryeministrit për të liruar minorenen nga burgjet pas arrestimit të saj për vjedhje.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 11 July 2012 16:40

Romë – I ka kaluar javët e fundit duke shqyrtuar sondazhet, duke analizuar skenarët për zgjedhjet e vitit 2013, duke dëgjuar drejtuesit e Partisë Populli i Lirisë (PDL), sipërmarrësit dhe eksponentët ndërkombëtarë. Më në fund vendimi është marrë: Silvio Berluskoni do të rikandidojë në postin e kryeministrit.

Sipas Koriere dela Sera-s, sondazhet e fundit që kanë mbërritur ne tryezën e Berluskonit flasin për të dhëna, të cilat Kavaljeri nuk mund të jetë indiferent.

Nga sondazhet e kryera rezulton se një PDL pa Berluskonin nuk do të arrinte të merrte as 10 për qind të votave, ndërsa kandidatura e Angelino Alfanos për postin e Kryeministrit, me Kavaljerin në lojë si President i Partisë, mund të sigurojë një mbështetje rreth 18 për qind të votuesve.

Ndërsa nëse Berluskoni do të jetë në garë për Presidencën e Këshillit, me një skuadër drejtuesish të rinj, nga votuesit do të sigurohej një mbështetje prej 30 për qind. Sigurisht ky rezultat nuk do të mjaftonte për të marrë drejtimin e vendit, por do t’i jepte Berlusconit dhe partisë së tij një rol vendimtar për legjislaturën e ardhshme, sidomos nëse arrihet të krijohet një koalicion i madh që do ta ringrejë vendin dhe do të sigurojë rrugën për daljen nga kriza ekonomike.

Dy muajt e verës do të shërbejnë për të përgatitur daljen në fushën e lojës së Berluskon-t. Ky i fundit do të heqë dorë nga pushimet në Vilën Certosa ne Sardenjë dhe do të qëndrojë në Arcore, pikërisht që në shtator të jetë me kartat gati: një emër tjetër për Partinë, një skuadër 40-vjeçaresh që do promovojnë aventurën e re politike, konsultimet me liderët ndërkombëtarë, me të cilët ka mbajtur lidhje dhe gjetjen e kandidatëve të aftë për të marrë vota prej zgjedhësve. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 24 April 2012 12:07

Romë – Thellohet edhe më shumë skandali seksual në të cilin është përfshirë ish kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni pasi e përditshmja italiane La Republica publikoi përgjimet telefonike të kërcimtares marokene. Në bisedat me një mikeshën e saj, Karima El Mahroug e njohur me emrin e saj të skenës, Rubi shprehet se Berluskoni kishte ofruar të paguante miliona euro për heshtjen e saj. Madje gjatë bisedës të bërë me shoqen e saj Antonella në tetor 2010, Rubi thotë se i jepte 47 mijë euro në javë.

“Ai më morri dje dhe më tha Rubi do të jap sa para të duash, do të mbuloj me ar, mjaft që të fshehësh gjithcka dhe mos i trego asgjë askujt. E ndërsa shoqja e pyet se sa miq të ngushtë janë ata të dy, Rubi përgjigjet. “Po jemi shumë miq, shkoj në shtëpinë e tij dhe ai më jepte 47 mijë euro në javë. Por njerezit mendojnë menjëherë keq, thonë kjo vajzë e bukur do ketë patur ndonjë gjë me të, do ketë bërë seks, por nuk është kështu”

Përgjimet nuk përmbajnë detaje të reja mbi skandalin e festave private në rezidencën e Berluskonit, por forcojnë dyshimet e prokurorëve se ish kryeministri ka bërë përpjekje për të mos lejuar të merrej vesh marrëdhënia e tij me Rubin. Në një tjetër bisedë, e pyetur nëse kishte frikë nga shpërthimi i historisë së saj në media Rubi përgjigjet: Jo skam fare frikë nga asgjë. Unë kam kaq shumë para dhe do të bëhem e famshme. Për çfarë duhet të kem frikë.

Çështja Rubi, siç njihet ndryshe, më spektakolarja nga skandalet që rrethojnë Berluskonit është veçanërisht e rrezikshme pasi ish kryeministri akuzohet se ka paguar për të kryer marrëdhenie me Rubin kur ajo ishte minorene. Veç kësaj, pjese paditëse është edhe akuza se Berluskoni shfrytëzoi postin për ti kërkuar policisë së Milanos të lironin Rubin, rast për të cilin ish kryeministri ka thënë se mendonte që vajza ishte mbesa e presidentit egjiptjan Hosni Mubarak. (Lajmeshqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 25 February 2012 19:30

Milano-Gjykata në Milano ka rrëzuar akuzat kundër ish kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni në procesin Mills duke i dhënë kështu fund pas 5 vjetësh një gjyqi ku Berluskoni akuzohej se kishte korruptuar avokatin e tij anglez të taksave.

Ish kryeministri akuzohej se i kishte dhënë avokatit David Mills, rreth 600 dollarë si rryshfet që ai të gënjente në proceset gjyqësore kundër Berluskonit, kur ky i fundit ishte biznesmen.

Kjo çështje daton në fakt që në vitet 1990 dhe pikërisht kohëzgjatja e madhe e procesit luajti nje rrol kyç në favor të Kavalierit.

Kjo pasi gjykatesit hodhën poshtë akuzat për shkak se kishte skaduar afati i çështjes sipas ligjimit që kufizon procedimet penale. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 17:16

Milano-5 vjet burg për Silvio Berluskonin është pretenca e kërkuar nga prokurori i Milanos Fabio De Pasquale për ish kryeministrin e Italisë në procesin Mills.

Sipas prokurorit avokati Mills gënjeu për të mbuluar kryeministrin e atëhershëm. De Pasquale deklaroi se mbrojtja e Berluskonit ka mbetur në vitin 2006 dhe se teza e saj është e bazuar në dokumente të falsifikuara.

“Avokati britanik Mills organizoi operacione bankare të kushtueshme dhe të komplikuara për të penguar që të zbulohej e vërteta”-tha De Pasquale në gjykatë.

Berluskoni akuzohet se i ka dhënë 450 mijë euro Devid Mills në këmbim të dëshmisë së tij false në disa procese gjyqësore me të cilat përballej gjatë viteve 1990. Por Berluskoni ka mohuar tërësisht akuzat duke deklaruar se është thjesht një komplot i prokurorëve kundër tij. Megjithatë analistët thonë se kërkesa që manjati i medias italiane të burgoset është thjesht simbolike.

Edhe nëse Berluskoni dënohet, vështirë se do të futet në burg duke qënë se dënimet në Itali janë shumë të buta për personat mbi 70.

Berluskoni i cili vazhdon të jetë anëtar i parlamentit, pasi dha dorëheqjen nëntorin e kaluar, është i pandehur edhe në katër procese të tjera për rryshfet, mashtrim fiskal, seks me një prostitutë minorene, abuzim me pushtetin dhe për shkelje të sekretit shtetëror.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 07 February 2012 18:00

Milano-Silvio Berluskoni do të dale sërish para gjyqit, në procesin e katërt për ish kryeministrin e Italisë.

Vendimi për të vazhduar me procesin gjyqësor u morr sot nga gjykatëse në Milano, pas një séance paraprake ku Kavalieri mohoi akuzat për nxjerrje të sekretit zyrtar.

Sipas prokurorisë, kur ishte kryeministër, Berluskoni ka pritur në vilën e tij në Arkore në 24 dhjetor të 2005-ës dy sipërmarrës që i dorëzuan disa përgjime audio të një bisede mes Piero Fassino, në atë kohë lideri i demokratëve të së majtës me Giovanni Consorte, ish kreun e grupit financiar UNIPOL.

Procesi që do të nisë në gjykatën e Milanos në 15 mars, përbën të katërtin për ish kryeministrin e Italisë.

Tre proceset e tjera janë çështja Mills, procesi për parregullstitë në shitblerjen e të drejtave televizive të Mediasetit dhe e famshmja çështja Rubi.