Lajme Shqip Wednesday, 29 January 2014 10:46

Shkup – Publicisti Emin Azemi përmes një reagimi, e quan hipokrit gazetarin Baton Haxhiu, i cili ditë më parë ka folur në superlativ për dy liderët e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni dhe rolin e tyre në luftën e Kosovës, transmeton ina. 

Më poshtë mundë të lexoni reagimin e plotë të publicistit dhe gazetarit, Emin Azemi: 

“Ju mund të thoni se liria emrin në Kosovë e ka NATO, mund të thoni që liria në Kosovë e ka emrin UÇK, por liria në Kosovë nuk mund të paramendohet pa atë që quhet mendim, gjithashtu fuqi, dashamirësi, vëllazëri dhe potencë intelektuale dhe politike të vitit 1999 që kanë pas dy liderët e Partisë Demokratike Shqiptare dhe asnjë liri në Kosovë nuk do të quhej pa përgatitjen e lirisë në vendin e quajtur Maqedoni dhe të gjithë janë përgatitur ta përjetojnë lirinë e vërtetë. “

Kështu shkruan tash, në 2014, Baton Haxhiu për krerët e PDSH, por nuk na tregon ai se çfarë qëndrimi mbante ai ndaj nesh që kishim këtë qëndrim që ka tash Batoni për PDSH?! Nëse nuk e di ai, e dijmë ne.

Të gjithë kanë të drejtë të evoluojnë, por t’ia amputosh kohës së shkuar qëndrimin e sotëm, duke e prezantuar si mendim gjoja koherent, kjo është më shumë se hipokrizi.