Lajme Shqip Sunday, 31 July 2011 18:00

Washington – Ndeshja u luajt para 80 mijë shikuesve në Washington. Futbollistët e skuadrës angleze Manchester United arritën që pjesërisht t’i hakmerren Barcelonës për humbjen në finalen e Ligës së Kampionëve, pas fitores me rezultat 2:1, në një ndeshje miqësore në turneun amerikan. Njeriu vendimtar ishte veterani Michael Owen, i cili shënoi golin fitues në minutën 76.

 
Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 19:51

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, i njohur ndryshe si “maestro kamerieri”, ka filluar të tallet me Manchester Unitedin para përballjes miqësore këtë fundjavë.
Xavi këmbëngulë se në finalen e Ligës së Kampioneve ata kishin kokën dhe supet lartë.

“Ne ishim më të mirë, shumë të mirë,” tha ai.
“Ne dominuam në mbajtjen e topit, gjë që është pjesë e filozofisë sonë në Barcelonë. Trajneri ynë tha më pas se ne ishim ekipi superior dhe unë isha dakord me këtë”, përfundoi Xavi Hernandez.

 
Lajme Shqip Sunday, 29 May 2011 03:38

Trajneri skocez nuk ka pas kritika për lojtarët e tij pas një finale të humbur përsëri nga Barcelona. Ai i ka uruar kundërshtarit, duke thënë se ka pritur më shumë.

Sir Alex Ferguson ka thënë se Barcelona është ekipi më i fortë që është përballur ndonjëherë në karrierën e tij.

“Jemi mposhtur nga një klub më i miri, nuk ka tjetër sqarim. Kam pritur të jemi më të mirë, por thjesht nuk kemi mundur. Nuk është turp të humbasësh nga një ekipe e tillë” ka thënë Ferguson.

Guardiola ka thënë se e tërë bota e ka parë se sa është e fortë Barcelona, David Villa i ka kushtuar golin familjes së tij dhe familjes së mikut të tik Pepe Reina.

Pep së pari ka uruar Manchester Unitedin, “Së pari ti uroj Manchester Unitedit, edhe pse kanë humbur, nuk është lehtë të arrish në finale. Të fitosh ndaj një ekipi të tillë është kënaqësi, andaj edhe ky titull ka shumë vlerë për ne” ka thënë Guardiola.

Cili ishte dallimi nga finalja e vitit 2009? “Kemi pas më shumë kohë të përgaditemi. Këtë e kemi bë shumë mirë, e tërë bota e ka parë se si luan Barcelona” ka thënë Guardiola.

“Mendoj se kemi dominuar deri 1:0, mirëpo United ka dhënë gol nga shansi i parë. Historia e tyre tregon se ata janë gjithmonë të rrezikshëm dhe mund të përmbysin rezultatin. E kemi dhënë me kohë golin e dytë dhe më vonë kemi arritur tek një përparësi e mjaftueshme, mirëpo nuk ka përfunduar gjithçka, deri në fund kemi qenë në ankth” ka thënë treneri Guardiola.

Golin e shënuar, sulmuesi David Villa i ka përkushtuar familjes së tij, “Të gjithë që ne njohim do të thonë se ne nuk qetësohemi, ky është një trofe i një pune të madhe, në të cilin të gjithë kemi investuar. Jemi të etur për tituj, ky është edhe arsye e triumfit. Golin ia përkushtoj vajzave të mia po edhe djemve të Pepe Reinas” ka thënë Villa.

 
Lajme Shqip Sunday, 29 May 2011 00:35

Me besim maksimal në filozofinë e ekipit, në taktikat e trajnerit Guardiola, të përqendruar si asnjëherë më parë besuan, sepse besuan! E bënë ëndrrën realitet , treguan aftësi, luftuan për ta kaluar këtë sfidë, gjatë gjithë ndeshjes dominuan dhe besuan se do t’ia dalin, dhe ai dolën, e merituan FITORËN.

Barcelona një skuadër, “më shumë se një skuadër” vazhdoi përpara drejt lavdisë, drejt historisë, drejt rekordeve, e fokusuar si asnjëherë më parë, e pa frikësuar nga “djajtë” sepse me vete kishte një armë të fortë: BESIMIN.

Të udhëhequr nga “super-strategu i bankinës” i cili quhet Pep Guardiola, dhe në fushë nga një kapiten “maestro-kamerier” ku është i diplomuar për të shërbyer  dhe ai quhet Xavi Hernandez, me një “inteligjent” i cili quhet Adreas Iniesta, me “pleshtin” që luan “tika taka” dhe është vetëm 1.69 cm, i cili quhet Lionel Messi, të mbështetur nga “vrasësit anësor” të cilët quhen David Villa dhe Pedro Rodriguez.

Të përkrahur nga “aktori hollywoodian” i cili meriton një çmim OSCAR i cili është shumë elastik ku mjafton t’ua përmendësh madrilenëve dhe ata fillojnë të s’kuqën e i cili quhet Sergio Busquets i cili u ndihmua nga tre “agresivët mbrojtës” i pari “agresiv frymëzues” i cili quhet Javier Mascherano, i dyti komediani “Waka Waka” i cili quhet Gerard Piqu, i treti një “maestro-hekur” i cili nuk luan por lufton për skuadrën e tij e i cili quhet Eric Abidal me mbështetjen e “Ferrarit” i cili quhet Daniel Alvesh në fund me “murin kinez” në portë i cili quhet Victor Valdez, Barcelona triumfoi me plotë meritë me rezultat 3-1.

Mos të harrojmë që edhe tre zëvendësuesit që kanë hyrë në fund të pjesës së dytë kanë kryer një punë të shkëlqyer, zëvendësimi i parë që hyri ishte “bisha e egër” i cili quhet Seydu Keita i cili e zëvendësoj realizatorin e golit të tretë, David Villan ndërsa zëvendësimi i dytë ishte “kapiteni i piratëve” i cili quhet Carles Puyol i cili zëvendësoj Daniel Alvesh ndërsa zëvendësimi  i tret që hyri në fushë ishte “shpejtësia e dritës” i cili quhet Ibrafim Afelay i cili zëvendësoj realizatorin i cili hapi serinë e golave në Wembley, Pedro Rodriguez.

Tek skuadra e Manchester United si zëvendësues i parë hyri Luis Nani në vend të Fabio Pereiera da Silva dhe Paul Scholes në vend të Michael Carrick.

Tek skuadra e Barcelonës thuaj se të gjitha repartet kryen punën e tyre në mënyre të shkëlqyer, më të dalluarit tek skuadra e Barçës ishin treshja Xavi Hernandez, Andreas Iniesta dhe Lionel Messi.

Ndërsa tek skuadra e Manchester United dështuan sulmuesi Chicharito, mesfushorët si Ji Sun Park dhe anësorët si Valencia dhe zëvendësuesi Luis Nani që është pritur më së shumti prej tyre, më të dalluarit te djajtë ishin Ryan Gigs, Patric Evra dhe Wayne Rooney.

Duhet të cekët se trajnerit-veteran, Sir Alex Ferguson i cili deklaroi se Mourinho është më të nuk i bëri punë as ndihma, këshilla dhe fati që i uroj Mou i njohur ndryshe si “Special One”.

Gjithasht duhet të ceket se gjyqtari i ndeshjes dhe ndihmësit e ti ishin shumë korrekt me përjashtim të dy penalltive që nuk janë referuar, të parët që luajtën me dorë ishin lojtarët e Manchester United konkretisht ishte mbrojtësi, Patric Evra i cili në pjesën e parë luajti me dorë në zonën e rreptësisë ndërsa i dyti ishte sulmuesi i Barcelonës, David Villa i cili luajti me dorë në pjesën e dytë mirëpo në të dyja rastet gjyqtari lejoj përparësi.

Në këtë sfidë u ndanë gjithsejtë katër kartonë të verdhë, dy për secilën skuadër, për Barcelonën të ndëshkuar ishin Daniel Alvesh i cili ndërhyri në Patric Evra dhe Victor Valdez për neglizhencë të lojës, ndërsa tek Manchester United të ndëshkuar ishin Antonio Valencia që ndërhyri në Lionel Messin dhe Michael Carrick që ndërhyri brutalisht në Andreas Iniestan.

Futbollistët e Barcelonës kanë vrapuar 108.085 metra, kurse të Manchester United 103.852 metra, lojtarët e Barcelonës kanë shkaktuar vetëm 4 faulle kurse ata të Manchester United 16, Barcelona ka pas 19 gjuajte, ndër to 12 në kuadër të golit, kurse Manchester United nga 4 gjuajtje 1 në gol, Barcelona ka pas 6 gjuajtje nga këndi, kurse Manchester United 0.

Lojtarët e Barcelonës kanë pasuar topin 772 herë, ku prej tyre kanë qenë të saktë 667 herë ose 86%, kurse lojtarët e Manchester United kanë pasuar 419 herë ndër to 301 të saktë 72%, Xavi ka vrapuar më së shumti në fushë me 11.950 metra, Iniesta i dyti me 10.638 metra, Busquets me 10.600 metra, tek United Giggs me 11.160  metra, park me 11.056 metra dhe Rooney me 10.500 metra.

Golat për Barcelonën i kanë shënuar: Pedro Rodriguez, Lionel Messi dhe David Villa ndërsa për Manchester United kush tjetër përveç “luftëtarit” Wayne Rooney.

Pasi përfundoj ndeshja kapiteni i skuadrës së Barcelonës, Carles Puyol, në shenjë respekti dhe solidariteti i dhuroi shiritin e kapitenit shokut të skuadrës Eric Abidal i cili e ngriti Kupën lartë.

 

 
Lajme Shqip Saturday, 28 May 2011 23:52

Askush nuk po mundet t’i rezistojë Barcelonës së testuar, mbase padrejtësisht, disa herë deri më tani për doping.

Kampionët nga Katalonia i dhanë goditje sonte në “Wembly” edhe gjigandit anglez, Manchester United, duke e mposhtur 3:1 në finale e Ligës së Kampionëve të Evropës.

Fitoren kaq të lehtë të Barcelonës, sonte, nuk e kishte parashikuar askush prej ekspertëve të futbollit botëror, madje pati të atillë që i kishin dhënë paraprkisht shanse të mira teorike Manchesterit, që ta fitojë përballjen e sontme.

Një gol i Pedros dhe një i Roonyt, ishte krejt çka u pa nga golat në pjesën e parë. Por, blaugrana shpërthei në 45-minutësisht e dytë me dy gola të bukur, një nga Lionel Messi, lojtari më i mirë në botë, dhe një tjetër nga transferi i sivjetmë i Barcelonës, David Villa.

“Djajtë e Kuq” krejt çka arritën të bëjnë në pjesëlojën e dytë, ishte një prekje dy-tri herë e topit nga mbarë ekipi, përballë dominimit total të “Kuq e Bluve” të Katalonisë.

Me fitoren e sontme Barcelona shënoi në sirtarin e saj trofeun e katër të garës më presitigjioze të futbollit në Evropë, kurse veç nën udhëheqjen e Pep Guardiolas shënoi trofeun e dytë të kësaj gare.

Sonte Barcelona dëshmoi edhe një herë se jorastësisht është ekipi më i mirë në botë, kurse Leo Messi tregoi se nuk e ka të falur epitetin e lojtarit më të mirë të globit.

 
Lajme Shqip Saturday, 28 May 2011 15:56

“Stadiumi Perandorak”, është ndërtuar me rastin e Ekspozitës së Perandorisë Britanike.

Kazmën e parë në truall e nguli vetë Mbreti Xhorxh V, punimet zgjatën 700 ditë dhe kushtuan 750 mijë sterlina të asaj kohe.

Futboll ishte luajtur në atë fushë që në vitet 1880, ndërsa u mendua që stadiumi do të shkatërrohej pas ekspozitës që përfundoi në vitin1925, kur ishte një skocez me emrin Sir James Stivenson.

Sot në mitikun “Wembley” do të përballen mbrojtja më e mirë dhe sulmi më i mirë i Ligës së Kampionëve, do të përballen dy skuadra që kanë shkruar histori: Manchester United vs Barcelona.

Lartë, në krahun e djathtë, mund t’i shihni disa foto se si është përgatitur stadiumi.