Lajme Shqip Monday, 03 March 2014 16:20

Pas disa muajsh bisedimesh familja Beckham ka arritur akordin për blerjen e supevilës së Versaces në Miami Beach për shumën e 60 milionë dollarëve. Sipas agjencisë spanjolle Europa Press, vila në të cilën u vra stilisti italian ka pamje nga deti, pishinë, dhjetë dhoma gjumi dhe një sallon të madh.

Ajo ishte blerë nga Versace në vitin 1992-1992 për dhjetë milionë dollarë ndërkohë që mësohet se ai shpenzoi edhe 33 milionë për rikonstruksionin e saj. Në vitin 2000 ajo do të ishte në pronësi të Peter Loftin i cili tentoi por pa sukses ta shndërronte në hotel luksoz. Në vitin 2012 vila u vu në shitje.