Lajme Shqip Saturday, 02 November 2013 13:51

Behgjet Pacolli, po angazhohet për ta sjellë talentin kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzajn në Kombëtaren e Shqipërisë.

Ideja e Pacollit është: Adnani është një rast që thjesht nuk duhet humbur.

Nisur nga ky fakt, ai ka hartuar planin për ta veshur ‘kuqezi’ yllin e Unitedit. Nënshtetësi shqiptare familjes Januzaj dhe tokë në jug të Shqipërisë, janë dy gjërat që sipas Pacollit duhet t’i dhurohen fillimisht Januzajve.

Një gjë të tillë politikani i njohur kosovar e ka qitur edhe në letër dhe ia ka dërguar atë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Këtë e konfirmoi vetë Pacolli në emisionin televiziv ‘Zonë e Lirë’.

“Ditët e fundit kam lexuar shumë nëpër gazeta ndërkombëtare për suksesin e madh të një shqiptari të ri, me të cilin duhet të krenohemi të gjithë ne. E pashë po ashtu edhe intervistën e babait të tij, i cili shprehu pakënaqësinë e trajtimit nga ana e Federatës së Futbollit të Shqipërisë. Vërtetë u çudita, sepse është një rast që nuk duhet humbur. Iu drejtova menjëherë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, me anë të një letre rreth planit për marrjen e Adnanit në Kombëtare”, deklaroi ai, duke shpalosur tutje ‘pakon’ Januzaj.

“Familjarëve të Adnanit duhet t’i ofrohet nënshtetësi shqiptare dhe si dhuratë një hapësirë toke në jug të Shqipërisë. Përmes kësaj, ai vend turistik do të bëhej edhe më i famshëm dhe do të tërhiqte shumë njerëz nga e gjithë bota”, vazhdoi Pacolli, për t’u shprehur më pas i gatshëm që të ndihmojë financiarisht në ndërtimin e shtëpisë në hapësirën e tokës që do t’i dhurohet familjes së talentit kosovar.

Të shkojmë me figura të shquara’

Jo Federata e Futbollit të Shqipërisë, por figura të ndritura shqiptare. Kështu mendon Pacolli që Adnani do t’i thoshte ‘po’ Shqipërisë. “Mendoj që duhet të formojmë një grup të njerëzve, të përbërë nga figura të njohura nga Kosova e Shqipëria. Kjo çështje është madhore dhe normalisht që nuk duhet t’i lihet në dorë vetëm Federatës së futbollit”, theksoi Pacolli. Ai ka një parandjenjë që përgjigjja e Adnanit do të jetë pozitive. “E kam përcjellë Adnanin dhe çdo gjë rreth tij. Jam i bindur që zemra e tij flet shqip dhe do t’ia dalim. Ai është krenaria jonë dhe do të jetë një ndër figurat më të spikatura të kombit shqiptar, jo vetëm në futboll”, potencoi presidenti i AKR-së. Në fund, ai u shpreh optimist që së shpejti do të ketë një takim me Edi Ramën.

Takimi me Ramën, gjatë javës së ardhshme

Pacolli është optimist që do të takohet së shpejti me Edi Ramën për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. “Pres që të marrë një përgjigje nga Edi në ditët në vijim. Besoj që do të takohemi menjëherë gjatë kësaj jave”, u shpreh ai. /tribuna/

 
Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 16:35

Prishtinë-  Presidenti iAleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Prishtinës, z.Korab Sejdiu, kanë qëndruar në Kodrën e Trimave, ku kanë pirë çaj më qytetarët e kësaj ane. Pacolli nga këtu e ka ftuar publikisht  kryetarin aktual të Prishtinës, z.Isa Mustafa, që të dalë në debat dhe të mos vjedhë ide nga AKR-ja.

“E ftoj kryetarin aktual të Prishtinës të debatojë me kandidatin tonë dhe mos të na kopjojë idetë, po të vijë dhe ta zbërthejë idenë e tij, unë jam i bindur që nuk ka ide, përndryshe do t`i kishte zbatuar për 8 vjet”, ka thënë Pacolli.  I pari i AKR-së, z.Behgjet Pacolli, ka folur edhe për Kodrën e Timave dhe kaosin në komunikacion. Ai ka thënë që plani i AKR-së për ta ndryshuar këtë gjendje është të bëhet një Tunel nga fshati Bardhosh në drejtim të Xhamisë së Llapit.

“Familja ime posedon 70 hektarë tokë në Prishtinë dhe në ditën që ne do ta marrim Prishtinën, atë tokë do t` ia falim Komunës, pasi që do të krijohen zona të lira ekonomike dhe pastaj nga to do të hapen edhe vendet të lira të punës. Isa Mustafa tash e tetë vjet e ka penguar punën time në Fushë Kosovë, ku do të hapeshin vende të punës dhe veprimtari ekonomike, mirëpo ai nuk dëshiron që ju të punësoheni”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa kandidati I AKR-së për kryetar të Prishtinës, z.Korab Sejdiu, ka folur për mungesat dhe problemet e përgjithshme të lagjes Kodra e Trimave.

Presidenti I partisë z.Behgjet Pacolli së bashku me kandidiatin për Prishtinën z.Korab Sejdiu, më pas vizituan tenden që është e vendosur në shesh të qytetit ku vazhduan bashkëbisedimin më qytetarë./koha/ 

 
Lajme Shqip Wednesday, 16 October 2013 17:29
 
Lajme Shqip Thursday, 30 May 2013 11:35

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli në një intervistë në gazetën Tribuna, ndër të tjera ka zbuluar edhe një ngjarje të veçantë që atij i ka ndodhur gjatë fushatës lobuese për njohjet.

Në disa raste Pacolli ka qenë mjaftë kritik ndaj ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj, dhe kjo edhe i ka kushtuar.

Në një rast Radio Televizioni i Kosovës, edhe pse kishte realizuar një intervistë me Pacollin, nuk e kishte transmetuar atë, pasi ky aty kishte kritikuar ministrin Hoxhaj.

“Nëse kam qenë i lënduar prej ministrit Hoxhaj, kam qenë për shkak të disa fakteve. Çështja ka pasur të bëjë me Malin. Unë tash u takova me presidentin e Malit. Mali e ka dërguar njohjen dhe kurrë nuk e ka tërhequr atë. Por atje ka ndodhur një luftë dhe këshilli ushtarak që ka marrë pushtetin, ka propozuar të tërhiqet njohja. Vetëm propozimi ka ndodhur por nuk është tërhequr njohja. Unë kam konsideruar që leton të cilën ministri Hoxhaj ia ka dhënë vetë kryeministrit është valide. Ministri është tërhequr nga kjo njohje që vetë ia ka prezantuar kryeministrit. Mua kjo m’u ka dukur jodinjitoze dhe pë rkëtë kam folur në atë intervistë”, ka thënë Pacolli, për të shpjeguar se cilat ishin arsyet që kanë bërë që RTK të vendos që të mos e transmetojë fare intervistën e realizuar më të.

Sipas tij, intervista ishte bërë me kërkesë të RTK-së, por pas realizimit kanë vlerësuar se ajo nuk duhet të transmetohet.