Lajme Shqip Tuesday, 30 April 2013 12:29

Amsterdam – Me një ceremoni protokolli është hapur dhe dita që do të shohë kurorërizimin e princit Willem Alksandër, pas abdikimit të mbretëreshës së Hollandës, Beatrix. Një natë më parë ka qenë një mbrëmje gala në Amsterdam, ku kanë qenë të pranishëm princesha dhe princër nga e gjithë bota mes të cilëve dhe princi Karl i Britanisë së Madhe.

Mbretëresha Beatrix ka treguar e emocionuar që kur mori vendimin për të abdikuar. Që atëherë në adresë të saj kishin mbërritur shumë mesazhe mbështetjeje. Ajo shtoi se djali i saj është më se gati për ta zëvendësuar dhe se ka një rol shumë aktiv në skenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Vajza e mbretëreshës Juliana, Beatrix u martua në vitin 1966 me diplomatin gjerman Klaus van Amsberg. Ajo mori fronin pas abdikimit të nënës së saj në vitin 1980. 75 vjeçarja pas 33 vjetësh në fron i lë vendin të birit, që tashmë do të marrë emrin Guljiemo IV. Mbreti i ri i Hollandës sapo ka mbushur 46 vjeç.(LKajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 29 January 2013 09:40

Hollande – Mbretëresha Beatrix e Holandës ka abdikuar, duke ia lënë fronin djalit të saj, princit Willem- Alexander.

Në një fjalim të mbajtur në TV, ajo tha se formalisht do të largohet nga froni më 30 prill.

Mbretëresha, që po i afrohet ditëlindjes së 75-të, tha se ajo e ka menduar këtë moment për shumë vite dhe shtoi se tani është koha.

BBC raporton se Mbretëresha Beatrix ka qenë kryetarja e shtetit që prej vitit 1980, kur mamaja e saj abdikoi.

Në një fjalim të shkurtër televiziv, ajo tha se është koha që fronin ta mbajë gjenerata e re, duke shtuar se i biri është gati për t’u bërë mbret.

Princi Willem- Alexander është 45 vjeç, i martuar dhe ka tre fëmijë.

Ai do jetë mbreti i parë i Holandës që prej vitit 1890.

Vitet e fundit është bërë traditë që monarkët aty të abdikojnë.

Beatrix është monarkia e gjashtë e dinastisë Orange- Nassau, që e ka drejtuar Holandën që nga fillimi i shekullit të 19-të.

Abdikimi i saj nuk ndikon për të provokuar ndonjë krizë. Monarku ka pak fuqi dhe rol kryesisht ceremonial.

Djali i dytë i Beatrix, është goditur nga një ortek dhe është në koma që nga marsi i vitit të shkuar.(LajmeShqip.com)