Lajme Shqip Saturday, 04 January 2014 22:07

Bayern Munich ka njoftuar në orën 19:33 se ka arritur marrëveshje për të blerë Robert Lewandowskin nga Borussia Dortmund në transfertë lirë në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi 25-vjeç ka kohë që është lidhur për një kalim nëAllianz Arena ndërsa tani ai ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me Bavarezët.

Klube si Real Madrid, Manchester United dhe Arsenal kanë shfaqur interesim gjithashtu për shërbimet e polakut me famë botërore, por ai karrierën e tij do ta vazhdojë në Bundesligë.

Lewandowski edhe verën e kaluar ka qenë afër kalimit në Bayern, por ky kalimdështoi pasi Dortmundi bllokoi kalimin e tij në Allianz Arena, duke pranuar faktin se do të mund ta humbnin atë përfundimisht pa fituar asgjë.

Shefi i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge e ka përshkruar polakun si një prej sulmuesve më të mirë në planetë dhe ka insistuar se ai do ta përmirësojë klubin edhe më shumë, klub në të cilin do të kalojë gjatë verës, shkruan albeu.

“Jemi shumë të lumtur që ia arritëm ta konkretizojmë këtë transfer”, ka thënë ai para reporterëve.

“Lewandowski është një prej sulmuesve më të mirë. Ai do ta forcojë ekipin tonë, do të na jap edhe një shtytje”.

Lewandowski karrierën e tij profesionale e nisi me Znicz Pruszkow, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Lech Poznan para se të kalonte në Dortmund verën e 2010.

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 16:30

VFL Wolfsburg ka nënshkruar kontratë me brazilianin, Luiz Gustavo për pesë vjetë duke e marrë atë prej ekipit tjetër gjerman, Bayern Mynihut.

Gustavo, i cili ju bashkua Bajernit në vitin 2011 nga Hoffenheim, nuk e kishte të garantuar se do të luante në ekipin e parë te bavarezët me trajnerin e ri, Pep Guardiolën.

Kjo gjë do të mund të rrezikonte ftesën për të luajtur për ekipin kombëtar në Kupën e Botës që do të mbahet në Brazil këtë vit.

Wolfsburg që disa sezona është duke qëndruar në pozitat e poshtme të tabelës së Bundesligës gjermane kanë dëshiruar që ta marrin mesfushorin që të përfundojnë në pozitë më të mirë këtë sezon.

Javën e kaluar ata e humbën ndeshjen me Hanover 96.

Të shtunën ata do të takohen me Schalke 04.