Lajme Shqip Wednesday, 30 April 2014 12:20

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në  Uashington.

Në konferencën e Këshillit të Atlantikut, ministri deklaroi se, as Evropa dhe as NATO nuk duhet të injorojnë sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor, për sa kohë i gjithë rajoni nuk është ende plotësisht i ankoruar në rrjedhat euro-atlantike.

Sipas zyrës së shtypit të MPJ-së, në këtë aktivitet, morën pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, si dhe ministra të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes nga vendet e anëtarësuara në NATO.

Shqetësimet që u ngritën në këtë këshill, kishin të bënin me situatën e paqëndrueshme në Ukrainë, si dhe sfidat që kjo situatë paraqet për të ardhmen e komunitetit euro-atlantik.

“Në kontinentin evropian vijojnë të ekzistojnë zona me potencial të lartë destabilizues, të cilat kur shoqërohen me agjenda zgjerimi rivale, krijojnë kushtet ku e drejta ndërkombëtare dhe parimet themelore demokratike mund të shkelen pa u ndëshkuar”, – tha ministri.

 
Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 12:33

New York – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e trazirave në Egjipt.

Në deklaratën e publikuar nga zëdhënësi i tij, Ban Ki-moon, ka kërkuar përfundimin e protestave të dhunshme dhe ka vlerësuar se është “përdorë forcë e tepruar” kundër tyre.

Sot në mëngjes, forcat e sigurisë së Egjiptit, i kanë larguar mbështetësit islamikë të presidentit të përmbysur Muhammad Morsi, nga një xhami në kryeqytetin Kajro.

Aksioni i forcave të rendit u bë pas trazirave, me ç’rast ka pasur edhe shkëmbime të të shtënave.

Më se 750 njerëz janë vrarë prej ditës së Mërkurë, kur në gjithë Egjiptin shpërthyen protesta dhe përleshje, pasi forcat e sigurisë i shkatërruar dy kampe të protestuesve në Kajro.

Vëllazëria Myslimane, lider i lartë i së cilës është Morsi, ka shprehur përkushtim për vazhdimin e protestave ditore.

Qeveria thotë se po e shqyrton mundësinë e shpërbërjes juridike të kësaj lëvizjeje.

BE: Rishqyrtohen raportet me Egjiptin

 

Bashkimi Evropian planifikon t’i rishqyrtoj marrëdhëniet e veta me Egjiptin, derisa dhuna në këtë vend po vazhdon.

Në deklaratën e publikuar sot nga zyrtarët e lartë, presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, të gjitha palëve në Egjipt u bëhet thirrje që të përmbahen nga dhuna.

Në këtë deklaratë, mëtutje theksohet se Bashkimi Evropian “në mënyrë urgjente do t’i rishqyrtoj” marrëdhëniet e veta me Egjiptitn, gjatë disa ditëve dhe do të miratoj “masa që synojnë” parandalimin e dhunës së mëtejshme.

 
Lajme Shqip Wednesday, 10 July 2013 20:10

Berlin – Një analizë e Radios Deutche Welle nuk është shumë optimiste se integrimi i vendeve të BallkanitPerëndimor, mund të ndodhë së shpejti. Kështu, sipas radiosprestigjioze gjermane, anëtarësimi i tri anëtarëve të reja nga rajoni mund të ndodhë deri në 2025″>2025, ndërsa i gjithë rajonit në harkun kohor2025″>2025-2030.

Dhjetë vjet pas Deklaratës së Selanikut, me të cilën BE kishte përcaktuar të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit evropianë theksojnë se bashkimi i Evropës nuk mund të jetë i plotë pa rajonin problematik në juglindje të kontinentit.

Sipas raportueses në Parlamentin Europian, eurodeputetes greke Marija Eleni Kopa, anëtarësimi në BE vjen e bëhet më i ndërlikuar, ndërsa atmosfera në Familjen Europiane nuk shkon në favor të procesit të zgjerimit.

Ajo ka theksuar se me anëtarësimin e Kroacisë, është e nevojshme për momentin të punohet në konsolidimin e brendshëm të BE-së, dhe se kjo do të vetëkuptonte se “zgjerimi nuk mund të bëhet me gjasë brenda kësaj dekade”

 

 

 
Lajme Shqip Friday, 21 June 2013 08:58

Ankara- Turqia ka kritikuar kancelaren gjermane Angela Merkel, pas raporteve se Berlini po bllokon hapjen e një kapitulli të ri në bisedimet e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ministri turk për çështjet evropiane, Egemon Bagis akuzoi Merkel se po shfrytëzon çështjen e anëtarësimit të Turqisë si një “material politik” meqë po kërkon rizgjedhjen në zgjedhjet e shtatorit në Gjermani, raporton rel.

Diplomatët thonë se Gjermania të enjten ka bllokuar hapjen e kapitullit të ri të negociave mes Turqisë dhe BE-së.

Bashkimi Evropian pritet të takohet me zyrtarët turk javën e ardhshme.

Qeveria gjermane ka kritikuar mënyrën se si qeveria turke i është përgjigjur protestave anti-qeveritare, ndërsa konservativët e Merkel përjashtojnë nga programi i tyre anëtarësimin e Turqisë në BE.

Shumica e shteteve anëtare të bllokut, mbështesin negociatat e anëtarësimit të Turqisë, por politikanët në Gjermani e Francë janë kundër.