Lajme Shqip Tuesday, 18 June 2013 23:54

 

Zvonko Veselinovi deklaroi se organizoi barrikadat në vitin 2011 në veri të Kosovës bashkë me Boris Stefanoviq që udhëhoqi delegacionin serb në dialogun teknik me  Prishtinën zyrtare.

Pjesëmarrës në organizim sipas Veselinoviq ishin edhe kryetarët e komunave të veriut të Kosovës.

Mediat në Serbi raportojnë se Veselinoviq po gjykohet për një rast të përvetësimit të disa kamionëve të marrë me lizing nga Raiffeisen Bank në Serbi.

Veselinovic deklaroi në gjykatë se qeveria e udhëhequr nga Boris Tadiq organizoi barrikadat dhe pasi ndërroi mendje për këtë urdhëroi heqjën e tyre nëpërmjet Stefanovic.

Por, sipas Veselinovic kur ai vetë  nuk ishte pajtuar me heqjen e barrikadave kishte nisur një fushatë e egër mediale që kishte quar në arrestimin e tij në vitin 2011.

Portali LajmeShqip.com kishte raportuar i pari se si kamionët e Zvonko Veselinoviqit, kapos së krimit për veriun e Kosovës, nën përcjellje të Policisë së Kosovës, nga veriu i Mitrovicës kanë kaluar në jug dhe se këta kamionë, që kishin marrë pjesë në bllokimin e rrugëve në veri dhe në bartjen e zhavorrit, janë të kompanisë Euro-Kop, nga Rashka e Serbisë, kurse mbanin targa të Novi Sadit.

Gjithashtu, portali kishte raportuar edhe për detajet tjera të kësaj historie dhe se si Zvonko Veselinoviq i kishte marrë këta kamionë shkaku i fajdeve prej pronarit të firmës Euro-Kop