Lajme Shqip Sunday, 08 December 2013 12:36

Tiranë- Prokuroria e Tiranës nëpërmjet Njësisë Task- Forcë ka nisur hetimet kryesisht ndaj kompanisë ajrore ‘Belle Air’ për mashtrimin me biletat. Dyshohet se kjo shoqëri mund të ketë mashtruar dhe mund t’u jetë shmangur gjithashtu edhe detyrimeve tatimore. Çështja që bëri bujë pas protestës së udhëtarëve të mbetur në aeroportin e Rinasit, të cilëve kompania jo vetëm që iu mori paratë e biletave, por iu dogji edhe udhëtimin, raporton shekulli.

Me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla, është kërkuar të bëhet grumbullimi i gjithë dokumentacionit dhe në bazë të tij të verifikohen edhe shkeljet. Shumë prej qytetarëve shqiptarë, të cilët kishin zgjedhur të fluturonin me këtë kompani, jo vetëm që nuk morën paratë e tyre, por u detyruan të siguronin biletë tjetër për të shkuar në destinacionet e tyre. 

Kompania “Belle Air” shpalli falimentin duke lënë në aeroport qindra qytetarë të cilët qëndruan aty me shpresën e kompensimit. Fluturimi i tyre u realizua vetëm duke shtuar mbi 50 euro në biletën e ofruar nga një kompani tjetër italiane. Nga ana tjetër kompania ajrore ka paraqitur edhe në Gjykatën Civile kërkesën për faliment, por jo me qëllim likuidimin e saj, por ristrukturimin deri në shlyerjen e të gjitha borxheve që i ka shtetit si dhe palëve të treta. Avokati i kompanisë, Avni Shehu, ka thënë para gjykatës se kompania ‘Belle Air’ ka një detyrim prej 51.7 milionë euro- sh, ndërsa asetet e kompanisë vlerësohen në shumën 60.3 milionë euro. Kompania ndërpreu fluturimet në fund të nëntorit. Prokuroria pritet të nis hetimet pikërisht për akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit 

 
Lajme Shqip Wednesday, 04 December 2013 20:04

Tiranë-Tre ministria të kabinetit qeveritar raportuan, në një seancë të posaçme para Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, se shkaku i falimentimit të “Belle Air” ishte keqmenaxhimi financiar, por nuk përjashtuan dhe mundësinë e mashtrimit.

“115 milionë euro qarkullim, me fitim të deklaruar 3.5 milionë euro, me një treg mbi 50 për qind monopol. Pyetjes së ku kanë shkuar paratë do t’i përgjigjet në detaje hetimi”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.

“Ka qenë edhe për ne kjo pyetja nëse ka apo jo vepër penale gjithë kjo veprimtari nga zyrtarë të kompanisë, ose nga zyrtarë të Qeverisë. Nga sa duket ne na krijohet bindje që ka”, tha ministri i Financave, Shkelqim Cani. Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaroi se Qeveria është duke mbikëqyrur procesin e kompensimit të udhëtareve

“Do të shikohet se si është realizuar rimbursimi i personave që kanë kërkuar rimbursim. Një pjesë e tyre kanë preferuar me kompani të tjera, duke bërë dhe një pagesë ekstra. Por duhet të kemi parasysh që në fund të fundit, ajo biletë është edhe kontrata që ekziston midis pasagjerit dhe kompanisë”, tha Haxhinasto.
 
Por ish-ministri demokrat i Financave Ridvan Bode tha se Qeveria po e keqmenaxhon çështjen dhe se nuk ka asnjë zgjidhje për të mbrojtur pasagjerët e mashtruar.

“Nuk do të mund të bëhet me vullnetin e mirë apo me fjalë. Kërkon një zgjidhje ligjore dhe ju nuk e keni ofruar një të tillë. Tani Gjykata vazhdon vepron, ju mund të merreni me hetime, me prokurori dhe me akuza, por do të jetë e pamundur për ju që të ndërhyni në proces për të mbrojtur qytetarët, 52 mijë njerëz që kanë lidhur kontratë me këtë kompani”, tha Bode.

Zoti Bode mendon se Shqipëria duhet të rishikojë kuadrin ligjor për të mbrojtur qytetarët nga shërbimet e parapaguara jo vetëm në sektorin e udhëtimeve por në të gjitha të tjerat.

“Jemi duke e parë ligjin e falimentimit, eshtë pjesë e reformave strukturore që ne do të marrim. Ajo dorë që ju tundni, në fakt duhet të ketë bëjë me 6 milionëshin e eurove që nuk ia keni mbledhur”, tha Ahmetaj.

‘Belle Air’ shpallin pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në 22 nëntor duke lënë 52 mijë pasagjerë me bileta të pronotuara, ndërkohë që kompania që prej vitit 2008 nuk kishte paguar asnjë lekë për tarifën e shërbimit, të cilën ja u ka marrë qyyetarëe në biletë. /tch/

 
Lajme Shqip Monday, 25 November 2013 16:37

Tiranë- Vendimi për pezullimin e fluturimeve nga Kompania “Belle Air” ka shkaktuar kaos sot në aeroportin “Nënë Tereza”. Qindra qytetarë, të cilët kishin prerë biletat, ditë më parë tek kjo kompani, nuk kanë mundur të udhëtojnë duke qëndruar me orë të tëra në aeroport pa u kontaktuar nga askush për t’i dhënë një zgjidhje situatës.

Në një moment,  gjatë paradites, pasagjerët të irrituar kanë tentuan të bllokonin Chekin dhe hyrjen e aeroportit.

Më pas Kompania shqiptare e fluturimeve “Belle Air” e cila dje ka shpallur dje pezullimin e përkohshëm të fluturimeve ndërkombëtare për shkak të situatës financiare njoftoi se  do të kryente mbrojtjen e pasagjereve përmes kompanisë “Blue Panorama Airlines”. Por kjo kompani që nga dita e djeshme vazhdon të jetë në pritje për marrjen e lejes nga Avioni Civil Shqiptar.

Drejtoria e Aviacionit Civil, u mblodh për të sqaruar situatën pas pezullimit të fluturimeve ndërkohë që ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto përmes një njoftimi për shtyp akuzoi kompaninë për keqmenaxhim dhe mungesë transparence. Madje Haxhinato tha se qeveria ka bërë përpjekje maksimale për të evituar ditën kur kjo kompani të mos ishte e aftë të realizonte detyrimet ndaj qytetarëve. Për këtë ishte arritur një marrëveshje ndaj autoriteve tatimore të kompanisë me qëllim që të ristrukturohej detyrimi i saj dhe ajo vazhdonte të mbetej në treg, ndërkohë kjo kompani kishte marrë “vendimin e papritur të pezullimit të fluturimeve në dëm të qytetarëve”.  

Ajo që është më e rëndë është se megjithëse  kompania ajrore “Belle Air”, kishte depozituar të premten, në datën 22 nëntor 2013, kërkesën për falimentim ajo vazhdonte të shiste bileta. Shumë qytetarë, pasagjerë në aeroportin e “Nënë Tereza” konfirmojnë se kanë prerë bileta tek kjo kompani deri mbrëmë vonë, pra dy ditë pasi kishte depozituar në gjykatë kërkesën për shpalljen e falimentit.

Janë mbi 20 fluturime të anuluara për ditën e sotme si fluturimet për në Malpensa, Ankona, Romë, Trieste, por dhe linja të tjera fluturimi  me Greqinë.

 Mesditën e sotme një pjesë e pasagjerëve të cilët jetojnë në Tiranë u larguan nga terminali, ndërsa në terminal vazhdojnë të presin pasagjerë të ardhur nga rrethe të ndryshme.

HAXHINASTO: U KEQMENAXHUA

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaron se nuk ka asnjë bllokim të llogarive bankare dhe se “Belle Air” ndodhet në këtë situatë për arsye të keqmenaxhimit dhe se vendimi për të pezulluar fluturimet është bërë në mënyrë të papritur dhe aspak në interes të qytetarëve.  

PASAGJERET TE INDINJUAR: S’DUHEJ TE KISHTE SHITUR BILETA 

Për mikrofonin  e A1 Report pasagjerët janë shprehur të indinjuar për veprimin e kompanisë Belle Air.
“Kam prerë biletën më 4 shtator. Dhe erdhëm 1 orë e gjysëm para. Në sportel na informuan se për arsye të kohës Belle Air nuk shkon sonte. “-thotë një pasagjer.
“Ne kërkojmë që të na kthehen lekët e biletës. Nëse kompania ishte në prag falimentimi nuk mund të shitej sërish bileta.”- thotë një tjetër.
“Kam fjetur në aeroport me shpresë se do niset pas dy orësh, më pas pas 3 orësh dhe më pas 4 orësh”- thotë pasagjeri tjetër.

NE PRISHTINE KOMPANIA VAZHDON NORMALISHT PUNEN 

Ndryshe nga çfarë ndodh  Tirana, kompania “Belle Air” operimin e saj po e vazhdon pa problem në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari
“Fluturimet e parapara për datat e djeshme dhe të sotme, kompania po i realizon, madje edhe po pranon blerje të biletave për datat vijuese”, informon sot gazeta”Zëri”

 
Lajme Shqip Sunday, 24 November 2013 21:32

Avio-kompania nga Shqipëria, Belle Air, e cila gjatë tërë vitit ka abuzuar me klientët e saj, duke ua shtyrë fluturimet deri me javë të tëra, e duke i lënë të presin nëpër aeroporte, sot ka njoftuar se do të shpallë falimentimin. Siç mëson televizioni Klan Kosova, kjo kompani ka bërë të ditur të ketë rreth 4 milion euro borgje, dhe se nuk është në gjendje të operojë më tutje. 

Ajo tanimë ka me mijëra bileta të shitura te klientët e saj, të cilët duket se do t’u duhet të rezervojnë biletë në ndonjë kompani tjetër, për të realizuar udhëtimin e planifikuar. 

Një fat të keq edhe sot e kanë përjetuar pasagjerë të kësaj kompanie. Siç raporton Top Channel, të paktën 200 pasagjerë shqiptarë ndodhen të bllokuar në aeroportin e Veronës në Itali, pas anulimit të fluturimit nga kompania ajrore “Belle Air”.

Një pasagjere, që ndodhet në këtë aeroport, Violeta Gjana, i tha televizionit se, ata nuk ishin njoftuar për këtë anulim, transmeton reporteri.net.

Mes pasagjerëve – siç tregoi ajo, – ka gra shtatzëna, fëmijë dhe dy gra me aftësi të kufizuar.

Pasagjerët ndodhen aty prej orës 14:30, ndërsa fluturimi për në Tiranë, që u anulua, ishte shënuar në orën 17:35 minuta. 

 
Lajme Shqip Monday, 19 August 2013 20:46

 

“Belle Air”, po vazhdon abuzimet e saj në fushën e fluturimeve ku ka monopol në treg.

Kompania ka rritur çmimet e biletave për në Itali gjatë ditëve të fundit.

Udhëtarët shprehen se çmimet e biletave janë rritur pa asnjë sqarim nga 200% deri në 250%. Ky abuzim është denoncuar edhe nga ana e deputetit socialist, Erion Braçe.

“Është grabitje dhe po ndodh këto dite: Çmimet e biletave të avionit për në Itali, vajtje-ardhje, janë rritur nga 200% deri në 250%. Ky vend ka institucione. Kjo që po ndodh përkufizohet qartë nga ligjet në fuqi si: abuzim me pozitën dominuese në treg”, citohet Braçe nga Gazeta Tema.

“Autoriteti i Konkurrencës në këtë vend duhet të hetojë deri në detajin e fundit këtë grabitje të turpshme. Të gjithë në një treg të hapur duan të fitojnë. Por, të fitojnë, jo të grabisin”, shprehet ai.

Kompania nuk është duke abuzuar vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Ajo ka anuluar apo shtyrë disa udhëtime, duke mashtruar qindra udhëtues kosovarë./b.l

Kompania njihet për afërsinë që ka me kryetarin e Partisë Demokratike njëherësh kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Bashën.

 

Më shumë rreth afërsisë mund të lexoni në linkun e mëposhtëm..

http://ëëë.lajmeshqip.com/kombetare/skandaloze-kompania-e-preferuar-lulzim-bashes-blene-mediat-e-kosoves

Kjo kompani është vetmja kompani shqiptare e cila preferohej dhe përdorej rëndomtë nga Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike gjatë kohës që ai mbulonte ministrinë e jashtme dhe ministrinë e brendëshme në udhëtimet e veta drejt Brukselit

Madje gjatë udhëtimit të parë të 50 studentëve drejt Brukselit pa viza ishte pikërisht kompania Belle Air e cila vuri në dispozicion të kësaj nisme personale të ish-minsitrit të brendshëm Lulzim Basha një avion çarter.

Dhe për këtë “nder”, pas mbërritjes në Shqipëri, Basha nuk hezitoi të falenderonte kompaninë përpara studentëve duke e nënvizuar faktin se kishte qenë Belle Air që kishte mundësuar “falas” udhëtimin e tyre.

Një tjetër fakt interesant është se Belle Air u shfaq si kompani gjatë vitit 2006 kur pasi iu hoq licensa e operimit një kompanie mjaft të suksesshme loë-cost “Albatros” e cila asokohe kishte një “të metë” të madhe që menaxhohej nga nipërit e ish-presidentit Alfred Moisiu dhe për shkak të përplasjeve Moisiu-Berisha, ish-drejtori i aviacionit civil Gazmend Dibra mori një vendim absurd duke i hequr liçesën “Albatros”.

Dhe Belle Air u shfaq menjëherë si një kompani alternative loë-cost në Shqipëri në kohën kur ministër i transporteve ishte pikërisht ministri Lulzim Basha.

 

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 19:52

Avio-kompania Belle Air”, ditëve të fundit bëri që qindra mërgimtarë të Kosovës të kthehen mbrapsht nga Aeroporti i Prishtinës për në shtëpitë e tyre, pasi nuk u ka siguruar udhëtim për në shtetet perëndimore, ashtu siç ishte obliguar me biletat që i kishte shitur.

Kompania ka filluar një fushatë medialle ku reklamon për rritjën e kapaciteteve të saj dhe në të njejtën kohë mohon operimin e saj në Kosovë. Askund në kampanjës e saj nuk e përmend që rritja e kapaciteteve po bëhet për shkak të mos përmbushjë së obligimeve ndaj pasagjerëve.

Reporteri.net një portal në Kosovë raporton se kompania ofroi botimin me pagesë të një njoftimi të saj dhe ajo u publikuar nga mediat kryesore të Kosovës si “koha.net”, “telegrafi.com”,“indeksonline.net”, “kosova-sot.net”, dhe shumë media tjera.

Të gjitha mediat e kanë botuar njoftimin sikur të ishte lajm dhe pa njoftuar se bëhet fjalë për reklamë.

Por, kjo kompani është vetmja kompani shqiptare e cila preferohej dhe përdorej rëndomtë nga Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike gjatë kohës që ai mbulonte ministrinë e jashtme dhe ministrinë e brendëshme në udhëtimet e veta drejt Brukselit.

 

https://www.lajmeshqip.com/ekonomia/pezullohet-albania-airlines-belle-air-tashme-i-vetem

Madje gjatë udhëtimit të parë të 50 studentëve drejt Brukselit pa viza ishte pikërisht kompania Belle Air e cila vuri në dispozicion të kësaj nisme personale të ish-minsitrit të brendshëm Lulzim Basha një avion çarter.

Dhe për këtë “nder”, pas mbërritjes në Shqipëri, Basha nuk hezitoi të falenderonte kompaninë përpara studentëve duke e nënvizuar faktin se kishte qenë Belle Air që kishte mundësuar “falas” udhëtimin e tyre.

Një tjetër fakt interesant është se Belle Air u shfaq si kompani gjatë vitit 2006 kur pasi iu hoq licensa e operimit një kompanie mjaft të suksesshme loë-cost “Albatros” e cila asokohe kishte një “të metë” të madhe që menaxhohej nga nipërit e ish-presidentit Alfred Moisiu dhe për shkak të përplasjeve Moisiu-Berisha, ish-drejtori i aviacionit civil Gazmend Dibra mori një vendim absurd duke i hequr liçesën “Albatros”.

Dhe Belle Air u shfaq menjëherë si një kompani alternative loë-cost në Shqipëri në kohën kur ministër i transporteve ishte pikërisht ministri Lulzim Basha,