Lajme Shqip Saturday, 21 June 2014 17:38

Luis Suarez ​mund të jetë goditja e madhe e Barcelonës në afatin kalimtar të kësaj vere. Lajmi bombastik është publikuar nga ”El Mundo Deportivo” që citon se është pikërisht sulmuesi i Liverpoolit objektivi i madh i Barçës në këtë verë. Blaugranat me marrjen e drejtimit nga Luis Enrique janë vënë në ndjekje të një sulmuesi me peshë për të përforcuar repartin e avancuar dhe mesa duket është bomberi uruguaian i përzgjedhuri i trajnerit asturian. Dhjetorin e kaluar Suarez nënshkroi një kontratë të re me Liverpoolin deri në verën e vitit 2018. Në marrëveshjen e re drejtuesit e klubit anglez përfshinë një klauzolë që kap shifrën e 85 milionë eurove për largimin tij dhe sipas të përditshmes katalanase, Barça është gati të ofrojë 65 milionë euro plus kartonin e Alexis Sanchez për të transferuar Suarezin në “Camp Now”. Për yllin e Liverpoolit është interesuar edhe Reali i Madridit me presidentin Florentino Perez që është i gatshëm të ofrojë plotë 100 milionë euro për ta shndërruar 27-vjeçarin uruguaian në një El Blanco. Me futjen edhe të Barcelonës në garë i sigurt është fakti se do të kemi një betejë mes dy gjigandëve spanjollë për të transferuar në gadishullin iberik ish sulmuesin e Ajaxit.

Nëse në 2013 goditja e madhe e Barçës në afatin kalimtar ishte blerja e Neymarit, tashmë tifozët blaugrana presin nga drejtuesit një tjetër dhuratë dhe i prefuari për ta është pikërisht lojtari i Liverpoolit, pasi dëshirojnë të kenë në skuadër një treshe të frikshme Messi-Neymar-Suarez që do të bombardonte me gola portat kundërshtare. Nëse nuk arrinë te uruguaiani drejtuesit e Barcelonës do të përqëndrohen te  të tjerë emra. Në listën e tyre qëndrojnë sulmues të tillë si Higuain, Van Persie, Hazard, Aguero e Reus

 
Lajme Shqip Tuesday, 15 April 2014 12:06

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, thotë se lojtarët Blaugranë janë në mbështetje të trajnerit Tata Martino, i cili por kritikohet pas rezultateve të dobëta të skuadrës. “Është më lehtë të kritikosh menaxherin se sa 25 lojtarët. Por nëse gjërat shkojnë keq, faji është i çdokujt”.

“I dëshiroj atij të gjitha të mirat. Ai është një trajner i shkëlqyeshëm dhe ka edhe një tjetër vit në kontratën e tij. Ne do të jepnim jetën për të dhe ai për ne”.

“Është vështirë të jemi jashtë Ligës së Kampionëve dhe ndeshja e radhës është e vështirë, por ne kemi një finale kundër një rivali të madh dhe do të doja t’u them tifozëve se ne do të japim gjithçka dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar, dhe gjithçka do të jetë më e lehtë”.

“Ne kemi përzier disa gjëra dhe jemi kritikët më të mëdhenj të vetes. Tash do të luftojmë për të fituar finalen dhe pesë ndeshjet e mbetura. Nuk jemi dorëzuar as në Ligë”, ka thënë Puyol./rtk/ 

 
Lajme Shqip Thursday, 03 April 2014 16:27

Barcelona hidhet në kundërsulm pas vendimit të FIFA-s për të pezullar për një vit merkaton në hyrje të klubit katalanas. Zv/presidenti i kampionëve në fuqi të Spanjës, Javier Faus, siguroi se ajo që po ndodh me Barcelonën nuk është e rastësishme, duke aluduar për një sulm të qëllimshëm.

“Asgjë nga kjo që po ndodh nuk është e rastësishme. Prej 5 vjetësh Barça është viktimë e një seri akuzash si ajo e dopingut apo e agresionit ndaj trajnerëve tanë, Guardiola dhe Villanova etj etj. Deklaratat e personazheve të caktuara, që janë të pavarur nga bordi drejtues, çështja Neymar, Messi….asgjë nuk është e rastësishme. Kërkojnë të prishin imazhin e Barcelonës, por ne duhet të jemi të bashkuar për të mos i lejuar”, është shprehur Javier Faus, zv/presidenti i Barcelonës.

Sipas Faus, Barcelona sulmohet nga njerëz që e kanë të vështirë ta pranojnë suksesin e katalanasve prej një dekade.

“Po hetojmë për të zbuluar se kush qëndron pas këtyre që po ndodhin dhe kur ta zbulojmë do të themi. Ka shumë njerëz që nuk e përtypin dot faktin që Barcelonapo fiton gjithçka dhe po shkëlqen me futbollin e saj prej një dekade. Drejtuesit dhe trajnerët shkojnë e vijnë, por Barça mbetet e njëjta”, vijoi Faus.

Krahu i djathtë i presidentit Josep Bartomeu, kujtoi se Barcelona investon më shumë se çdo klub tjetër në botë për akademinë, që pikësëpari formon njerëz më pas futbollistë të suksesshëm.

“La Masia është një mënyrë për të kuptuar futbollin. Është mëkat që sulmohen të rinjtë tanë, sepse asnjë klub në botë nuk investon sa në te skuadrat zinxhir. Rregulli i FIFA-s është i mirë për Azinë dhe Afrikën, ku ata që investojnë marrin qindra fëmijë më pas njërin e mbajnë e braktisin të tjerët, por nuk mund të aplikohet në futbollin tonë, pasi ne më parë formojmë njerëz njerëz pastaj futbollistë”, përfundoi drejtuesi katalanas. /albeu/

 
Lajme Shqip Wednesday, 26 March 2014 13:48

Spanja ka qenë etapa e radhës e turit të këngëtares Beyonce, “The Mrs. Carter Show”. Nëkoncertin e mbajtur në Barcelonë, Beyonce, e veshur në mënyrë provokuese, ka ndezur natën dhe ka elektrizuar qytetin me performancën e saj.

Ajo ka kënduar hitet e saj, si gjithmonë të shoqëruara me njëkoreografi të realizuar në përsosmëri.

Në koncert nuzk mund të mungonin disa prej yjeve të Barcelonës, si Messi, Sanchez apo Bartra, të cilët kishin marrë me vete edhe partneret e tyre. / Top Channel/

 
Lajme Shqip Sunday, 09 February 2014 23:54

Barcelona e ka mposhtur në udhëtim Sevillën me rezultat 1-4, të dielën në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligës spanjolle.

Padyshim se njeriu kryesor në fitoren e kalatonasve ishte Lionel Messi, i cili shënoi dy gola tejet të rëndësishëm në këtë ndeshje, madje këto ishin golat e parë për argjentinasin në vitin 2014.

Ballafaqimi ndërmjet Sevillës dhe Barcelonës është luajtur në terren të rrëshqitshëm pasi shiu nuk u ndalë gati gjatë gjithë ndeshjes.

Alberto Moreno pas 15 minutave lojë ndezi atmosferën në stadium duke sjell ekipin nikoqirë në epërsi prej 1-0.

Ndërkohë, në minutën e 34-të, Alexis Sanchez barazoi shifrat në 1-1, megjithëse, ai shënoi gol nga pozita jashtë lojës, por që gjyqtari nuk e mendojë ashtu.

Për pushim të qetë të Barcelonës u përkujdes Lionel Messi, i cili më një supergol kaloi ekipin e tij në epërsi prej 2-1.

Lojë e mirë është luajtur edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes, sidomos nga futbollistët e Barcelonës.

Ylli kampionëve në fuqi, Messi në minutën e 56-të ngriti epërsinë e Barcelonës në 1-3, ndërkaq, Cesc Fabregas në minutën e 87-të i jep goditjen e fundit Sevillës duke shënuar golin e katërt për Barcelonën.

Barca më këtë fitore rikthehet në krye të tabelës me 57 pikë, aq sa ka Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Bazuar në renditjen tabelore duket se në këtë edicion do të zhvillohet garë e ‘nxehtë’ për titullin e kampionit./Kosovapress/ 

 
Lajme Shqip Saturday, 23 November 2013 19:23

Barcelona nuk di të ndalet as pas javës së 14 të La Ligas. Edhe pse jo me yllin e tyre Lionel Messi në fushë dhe përballë një kundërshtari të dobët djemtë e Gerardo Tata Martinos ka fituar lehtësisht 4-0 përballë Granadas në një ndeshje totalisht të dominuar nga blaugranat.

Barcelonës iu deshën dy 11-metërsha, në minutën e 20 për të zhbllokuar rezultatin me anë të Andres Iniestas dhe në minutën e 40 me Cesc Fabregas. Me rezultatin 2-0 u mbyllën edhe 45 minutat e para.

Me fillimin e pjesës së dytë gjithçka vijoi aty ku u la në pjesën e parë: me katalanasit në sulm dhe Granadan të mbyllur në mbrojtje. Por pavarësisht kësaj Barça e gjeti sërish rrugën e rrjetës kësaj rradhe me autor Alexis Sanchez (71) dhe Pedro (90).

Me këtë fitore Barcelona ngjitet në kuotën e 40 pikëve duke pritur e qetë ndeshjet e rivalëve direkt Atletico dhe Real Madrid, ndërsa Granada ndalet në kuotën e 17 pikëve./albeu/

 

video: http://www.dailymotion.com/video/x17jlif_barcelona-4-0-granada-all-goals_sport