Lajme Shqip Monday, 10 October 2011 11:21

Kryeministri Berisha ka përshëndetur nga universiteti “Fan Noli” në Korçë të gjithë studentët për nisjen e vitit akademik 2011-2012.

“Ju uroj studentëve të kenë sukses në garën e dijes” deklaroi Berisha ndërsa shtoise arsimi i lartë mbetet përparësi i qeverisë.

Ai deklaroi se Ministria e Arsimit do të angazhohet për një reformë të thellë në arsimin e lartë ndërsa shtoi se diplomat e shkollës së lartë nuk do të jenë më libreza punësimi por dëshmi e standardeve të universiteteve.

“Vitet e universitetit janë më të rëndësishmet, dhe këto vite janë të mbushura me sfida” iu drejtuar studentëve kryeministri, të cilët sot festojnë dhe 40 vjetorin e hapjes së Universitetit të tyre.

Universitetet publike në mbarë vendin sot nisën sot vitin e ri akademik ndërsa këtë vit për të tre ciklet e studimeve do të ulen në auditore rreth 52 mijë studentë.