Lajme Shqip Monday, 30 June 2014 12:10

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në një seancë të veçantë, duke i hapur dyert  Presidentit të KE-së, Jose Manuel Barroso, i cili përshëndeti dhe inkurajoi deputetët shqiptarë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Ai shprehu bindjen e tij se Bashkimi Evropian, ka si synim kryesor bashkimin me Evropën Juglindore dhe se pa këtë të fundit, bashkimi i Evropës nuk quhet i plotë.

Pas vlerësimit për marrjen e statusit, ai i siguroi deputetët shqiptarë se Evropa nuk është krejtësisht e bashkuar dhe nuk ka si të jetë pa përfshirjen në të edhe të Europës Juglindore. 

“Është një nder i veçantë për mua, që të flas para jush vetëm disa ditë pas vendimit historik atij për ti dhënë Shqipërisë statusin kandidat, një vendim të propozuar nga institucioni që unë drejtoj. Jam i kënaqur që këtë moment historik e ndaj me ju. Prej këtu fillon një fazë e re premtuese, i jep shtysë progresit të mëtejshëm se perspektiva e vendeve të Evropës Juglindore është diçka reale, ne i mbajmë premtimet tona kur partnerët tanë arrijnë progres”, tha ai. 

“Para 10 vitesh ne bashkuam Lindjen dhe Perëndimin pas dekadash ndarjesh. Nuk do jetë i plotë bashkimi i Evropës pa Evropën Juglindore, nga Tirana në Sarajevë nga Beogradi në Prishtinë njerëzit e shohin BE-në si shpëtim”, shtoi ai. 

Duke folur për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Presidenti i KE-së theksoi se ai është një projekt paqeje, që arrihet nëpërmjet ndarjes së sovranitetit të secilit shtet anëtar. Ky bashkim arrihet “duke ndarë sovranitetin tonë, duke mbledhur sovranitetin e secilit vend që aderon në BE”, deklaroi Barroso.

Barroso shprehu bindjen se Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por theksoi se kjo arritje kërkon punën dhe angazhimin e vet shtetit, dhe se përgjegjësia më e madhe varet nga përkushtimi ynë:

“Unë besoj, se Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, besoj te ky hap, i statusit të vendit kandidat, por tani shumica e punës varet nga ju, si përfaqësues i këtij populli, të cilin e respektojë shumë. Unë besoj se ju mund të merrni të mirat e anëtarësimit në BE, por mund të jepni dhe kontribut për të dhënë stabilitet në këtë rajon”. 

Barroso e mbylli fjalimin duke shprehur mbështetjen e Komisionit Evropian, i cili do të vazhdojë të mbështetë dhe të ndjekë zhvillimet dhe zbatimin e reformave nga Shqipëria:

“ Komisioni Evropian do të vazhdojë të punojë bashkë me ju, me miqësi dhe përkushtim që së bashku me popullin shqiptar të shkruajmë të ardhmen evropiane të vendit dhe kapitujt e historisë së Shqipërisë”, deklaroi Barroso.

 
Lajme Shqip Tuesday, 29 April 2014 12:32

23 anëtarët e BE-së që e kanë njohur Kosovën nuk do ta pranojnë Serbinë si anëtare, nëse ajo nuk njeh Kosovën dhe nuk vendos marrëdhëniet diplomatike me të, tha diplomati amerikan, Daniel Serwer. 

Duke folur rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, Serwer ka thënë se Serbia e ka njohur Kosovën de fakto, me marrëveshjet brenda dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. 

Ai po ashtu ka folur rreth zgjedhjes së kryeministrit të ri serb, Aleksandar Vuçiç. Në parimin e bazuar për të bërë gjëra të mëdha duhet vepruar sa më shpejt të jetë e mundur në mandatin e ri, këtu qëndron këshilla ime, si përgjigje ndaj pyetjeve të kolegëve, ka thënë diplomati amerikan, Daniel Serwer në një intervistë të tij të dhënë së fundi e të publikuar edhe në blogun e tij, transmeton “Telegrafi”. 

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 30 October 2013 22:32

Zgjedhjet lokale të kësaj fundjave, mund sjellin një lajm të keq nga Bashkimi Evropian për procesion integrues dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, nëse ato nuk përmbushin standardet për zgjedhje të lira, të rregullta dhe demokratike.

 

Kështu janë shprehur Ambasadori gjerman në Kosovë Peter Blomeyer dhe ambasadorja franceze Maryse Daviet, në një intervistë në emisionin “Target” në RTK.

Ata që të dy kanë qenë të prerë për këtë temë, duke u shprehur se BE nuk do të lejojë në asnjë formë që një vend të ecë në integrimin drejtë saj, nëse aplikon veprime që janë në kundërshtim standardet e BE-së.

 

“Ne së bashku si BE, SHBA dhe Kombet e Bashkaura kishim një takim për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA), dhe ua bëmë të qartë të gjitha subjekteve politike se ndër kriteret kryesore për nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe për atë të liberalizimit të vizave, janë zgjedhjet e rregullta, të lira dhe demokratike. Ne kemi shumë vëzhgues në teren, dhe nëse pas zgjedhjeve vëzhguesit tanë dalin e na thonë se kishte probleme me zgjedhjet, atëherë do të ketë problem shumë të madhë në këtë proces të nisur me BE-në, por edhe në fusha tjera”, ka thënë ambasadorja Daviet, transmeton reporteri.net.  

“Ata që duah të ecin drejtë BE-së, duhet t’i respektojnë rregullat e demokracisë, dhe ata që nuk i respektojnë këto rregulla, janë kundër BE-së, dhe ne nuk do t’i pranojmë në asnjë formë që këto zgjedhje të mos i përmbushin standardet dhe kriteret evropiane”, është shprehur ambasadori Blomeyer.  

 

Sikurse ambasadorja amerikane në një deklaratë të më parshme, edhe ambasadorët e Gjermanisë dhe të Francës, janë shprehur se nuk do të duhej në asnjë formë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të organizohen pa përfundimin e reformës zgjedhore.

 

Ambasadorët francez dhe ai gjerman, të pyetur për fushatën zgjedhore dhe premtimet e politikanëve kosvarë, janë shprehur se nuk u intereson se cfarë dhe sa premtojnë politikanët e Kosovës, në këtë fushatë, dhe sipas tyre, kjo më shumë është punë e gazetarëve, të cilët do të duhet t’ua përkujtojnë këto premtime nëse ata i harrojnë ato pasi të kenë fituar postet e pretenduara.

Ambasadori gjerman ka thënë se deri tani fushata parazgjedhore, duke përjashtuar veriun, ka shkuar mirë, me një shqetësim të vogël, e që sipas tij ka të bëjë me presionin që po u bëhet punëtorëve civil për të marr pjesë në tubimet elektorale.

 

Ata kanë thënë gjithashtu se është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e serbëve të veriut në këto zgjedhje, por sipas tyre ata nuk do ta kenë të lehtë, pasi ka kërcënime nga ana e një grupi i cili kundërshton pjesëmarrjen në këto zgjedhje.

 
Lajme Shqip Wednesday, 25 September 2013 10:56

 

Një asamble parlamentare e përbashkët, një treg i përbashkët ekonomik, një sistem i edukimit dhe arsimimit, bashkëpunime në shumë fusha tjera, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është plani i nismës për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, e quajtur West Balkan Six – G6 (Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor), pjesë e së cilës janë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, iniciativë kjo përmes së cilës synohet integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian.

Këtë dokument-strategji, të mbështetur nga komisionari për zgjerim, Stefan Fule, dhe e iniciuar këtë vit nga Mali i Zi, e ka siguruar gazeta “Zëri” në të cilën shpalosen detajet për bashkëpunimet ndërqeveritare mes tyre.

Për këtë nismë madhore, përmes së cilës synohet të përcaktohet perspektiva e ardhshme e Kosovës dhe e shteteve rajonale, do të takohen të enjten (nesër) në Neë York, ministrat e jashtëm të këtyre gjashtë shteteve në mesin e tyre edhe ministri Enver Hoxhaj, për të vendosur përfundimisht se a do të gjejë mbështetjen definitive.

Plani i kësaj nisme, i përpiluar nga Mali i Zi, por fillimisht i kaluar në duart e komisionarit, Stefan Fule, dhe Goran Svilanovic, sekretar gjeneral i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, (të dy përkrahës të nismës), u është dorëzuar 6 shteteve në muajin prill të këtij viti, ndërkohë që ato kanë pasur një takim në qershor në Budvë të Malit të Zi ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Kosova.

Në transkriptin e këtij takimi të siguruar nga “Zëri”, mësohet se parimisht shtetet e kanë përkrahur si iniciativë.

 

Nesër takohen në New York

 

Mësohet se të ënjtën (nesër), ministrat e jashtëm nga gjashtë këto shtete do të takohen në New York.“Përfundimisht do të dihet në këtë takim, nëse do të përkrahet si nismë, ku përfaqësuesit e këtyre 6 shteteve do të votojnë për ta dërguar apo jo përpara këtë strategji”, thonë burime diplomatike.

 
Lajme Shqip Wednesday, 03 July 2013 15:07

Bruksel – Parlamenti Evropian i ka dhënë mbështetje buxhetit shtatë vjeçar të bllokut evropian, që kap vlerën prej 960 bilionë euro.

Gjatë votimit të mërkurën, 474 europarlamentarë votuan për, 193 kundër dhe 42 kanë abstenuar.
Kjo shumicë, shihet si sinjal i mirë se do të ketë një shumicë absolute për votimin përfundimtar i cili është paraparë për vjeshtë.
Edhe liderët evropian i kanë dhënë mbështetje këtij plani buxhetor, gjatë samitit të 28 qershorit në Bruksel.
Për dallim nga buxhetet kombëtare të 28 vendeve anëtare të bllokut, buxheti i BE-së financon shumëçka nga projektet e përbashkëta infrastrukturore, subvencionon bujqit, ndihma zhvillimore, dhe masa për punësim.

 
Lajme Shqip Sunday, 30 June 2013 13:16

Bruksel – Bashkimi Evropian është i shqetësuar në lidhje me raportet në media se janë përgjuar edhe zyrtarët evropian nga Agjencia Kombëtare e Siguisë së SHBA-së. 
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me artikujt që janë publikuar në magazinën gjermane “Der Spiegel” por edhe në britaniken “The Guardian”.
“Do të ketë shumë ndikim në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse artikulli i publikuar në Der Spiegel është i vërtetë”, ka thënë Schulz. 
Ndryshe Der Spiegel ka raportuar se në skandalin e përgjimeve, nuk janë kursyer as zyrtarë të Bashkimit Evropian. Magazina gjermane pretendon se ka edhe dokumente në lidhje me këtë çështje.

 

 
Lajme Shqip Sunday, 30 June 2013 13:14

Prishtinë – Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy arrin nesër për vizitë një ditëshe në Prishtinë. Sipas njoftimeve të bëra nga zyra e BE-së në Prishtionë, presidenti Rompuy do të pritet nga presidentja, kryekuvendari dhe kryeministri i Kosovës. Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, do ta vizitojë Prishtinën nesër pasdite. Sipas agjendës, Van Rompuy do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi, dhe presindenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Menjëhëre pas një takimi me kryeministrin Thaçi, Rompuy do të ketë konferencë për media. Gjatë kësaj vizite, sipas agjendës zyrtare nuk është parashikuar asnjë takim me krerët e partive opozitare në vend, raporton RTK. 
Vizita e presidentit të Këshillit të Evropës pason menjëhërë pas mbledhjes së fundit të mbajtur më 28 qershor, ku në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, formalisht është miratuar autorizimi për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim–Asociimit me Kosovën, si dhe vendimi për hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në Bashkimin Evropian. 
Këshilli i BE-së është institucioni i tretë me radhë nga shtatë institucionet e BE-së, sipas listimit të bërë me Traktatin e BE-së. Këshilli i Evropës me seli në Strasburg është një organizatë ndërkombëtare që promovon të drejtat e njeriut, zhvillimin demokratik, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin kulturor, dhe është i ndarë plotësisht nga Bashkimi Evropian.

 

 
Lajme Shqip Sunday, 30 June 2013 13:12

Zagreb – Në mesnatë, Kroacia do të bëhet vendi i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian.
Ngjarja ndodh gati dy dekada pas fundit të luftës së Kroacisë për pavarësi nga ish-Jugosllavia dhe pas disa vitesh reforma.
Vendi prej 4.4 milionë banorësh bëhet shteti i dytë ish-jugosllav që i bashkohet BE-së, pas Sllovenisë, e cila është anëtarësuar në vitin 2004.
Festa, e cila do të ndiqet nga personalitete të shumta evropiane, do të mbahet sonte në qendër të Zagrebit.
Megjithëse anëtare e plotë e BE-së, Kroacia nuk do të jetë menjëherë pjesë e Schengenit, zonës së udhëtimit pa viza, as nuk do të përdorë monedhën euro.
Anëtarësimi i Kroacisë në BE ndodh në kohën kur ajo tashmë ka hyrë në vitin e pestë të recesionit dhe ka një papunësi prej 20%.

 
Lajme Shqip Monday, 24 June 2013 14:40

Bruksel – Këshilli i Ministravë të BE-së jep dritën jeshile Kosovës për fillimin e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. 

Draft-rezoluta e Këshillit të Ministrave të BE-së, që ka parë Radio Evropa e Lirë, shkruan se “Kosova është e gatshme të nis negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe pa paragjykim për pozitën e vendeve anëtare ndaj statusit [të Kosovës], miraton vendimin për autorizimin e hapjes së negociatave”.

 
Lajme Shqip Friday, 24 May 2013 13:18

Kompania private “Komtel”, ka fituar miliona tenderë në KEK dhe KOST dy ndërmarrje publike ku Fadil Ismajli ka qenë menaxher.

Ismajli tash ministër për Zhvillim Ekonomik ka qenë themelues i kompanisë private “Komtel”, raporton e përditshmja “Zëri”, në Prishtinë.

KEK dhe KOSTT i kanë dhënë kompanisë tenderë për veprimtari të ndryshme duke nisur prej furnizimit me kompjuter, mirëmbajtje të softuerëve si dhe furnizimit me njehsorë.

Gazeta raporton se tenderët të cilët janë dhënë në KEK sa ka qenë Ismajli në krye të saj janë hetuar edhe nga zyra e BE-së Kundërmashtrim OLAF e cila disa vite më parë kishte gjetur konflikt direkt interesi mes Ismajlit dhe kompanisë “Komtel”.