Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 09:45

Ndeshja e mbrëmshme të shumëpritur Barcelona-Milan ka shkaktuar emocion të madh për shumë tifozë. Rasti në klip tregon gjendjen emocionale të komentatorit sportiv të një televizioni italian, një emocion aq i madh sa për pak mund t’i shkaktonte atak kardiak.

Shikoni momentin 4:32 kur ngarkesa emocionale e lodhi aq shumë, aq sa mezi rrinte në këmbë.

Vërtetë një mrekulli, jo që Milani bëri gol, por që komentatori nuk pësoi atak kardiak. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 09:12

Mbajtësi i Ligës se Kampionëve, Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve, që u zhvillua të martën në mbrëmje.

Me të nisur takimi, në 23 sekondat e para ishte Alexandre Pato ai që i dënoi vendësit me një gol, dhe e kaloi në epërsi Milanin.

Pasi pranoi gol, Barcelona u këndell dhe filloi të zhvillojë lojën e saj.

Ne minutën e 36’, pas një depërtimi të Lionel Messit, i cili pasoi për Pedron, ky i fundit e shtyu topin në rrjetë për t’i barazuar shifrat në 1-1. Me ketë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Pesë minuta pas fillimit të pjesës se dytë u akordua gjuajtje e lirë në të mirë të Barcelonës dhe ishte David Villa ai që me një supergol e kaloi Barcelonën në epërsi, 2-1.

Kur të gjithë menduan se gjithçka përfundoi, ashtu nuk mendoj braziliani tjetër i Milanit, Thiago Silva, i cili pas një harkimi nga këndi nga Clarence Sedorff, u gjend më së miri në zonën e rreptësisë dhe barazoi shifrat në 1-1.

Alexandre Pato ka hyrë në histori të Ligës se Kampionëve, pasi është bërë lojtari i pestë i cili ka shënuar golin më të shpejtë në këtë garë.

Portali LajmeShqip.com ua sjellë emrat e 10 lojtarëve, të cilët kanë shënuar golat më të shpejtë në Ligën e Kampionëve, në sekondat e para.

1.Roy Makaay, Bayern Munich-Real Madridit, 07-03-07, 10.02
2.Gilberto Silva, Arsenal – PSV, 25-09-02, 20.07
3.Alessandro Del Piero, Juventus-Manchester United, 01-10-97, 20.12
4.Clarence Seedorf, Milan-Schalke, 29-09-05, 21.06
5.Alexandre Pato, Milan-Barcelona, 13-09-11, 23
6.Dejan Stankoviq, Inter-Schalke, 05-04-11, 25
7.Mariano Bombardo, Willem II-Sparta Prague, 20-10-99, 28.21
8.Alexandros Alexoudis, Panathinaikos-Aalborg, 22-11-95, 28.46
9.Deco, Porto-Molde, 26-10-99, 30.08
10.Andreas Moller, Borussia Dortmund-Juventus 13-09-95, 37.04. (LajmeShqip.com)