Lajme Shqip Sunday, 31 July 2011 08:11

Mesfushori 27-vjeçar kohët e fundit ka qenë i lidhur me Tottenham dhe Juventusin dhe ka lënë hapur derën për një ndryshim të mundshëm larg nga Stade Gerland.

“Unë jam duke punuar shumë për t’i ndihmuar këtij ekipi, por ende kam për t’i vlerësuar shumë gjëra, nëse do të qëndroj këtu me Lyon apo diku tjetër”, tha Bastos për “L’Equipe”. Ai ka shtuar se nëse është e rëndësishme për të qëndruar edhe më tej në ekip, do ta bëjë këtë. “Unë e di se kam një rol të rëndësishëm dhe jam i gatshëm për çdo gjë”, ka thënë Bastos.

Për lojtarin ka hyrë ne garë edhe gjiganti anglez Chelsea, e cila pritet t’u prish shumë punë Tottenhamit dhe Juventusit, sepse siç dihet Abramovich është shumë dorëlirë.

 
Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 10:23

Bosi i Tottenham, Harry Redknapp, është i prirur të marr anësorin e Lyonit, Bastos si zëvendësim për Gareth Bale.

“Daily Mail” thotë se Redknapp vërtetë i pëlqen dhe ka admiruar Bastos për disa kohë. Megjithatë, për nënshkrimin e tij nuk ka qenë i interesuar aq fort,  pasi ai ka një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin që e mbanë, Gareth Bale.
Problemi është se Bale ka shanse për të qëndruar përtej këtij sezoni, por këto shanse mund të jenë të pakta dhe njeriu pas tij, Benoit Assou-Ekotto, ka tërhequr vëmendjen nga scouts në klubet evropiane.
Bastos është 27 – vjeçar, me origjinë nga Brazili. Është një lojtar shumë i përkryer, i cili mund të luaj, në mënyrë të barabartë, edhe në mesfushë.