Lajme Shqip Wednesday, 16 October 2013 09:17

Arsenali i Arsene Wenger kërkon të bëjë një tjetër goditje në merkato pas blerjes se Mesut Ozil nga Real Madrid për 50 milionë euro. Sipas mediave britanike, “Topçinjtë” kanë gati ofertën prej 24 milionë eurosh për sulmuesin merenges, Karim Benzema, për të cilin janë interesuar edhe gjatë muajve të verës, madje në këtë periudhë oferta e londinezëve ishte dyfish më e lartë, por rënia e rendimendit të sulmuesit francez ka ndikuar ndjeshëm në uljen e çmimit të kartonit të tij.

Sipas “Evening Standard”, Carlo Ancelotti është i zhgënjyer me 25-vjeçarin, që ka realizuar vetëm 2 gola në 8 ndeshje të La Ligas, ndërkohë që po fiton gjithnjë e më shumë reputacion i riu Morata, i cili gëzon edhe mbështetjen e publikut në “Santiago Bernabeu”.

Pavarësisht momentit aspak të mirë që po përjeton Benzema, tekniku francezArsen Venger beson të aftësitë e bashkëkombasit të tij, që mund të shndërrohet një nga pikat më të forta të Arsenalit në fazën ofensive. /albeu/