Lajme Shqip Thursday, 19 July 2012 20:30

Tuniz – Ish-presidenti tunizian Zin al Abidin Ben Ali sot është dënuar me burg të përjetshëm për bashkëpjesëmarrje në vrasje të demonstruesve.

Sipas një gjykatësi anonim nga tribunali ushtarak në kryeqytetin Tuniz, aktgjykimi është marrë për vrasjen e 43 demonstruesve në protestat në të cilat Ben Ali u mposht nga pushteti në janar të vitit të kaluar dhe të cilat e shënuan fillimin e Pranverës arabe.

Ben Ali u dënua në mungesë, për shkak se jeton në egzil në Arabinë Saudite.

Nën akuzat e njejta janë dënuar edhe 40 përfaqësues të regjimit të vjetër, të cilët morën dënime midis 5 dhe 20 vjet burgim. Ish-shefi i sigurimit të presidentit tunizian gjenerali Ali Seriati është dënuar me 20 vjet burgim, ndërsa ish-ministri i Punëve të Brendshme Rafik Belhaxh Kasem në 15 vite.

Farefisët e viktimave reaguan ashpër gjatë sjelljes së aktgjykimeve. Sipas tyre gjyqi ka qenë dashamirës ndaj Seriatit dhe Kasemit me 15 vite.

Mbi 300 persona e kanë humbur jetën në kryengritjen kundër Ben Aliut, i cili shpërtheu më 17 dhjetor të vitit 2010 dhe solli deri në arratisje të presidentit tunizian në Arabinë Saudite më 14 janar të vitit 2011. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 13 June 2012 12:51

Tunizi – Gjykata Ushtarake e Tunizisë ka dënuar në mungesë ish-diktatorin e vendit, Zine el Abidin Ben Ali, me 20 vjet burgim.

Gjykata ka bërë të ditur se Ben Ali, i cili aktualisht jeton në Arabinë Saudite, është gjetur fajtor për “vrasje dhe rrëmbime”.

Ben Ali ka sunduar Tunizinë për më shumë se 20 vjet dhe është rrëzuar nga revolta popullore në janar të vitit të kaluar. Ai ishte diktatori i pari i përmbysur në kryengritjet e Pranverës Arabe. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 04 January 2012 08:55

Tunizi – “Riadi e ka injoruar lutjen e Tunizisë që të ekstradojë ish-presidentin e vendit veriafrikan Ben Ali, që të gjykohet për represionet kundër protestave popullore në atdheun e tij,” deklaroi dje kryetari i gjykatës ushtarake të Tunizisë, Hedi Ajari, cituar nga mediat franceze.

“Ne dy herë kërkuam ekstradimin e tij, por nuk morëm përgjigje”, theksoi Ajari para avokatëve, të cilët e pyetën për përpjekjet e autoriteteve tuniziane që ta kthejnë Ben Alinë nga Arabia Saudite.

Gjykata ushtarake në Tunizi mbrëmë anuloi proçesin gjyqësor të datës 10 janar kundër Zin el Abidin Ben Ali dhe përafërsisht 40 përfaqësuesve të lartë të pozicionuar të regjimit të tij, deklaroi një burim saudit. Ata akuzohen për rolin e tyre në vdekjen e 43 demonstruesve dhe plagosjen e 97 të tjerëve në kryeqytet dhe në qytete të tjera në pjesën veriore të vendit.

Ben Ali dhe ish-shefat e forcave të sigurisë, duke i përshirë edhe ministrat e punëve të brendshme Ahmed Friaa dhe Rafik Haxh Kasem mund të marrin dënim me vdekje nëse shpallen fajtorë.

Gjithsej 300 persona humbën jetën në kryengritjen popullore, e cila shpërtheu më 17 dhjetor të vitit 2010 duke e detyruar Ben Alinë të largohet në Arabinë Saudite, një muaj më vonë.

 
Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 14:02

Tunizi – Gjykata në Tunizi e dënoi mbrëmë presidentin e përmbysur Zin el Abidini Ben Ali me 16 vite burgim, pas akuzës për korrupsion dhe mashtrim të pronës.

Gjykata gjithashtu e dënoi edhe vajzën e Ben Alisë, Nesrinën, me tetë vite burgim, ndërsa burrin e saj Sakra el-Materi me 16 vite burgim.

Ish-presidenti i Tunizisë, i cili tani gjendet në egzil në Arabinë Saudite, është dënuar se personalisht ka intervenuar për vajzën e tij dhe burrin e saj që të munden të blejnë dy parcela me çmim të ulët në lagjen e pasur të kryeqendrës tuniziane.

Ben Ali me bashkëshorten u larguan në Arabinë Saudite në mes të muajit janar, pasi që nën presion të demonstratave disamujore e braktisi pushtetin.

Ben Ali veçmë dy herë është dënuar në mungesë. Për shkak të posedimit të armëve, narkotikëve dhe tregtisë ilegale me antikitet arkeologjik, më 4 korrik është dënuar në 15 vite e gjysmë burgim dhe dënim parash prej 54.000 euro.

Muajin e kaluar ai dhe bashkëshortja e tij janë dënuar me nga 35 vite burgim dhe 45 milionë euro për shkak të keqpërdorimit të fondeve shtetërore, pasi që policia në pallatin e tyre gjeti sasi të madhe parash dhe stoli.

 
Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 08:47

Tunis – Një gjykatë në Tunizi e ka dënuar presidentin e përmbysur, Zin el Abidine Ben Ali, në mungesë, me 15 vite burg, për posedim të armëve, drogës dhe artefakteve arkeologjike.

Ben Ali, që ishte larguar në Arabinë Saudite, pas kryengritjes popullore në muajin janar, është dënuar edhe me të holla në vlerë prej 79 mijë dollarësh.

Ish-presidenti dhe gruaja e tij, Leila Trabelsi, muajin e kaluar, poashtu, janë dënuar në mungesë, me 35 vjet burg për keqpërdorim të fondeve publike.

 

 

 
Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 17:22

Tunizi – Presidenti i mposhtur tunizian Zin el Ben Ali do të dënohet sipas 18 pikave nga akuza, duke përfshirë edhe vrasje dhe kontrabandë me drogë, deklaroi sot ministri tunizian i Drejtësisë, Lazhar Karui Çebi.

“Vepra përfshin akuza për vrasje, komplot kundër sigurisë shtetërore dhe kontrabandë dhe shfrytëzim të drogës”, theksoi Çebi në intervistë për televizionin shtetëror.

Kjo është hera e parë që autoritet tuniziane të parashtrojnë hollësi për akuzën, me të cilën do të përballet Ben Ali nëse ekstradohet në Tunizi, ku ishte në krye 23 vite.

Ben Ali është akuzuar se forcave të sigurisë u ka urdhëruar  me forcë t’i ngulfasin  protestat masive, të cilat pas një muaji sollën deri te mposhtja e tij  nga mesi i janarit dhe në të cilat,  sipas të dhënave të KB-së, humbën jetën 200 njerëz.

Çebi theksoi se Qeveria kalimtare e Tunizisë ka formuar dosje me kërkesë për ekstradimin e ish-liderit, i cili më 14 janar u arratis në Arabinë Saudite me familjen e tij.